Edi Rama: Deputeti i kënetës bënte uuu uuu, burrat i thoshin ‘bravo’

5 Maj 2025, 19:39Politika TEMA
Edi Rama: Deputeti i kënetës bënte uuu uuu, burrat i thoshin

Kryeministri Edi Rama, nga Korça ka ironizuar takimin elektoral të një kandidati të opozitës me qytetarët, duke u shprehur se gjatë takimit ai bënte “uuu uuu”, e burrat e pranishëm i thoshin “bravo”.

“Me tregoi Nikua një video të një deputeti të kënetës që ishte një gjë e pabesueshme, në një kafe ku ishin vetëm burra, e ky deputeti bënte uuu uuu, ata çoheshin thonin ‘bravo”, u shpreh Rama, ndërsa shtoi se nuk i besonte syve se ai mund të ishte deputet.

“Në 1293 Korça zgjodhi Fan Nolin, në 2025, këneta thotë zgjidh Fidelin”, tha Rama.

Më tek kreu i qeverisë tha se në Pallatin e Sportit ku u mbajt mitingu i PD u dha sipas tij një shfaqje e lemerishme, antievropiane, antikorçare.

Ai theksoi më tej se “të gjitha ata që janë të mërzitur me Nikon, të mërzitur me mua, duhet t’i dëgjojnë disa fjalë sot, jo për t’u bërë me ne, por për t’u arratisur nga ajo lemeri, nga ajo kënetë”.

“11 maji nuk është votë për një shumicë aritmetike për të formuar një shumicë të PS. Shumicën për të formuar qeverinë e PS, ne as nuk e diskutojmë fare”, theksoi Rama.

4 Komente

  1. T
    Titi

    Ke me mare noc rrokat e gjith shqipetareve o rame me 11 maj,Mendo nga do te dezertosh pas 11 majit se kete rralle e ke prere bileten

    Përgjigjjuni
    1. P
      Poseidon

      VOTE PLEBISHITARE PER EDI RAMEN DHE PARTINE SOCIALISTE ..ME GJENI VETEM NJE RAST TE RRAHJES NGA NJE DEPUTET SOCIALIST,JO VRASJE PO THJESHT RRAHJE SIC NDODH ME PD KU RRAHJET JANE NORME POR EDHE VRASJETNUK PERJASHTOHEN... NAZISKINE....

      Përgjigjjuni
      1. X
        XXXL

        Kryeministe palaco, asnje premtim per shqiptaret qe po largohen masivisht jashte Shqiperise, asnje llogaridhenie per 12 vite grabitje me gjysmen e qeverise dhe te bashkiakeve ne burg dhe te ne burg qe kryesohen nga Lali Zdromsi, Lefter Koka, Vangjush Dako e me rradhe se Arbben Ahmetaj bashkepunetori yt i ngushte ne vjedhje te la targen dhe u arratis.

        Përgjigjjuni
        1. A
          Alfred

          Do kene "fatin e madh" shqiptaret te degjojne nga kryeministri sesi ka qeverisur keto kater vjet?! D.m th, a do kete llogaridhenie, si detyrim ligjor dhe moral, sidomos ne fushate zgjedhore????....

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje