
Në një nga paradokset më të mëdha të fushatës elektorale, Partia Demokratike ka zgjedhur të sulmojë kryeministrin Edi Rama duke përdorur emrin e një aleati aktual të vetin: Elvis Roshin. Roshi, i njohur për përfshirjen e tij në politikën lokale në Kavajë, është tashmë pjesë e koalicionit të djathtë dhe ka marrë pjesë aktivisht në takime elektorale të kësaj force politike.
Kjo lëvizje ka marrë një formë ironike dhe kontradiktore në postimin e fundit të Andi Mustafajt, i cili megjithëse nuk u përfshi në listat e sigurta për deputet nga Sali Berisha, ka mbetur besnik ndaj tij. Mustafaj, në vend që të shfaqë ndonjë reflektim për formën se si PD po organizohet për zgjedhje, ka zgjedhur të godasë partitë e reja dhe të sulmojë Ramën, duke përdorur si shembull pikërisht Elvis Roshin – tashmë aleat i PD-së.
Ky është një shembull tipik i konfuzionit politik dhe i retorikës që nuk ndjek logjikën, por synon efektin propagandistik. Përdorimi i një bashkëpunëtori aktual si simbol i korrupsionit të kundërshtarit politik është jo vetëm absurd, por edhe dëmton besueshmërinë e fushatës. Nëse ky veprim është ndërmarrë me bekimin e Berishës apo është thjesht një iniciativë personale e Mustafajt, kjo mbetet e paqartë. Por një gjë është e sigurt: nuk mund të luftosh Edi Ramën me Elvis Roshin, që sot e ke në krahun tënd në Kavajë.

E para nuk e dija qe Elvis Roshi kandidonte per PD ne. Kte mund ta dine vetem llapaqenet e Meros we mashtrojne nga mengjesi deri ne darke. Nese Elvisi mbeshtet ndonje kandidat kjo eshte zgjedhje e tij dhe nuk do nderhyje Mustafaj e ta ndaloje te marre pjese ne tubim. Asnje llapaqen te meros nuk do ta ndalonte njeri te votonte PD ne.
Po ore tru thare por E.Rroshi eshte akuzuar nga Salehu e Pdh-ja se ka marra dhe mer vota droge, qe tashti na qenka te pastra.Shko ha groshet ne shqup se me vone ngel vetem lèngu.postojeni tashti qe ta lexoj per groshet.
Mos ma vini re, jam rrotë kari me patentë.