Kryeministri Edi Rama, gjatë takimit elektoral në Pogradec, është shprehur se Sali Berisha është në hall shumë të madh, teksa tha se për të hequr non gratën ka dhënë 6 milionë dollarë.
Rama e cilësoi kreun demokrat të pashpresë dhe të dëshpëruar, që lufton si i mbyuri pas fijes së barit.
“Ky (Berisha) është në një hall shumë të madh. A e keni parasysh kur thoshte në vuri non gratën Edi Rama me Sorosin.
Po ky pse nuk e hoqi non gratën? Për të hequr atë damkën në ballë nxori 6 milionë dollar. 7 herë 7 vajtën 6 milionë.
Nga i nxori, ku i gjeti? Këto janë probleme të mëdha që flasin për një njeri të pashpresë, të dëshpëruar.
Që lufton si i mbyturi që kapet pas fijes së barit. Por nuk mund të lejojmë q të bëhet i mbyturi që mbyt.
Kjo vlen për demokratët. Duke votuar për 5-sën e ndihmojnë të shkojë në shtëpi, nuk e lënë akoma rrugëve”, tha Rama.
Po të lë ti që t'a çojmë në shtëpi? Edhe kur demokratët i dhanë dërrmën dhe e bënë sikterr me ndihmën amerikane, ishe ti që e ndihmove të mbijetonte. Ti je bombola e oksigjenit për të, ty Berisha të duhet rrugëve për të telendisur dynjanë si dordolec për të trembur miletin dhe të sigurosh përjetësisht pushtetin. Do votojmë partitë e reja dhe kurrë nuk kemi për t'ju dhënë më votë si ty dhe Berishës, jeni të dy karikaturat më të vështira të së shkuarës komuniste.