Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) i është përgjigjur ankesës së Partisë Demokratike lidhur me problematikat e votimit nga jashtë vendit, kryesisht në Greqi.
Përmes një shkrese, KQZ ka qartësuar se nuk ka pasur asnjë rast të cënimit të procesit, teksa ka siguruar që çdo problem i evidentuar është menaxhuar.
“Ajo që duhet të qartësohet është që nuk ka asnjë mundësi, dhe ne i kemi provat për këtë, që një zgjedhësi t’i shkojnë dy zarfa apo dy fletë votimi”, -thekson KQZ në shkresën zyrtare.
KQZ sqaron se ka pasur vetëm raste të prodhimit të shumëfishtë të zarfeve “B” për një zgjedhës, për shkak të një defekti teknik në shtypshkronjë nga ana e kompanisë kontraktuese, por jo përdorim të dyfishtë të tyre.
“Nuk ka pasur zarfa të dëmtuar, vetëm zarfa të prodhuar më shumë se një herë, sasitë përkatëse të të cilave i gjeni në nivel qarku në akt-konstatimet bashkëlidhur,” - thuhet më tej në përgjigjen e radhës.
Nga ana tjetër, KQZ ka sqaruar për PD-në dhe ankesën mbi përdorimin e fondit rezervë të fletëve të votimit.
“Fondi rezervë ruhet në ambientet e Parkut Olimpik dhe është përdorur vetëm në raste dëmtimi gjatë përgatitjes në fazën e parë, pra, gjatë vulosjes apo vendosjes së fletës në zarfin A. Dëmtimi ka ardhur kryesisht për shkak të gabimeve njerëzore si vendosja aksidentale e dyfishtë e vulës apo bërja pis me bojë e anës së pasme të fletës,” - thuhet në shkresën KQZ.
Në fund, KQZ i bën apel partive politike të mos publikojnë të dhëna personale të punonjësve të përfshirë në procesin zgjedhor.
Ku eshte problemi per te votuar me deshire cdo qytetar i ndershem... cdo person ka bere kerkesen ne kqz.. perkatsisht me dokumentacion njohje... aprovohet po nga kqz.. kqz poston zarfin rekomadat vajtje-ardhje ne andresen e votusit.. arrin ne shtepi me rekomandat nga dhl firmos marrjen e postes... voto te preferuarin mbylle zarfin.. dergoje te dhl e autorizum ne qytet o qyteze pa asnje pagese.. pastaj qe ne kemi nje % te larte shoqerie te dh@@ re eshte pro lem tjeter.
RASTI I FERDI AVDIUT NE ITALI,QE NE FEISBUK NXJER FOTOGRAFI ME QINDRA ZARFET,DUKE THENE SE JANE PER KANDIDATEN NGA RROGOZHINA ME MBIEMER HOXHA E SHQIPERISE MADHESHTORE.... .PERKTAHES I PD NGA RROGOZHINA BANUES NE ZONEN E TOSKANES ITALI,PAGIHET SI KESHILLTAR NE KESHIIN BASHKIAK RROGOZHINE....POR ESHTE I PD DHE KQZ NUK JA MBA. TA PERMENDE POR AS SKAPI I SALEHKRAXHICIT .