Rama në Korçë: Kërkoj ndjesë se përkëdhela Ilir Vrenozin në momentin e gabuar, u bë protagonisti i një shfaqje porno-politike

5 Maj 2025, 19:30Politika TEMA

Kryeministri Edi Rama ishte në Korçë për takimin përmbyllës për zgjedhjet elektorale të 11 majit.

"Nuk jam si djali nga Maliqi që e kishte për herë të parë që shikonte përballë. Këtu është si një zemër e hapur dhe duket fantastike pamja e këtij trupi të madh njerëzor këtu në shesh. Nikua foli për rrugën e gjatë të shpirtit europian, shpjegoi dhe lidhjen e Korçës me atë shpirt. Ca më ngeli mua tani? Më ngelet të flas për diçka jo aq e këndshme se ato që foli Niko.

E filloj me një ndjesë për të gjithë ju që e përkëdhela Ilir Vrenozin në momentin e gabuar. U fry dhe u bë protagonisti i një shfaqje porno politike në pallatin e Sportit. Ku besoj se këneta i dha gjithë korçarëve pse duhet tharë dhe nuk duhet votuar më kurrë nga Korça. Historia ishte shumë e thjeshtë, më tregoi Niko një video të një deputetit të kënetës dhe ky deputeti bënte Uuu uuu, dhe ata bravooo. Nuk e e besoja dot se ishte deputet", tha ai.

1 Komente

  1. A
    Asd

    Vrenozin deshe ta perdorje, por te shkoi huq!

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje