E quajti Alibeajn tradhtar; ç’lidhje ka Ilir Meta me Partinë Demokratike?!

13 Janar 2023, 18:04Politika TEMA

E quajti Alibeajn tradhtar; ç’lidhje ka Ilir Meta me Partinë

Nga Ylli Pata

Para disa muajsh, isha i ftuar në në emisionin Now të Erla Mëhillit, së bashku me avokatin Genc Gjokutaj, i cili përveçse përfaqësuesi ligjor i familjes Berisha, avokaton edhe Ilir Metën. 

Kujtesa ime në emision konsistoi në logjikën se si mundet një ish-prokuror që ka kërkuar dënimin e Fatos Nanos, të mbrojë një ish-kryeministër socialist. Kjo u cilësua absurde nga zoti Gjokutaj: “Të ka mbetur ora në vitin 1992”, tha ai. 

Ndoshta kishte arsye apo edhe të drejtë. Por megjithatë për shumë njerëz, si nga e majta si nga e djathta, shtrohet pyetja, ç’lidhje ka Ilir Meta me Partinë Demokratike? I cili bën prej disa kohësh, sikur e ka themeluar. Në fakt Ilir Meta, nuk ka asnjë lidhje me Partinë Demokratike e me të djathtën shqiptare. 

Meta, ka qenë si Pandeli Majko, pjesëtar të takimit të studentëve me Ramiz Alinë në dhjetorin e vitit 1990, pra janë pjesë e lëvizjes së dhjetorit, por Ilir Meta nuk hyri në Partinë Demokratike, pasi zgjodhi PS-në si partinë e tij. Dhe këtë e ka sqaruar disa herë.

Meta vërtetë që ka një marrëdhënie të mirë me Sali Berishën, siç duket mjaft të hershme, ka dhe një rekord të rëndësishëm qeverisës nga viti 2009-2012 në koalicion me PD-në, por a ka të drejtë Meta të quajë tradhëtarë drejtuesit e PD-së, për tu shitur më “demokrat se Berisha”. Dhe e bukura ka qenë këto ditë për të shpjeguar fenomenin Agron Çela, kur thotë se Berisha ka fituar në Shkodër i vetëm.

Në fakt ky është absurdi më i madh i tranzicionit shqiptar, ku njerëz si Meta, apo edhe ish-ministra e deputetë të PS-së për vite me radhë, dalin të tregojnë se janë më berishjanë se demokratët, janë më anti-amerikanë se militantët më të zellshëm të doktorit. 

Kjo pasi në terren, Ilir Meta, partia e tij e sotme dhe ish-partia e tij, asnjëherë nuk kanë pasur një marrëdhënie të ngushtë me PD-në. Pasi është absurde që Meta të hiqet si më berishjan se Fatmir Mediu, Dash Shehu, Vangjel Dule, Nard Noka apo Agron Duka. 

Ilir Meta në vitin 2012 ishte gati të rrëzonte qeverinë Berisha për të lidhur marrëveshjen me Edi Ramën. Në vitin 2013 Ilir Meta, lidhi një marrëveshje apo aleancë politike me Partinë Socialiste. Në vitin 2017, Ilir Meta nuk ju bashkua listave të PD-së, pasi mori rreth 200 mijë vota nga elektorati i djathtë. 

Në zgjedhjet parlamentare të vitit 2021, Meta nuk ju bashkua PD-së, pasi nuk donte të fuqizonte Lulzim Bashën. Pra interesat e Metës me atë të opozitës kryesore në vend, kanë qenë gjithmonë të lidhura me ambicjet personale të tij. Ç’ka është normale, por Meta asnjëherë nuk është shkrirë në aleancën e PD-së, pasi ka dashur gjithmonë të marrë e jo të japë në opozitë.

Në këtë rast, siç e tregojnë edhe faktet në terren, situatat kanë qenë të komplikuara. LSI nuk ka qenë asnjëherë një parti që ka pasur kimi me Partinë Demokratike. 

Përkundrazi, ka ushtruar presion e invazion në anëatërinë dhe militancën e saj disa herë, ka larguar madje me forcë njerëz të PD-së nga puna, gjatë qeverisjes së saj me PD-në.

Siç me të drejtë e thoshte sot Agron Çela, elektorati që ka votuar partinë e Metës, edhe pse ka pasur raste që ka qenë në aleancë me PD-në, ai kurrë nuk ka qenë në simbiozë me të.

Në këtë logjikë edhe mund të konceptohet se shumica e elektoratit të Metës urren më shumë Ramën sesa Berishën. Pasi realisht ishte Edi Rama që e neutralizoi LSI-në, por LSI nuk mund të quajë PD-në dhe strukturat e saj si shtëpinë e vet. 

Pasi së pari vjen nga një përvojë e majtë, së dyti shpesh u ka nxirë jetën demokratëve, e në shumicën e rastëve ka shikuar punën e vet. 

Çka është normale, po nuk ka të drejtë të gjykojë kush është tradhëtar e kush burrë i mirë në opozitë. Natyrisht që kjo ndodh ngaqë Meta e Berisha janë bashkë kundër Amerikës, por nuk se kanë lidhje me opozitën, apo strukturat e Partisë Demokratike…

12 Komente

  1. x
    xha Kasëmi nga Çepani

    Meqenese Meta flitet si spiun ne favor te sigurimit te shtetit,dhe kete Saliu e ka ditur kur ishte president,apo cic flitet se Saliu kishte lidhje me sigurimin e shtetit edhe gjate protestave te studenteve, ka mundesi qe Meta te kjete qene spiun i Saliut prane partise Socialiste.Dhe vet veprimet e metes ne mardheniet me Saliun e vertetojne kete . Mos kujtoni se Meta ka qene kunder Saliut edhe kur i permend Shkelzenin,apo edhe te sharat e mepareshme. Madje dhe bashkimi me Ramen ne 1913-ten eshte bere me miratimin e Saliut. Po te iushte se Saliu nuk e donte Meten ia kishte vene gishitn qysh me vidion Meta -Prifti... Te gjitha sharjet meta Berisha ,Berisha meta jane perralla ne Shellendre -thote populli.

    Përgjigjjuni
    1. S
      Shqiptari

      Po u vjen fundi ne politiken shqiptare te derguarve te Ramiz Alise ne partite politike,komunisteve,te rinjeve komuniste,agjenteve te Sigurimit te shtetit.Tere ky sulm dhe tere ky fjalor agresiv ndaj atyre qe jane kunder,Non Grates tregon se keta elemente te botes komuniste po e ndjejne fundin plitik politik.U qofte rruga me mbare!

      Përgjigjjuni
      1. H
        Historiani

        Disa burime thone qe Meta u rekrutua nga Gazidede per Salen me ngjarjet e policanit dhe do te punoje deri sa te vdese per baba Salen e gjysh Serbin pasi ata kane shume materiale ne dore per te.

        Përgjigjjuni
        1. P
          Preshi I lushnjes

          meta edhte vetem nje bytheqire, asgje tjeter

          Përgjigjjuni
          1. T
            Tropoja

            Ka lidhje sepse opozita duhet te jete e bashkuar kunder vjedhjes e korrupsionit edvinist nje gangrene qe e gerryen Shqiperine dhe shqiptaret per dite.Normal ju pyesni çfare lidhje ka Meta me alibeajn sepse alibeaj eshte paterice e rames bashk me kualicionin e krimit e te hajnis prandaj befasoheni ju komunistet.Pd do bashkohet shume shpejt me gjithe aleatet kunder koleres qeverisese.

            Përgjigjjuni
            1. P
              Pukjani

              O Tropojan ! Mir ky po vjedh sipas jush,por bashk Qytetari yt ,leri qe vodhi,por edhe vrau me urdher te tij! Bashk qytetar i tij edhe Vendlinjen e tij e shkatrroj ,dhe i futi me intrigat e tij per tu vrare ! Pra ky eshte bashk qytetari yt ta gezoni.

              Përgjigjjuni
              1. L
                Lili

                Po qe se PD zyrtare e merr Perbindeshi i Vicidolit, Doktor Sali Mortja, Edi Ramen do ta keni kryeminister-mbret edhe 30 vjet.

                Përgjigjjuni
              2. L
                Likja , si kovaçi i fshatit .

                Hyri ujku në një tufe dhensh e çau disa prej tyre , e kapën fshatarët dhe po i bënin gjyqin , ujku e kuptoi që do dënohej rrëndë dhe pranoi fajin , premtoi që nuk do e përsëritëte më , kërkoi falje e po ju përgjërohej që mos e vrisnin , fshatarëve qe j’u kishte shkaktuar dëm j’u erdhi keq dhe e falën , mirpo s’qe dakord kovaçi që nuk kishte për vete asnjë kokë bagëtie , u ngrit e kërkoi t’ë mos falet por t’ë vritet . U ngrit ujku dhe tha , mirë këtyre që ju hëngra dhenjte kanë të drejtë , po s’po kuptoj kovaçin , ç’far i hëngra këtij apo KUDHRËN e ÇEKANIN ?!!! Dhe Likja kështu po e bën , si kovaçi i fshatit .

                Përgjigjjuni
                1. v
                  vp

                  ketij tipi i shkon per mbare shprehja "dridhe Like dridhe" tamam njeri pa taban ,i paskrupullt dhe teper konjuctural eshte e kuptueshme se politikanet jane te njohur per ta dredhur , po ky tipi eshte komplet legen .....

                  Përgjigjjuni
                  1. N
                    Nje tjeter shtetas shqiptar

                    Para shume vitesh, Meten ne TIrane e quanin "pragmatisti".

                    Përgjigjjuni
                    1. B
                      Bilushi

                      Partia Demokratike ka kohë që ka vdekur!

                      Përgjigjjuni
                      1. p
                        po cfar Partie more kazanxhinje !

                        kta jane te gjithe nji Bande qe nen Maskat e Partive Politike shpartalluan Shqiperine dhe nderkohe shqiptaret naive i len te derdellisin medieve e rrugeve

                        Përgjigjjuni

                        Lini një Përgjigje