“Gjin Gjoni dërgoi persona të armatosur në lokalin e kandidates së PS” - Rasti i paprecedentë: Kërcënuan familjarët se do i marrin peng

5 Maj 2025, 17:13Politika TEMA
“Gjin Gjoni dërgoi persona të armatosur në lokalin e

Kryetari i PS në Lezhë, Ermal Pacaj, si dhe kandidat i socialistëve për deputet, ka denoncuar publikisht një ngjarje të paprecedentë të ndodhur mbrëmjen e kaluar në Lezhë.

Pacaj deklaron se disa persona të armatosur, me porosi të kandidatit të PD për deputet në Lezhë, Gjin Gjoni kanë shkuar në lokalin e babait të kandidates së PS, Klotilda Ndreca, dhe kanë kërcënuar familjarët se do të merren peng.

"Në pronën e babait të kandidates sonë për deputete, njerëz të armatosur janë paraqitur duke kërcënuar se do ju marrim peng kryetarin e PS dhe babanë e kandidates për deputete. I jemi drejtuar instance shtetërore, duhet të marrin masa. Çdo natë militantë të PD qarkullojnë orëve të vona, pa arsye, për të gjurmuar dhe krijuar alibinë e tyre të humbjes për zgjedhjet e 11 majit. Është depozituar kallëzimi”, tha Paci.

Pacaj ka vazhduar me denoncimet duke thënë se Gjoni ka dalë në terren dhe po intimidon votuesit duke “përhapur akuza të pabazuara ndaj drejtuesve të PS në zona të ndryshme, përfshirë disa drejtues shtabesh, duke i akuzuar ata për blerje votash.”

Pas paraqitjes së denoncimit në DVP Lezhë, Pacaj deklaroi se PS do t’i drejtohet edhe zyrës së vëzhguesve të OSBE-së, për të informuar mbi situatën dhe për të kërkuar vëzhgim më të rreptë të fushatës.

Burime nga Policia konfirmojnë se dy persona janë shpallur në kërkim në lidhje me ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e kaluar në Dajç të Lezhës:

"Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lezhë referuan materialet në Prokurori dhe shpallën në kërkim shtetasit Xh. S., 27 vjeç dhe I. Gj., 40 vjeç, si autorë të dyshuar për veprat penale “Kanosja apo dhunimi i pjesëmarrësve në zgjedhje” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” .  

Shpallja në kërkim e tyre u bë pasi rreth orës 23:25 të datës 04.05.2025, shtetasit E. N. dhe D. N. njoftuan Sallën Operative të Policisë së Lezhës, se fillimisht automjeti me të cilin lëviznin, ishte ndjekur nga 2 automjete të tjera, dhe më pas në fshatin Dajç, ishin kanosur me armë, nga shtetasit që udhëtonin me dy automjetet, për pretendime që lidhen me fushatën elektorale të motrës së tyre, kandidates për deputete të qarkut Lezhë, shtetases K. N.

Menjëherë pas njoftimit, shërbimet e Policisë nisën hetimet, me qëllim zbardhjen e autorësisë dhe rrethanave të rastit. Nga veprimet hetimore të deritanishme dyshohet se autorë të kanosjes janë shtetasit Xh. S., 27 vjeç dhe I. Gj., 40 vjeç.  Shërbimet e Policisë vijojnë intensivisht punën për kapjen e tyre. Gjithashtu, në drejtimin e Prokurorisë së Lezhës, po kryhen hetime për të zbardhur dhe dokumentuar me prova ligjore të gjitha rrethanat e këtij rasti". 

Disa ditë më parë kandidati demokrat Gjin Gjoni është përplasur dhe me kryebashkikaun e Lëzhës, Pjerin Ndreu.

17 Komente

  1. k
    kxp

    O Duman je kthyer ne nje Adriatik Llalle te dyte. Bejne kriminelet e PD-se cfare ju do qejfi e nuk u hyn gjemb ne kembe.

    Përgjigjjuni
    1. S
      Sahale-Shpellari

      Gjin Leshi po ti ishte kandidat i PS-se DumDumi i SKAPIt do t'a kishte fut ne burg... Faktet tregojn se sa e paanshme eshte ASPAK-u duke filluar me USD ^ milioncen e "atdhetarve" nga SHBA-ja per te "mbrojtur" demokracine ne Shqiperi, kercenimet dhe shantazhet e hapura ndaj votuesve te elektoratit te PS-se... Ai gomari Gjin-gjon-Bytha del e thot se po i mbron Socialistet nder njeri tjetrit??? A ka bythe ku te rrij ky pretendim pre nje idioti qe deri dje ishte ne hallkat me te larta te drejtesise, qe u terhoq per shkak te vetingut qe i friksohej... Dhe ti pret qe Dum-Dumi i ASPAK-ut te veproj ndaj ketij plehre!!??? Po te ishte vertet i perkushtuar per te ber drejtesi ne kete vend Gjin Gjon-Kari duhet te ishte thirrur ne SPAK per te dhen llogari per milionat qe beri kur ishte ne Gjykate. Prandaj mos mbaj shpres tek Dum-Dumani ose Derdimeni i ASPAK-ut!

      Përgjigjjuni
    2. A
      Aron

      Cfare muti ben SPAK, apo ben kerkime per breket e grave? Nuk rrine dot keta kriminel pa bere gjera te tilla, ndaj ky popull ne menyre masive te votoje per PS dhe Ramen nqs nuk duan te na lene ne kaos te gjitheve.

      Përgjigjjuni
      1. S
        Sali rrocka

        E mor Gjin

        Përgjigjjuni
        1. K
          Kujtimi

          Gjin Gjoni duhej te ishte ne burg per korrupsion dhe fshehje te pasurise; nuk e bete, tani degjojini kengen!

          Përgjigjjuni
          1. A
            ABC

            E sakte . Çfare kerkojne keta , dy persona qe ia kane mbathur , kur dihet se koka e ketyre pislleqene eshte ai zagari , Xhin Xhoni i plepave , qe me kohe duhej te ishte ne burg

            Përgjigjjuni
          2. M
            Muter

            Jepni një herë ne katër vjet luftojnë. Kurse ne luftojmë per ditë per te mbijetuar. Ne djall shkofshi si te majte e te djathte

            Përgjigjjuni
            1. N
              NAMIRI

              Kur eshte bere fenoen edhe Xhin Xhoni baji menderen kesaj pune.Nuk lat cjeper pa i veshtun me kostume e kollare.Ne xhdo vend Amerika dergon njerez te posaçem per despabilizim ,ndersa ketu tek ne u ka dhene dore Xhin Xhoneve ,Mu.Nokeve e plot zagare te tjere qe as metalurgjiku nuk i shkrin dot. Ka zera qi ka me ardhun edhe Tik Dhalla,Ai sy bolja Ben Ahmeta.E reja e fundit 6.000.000 dollaret thone qe i ka pagu Vis Martinaj duke mendu se me kthimin e Salis ne pushtet do te reabilitohet nga Gjin Gjonet.Kjo eshte skema qe Salia ka perorun .

              Përgjigjjuni
              1. T
                Teme

                Po kujt i qahen socialistet? Kane shtetin, policine...u pika...

                Përgjigjjuni
                1. L
                  Luli i vocer me gjysme opinge

                  Gjin Gjoni eshte mesuar me be rremuje gjithkunde maskarai ku eshte Spaku qe nuk vepron apo e ka zene gjumi.

                  Përgjigjjuni
                  1. d
                    dori

                    Malokëria e plepave vetëm dhunën vjedhje e vrasje dinë e ka treguar historia e këtyre viteve.

                    Përgjigjjuni
                    1. J
                      Jimi

                      O SPAK ! Na... na... se mos beni kabim dhe na arrestoni Xhin Xhonin !

                      Përgjigjjuni
                      1. M
                        Mjaft

                        Po more njerez krejt e vertete eshte çka Meroja ju servir. Gjin gjoni me njerezit e tij - kjo eshte pak , gjini ka ushtri te veten ne lezhe , biles edje polici te veten dhe ska burre ti dale perpara , ja ka friken jo socialistat po e po , por edhe policia e lezhes edhe e shkodres bashke, edhe ushtria nuk guxon ti ndaloje. Po ben namin Gjini ne lezhe. Po dhihet qeveria nga ky dragua. Po lerini more pordhet se na mbytet. Kudo e kurdo e paskan fajin Saliu dhe PD -ja.

                        Përgjigjjuni
                        1. h
                          ha ha ha

                          Ju ruajne se shperndani para naten!

                          Përgjigjjuni
                          1. g
                            gjergji

                            Kujdes me mirditoret e GJin Gjonit.Pergjigjja e organeve te policis duhet te jete teper e fuqishme.Taman si batalionit kosovar ndaj mirditorit famkeq Ndue Ndufi,SEPSE ATA TE VRASIN NE BESE.Lezha e Pjerini e din mire kte.

                            Përgjigjjuni
                            1. B
                              Berti

                              Ja kush kane qene gjygjtaret kriminele te kryekriminelit nongrada.

                              Përgjigjjuni
                              1. M
                                Malsori

                                Gjini asht xhindi! E kanë xanun xhindt e notës dhe e kanë trullos keq. Ai nuk di çka ban dhe çka thotë, asht çekuilibrue krejt. Vetëm ndëshkimi ligjor për dhunë për kanosje munet me e sjell normal, nuk ka qetër ilaq!

                                Përgjigjjuni

                                Lini një Përgjigje