Drejtuesi i Koalicionit Euroatlantik, Lulzim Basha përjashtoi çdo lloj bashkëpunimi pas zgjedhjeve të 11 majit me forca që nuk mbështetin 3 pikat e panegociueshme të shpallura të programit të KEA-s: Lufta ndaj korrupsionit, mbështetja pa kushte ndaj SPAL dhe linjëzimi me partnerët strategjikë ndërkombëtarë.
Kontratën e lobimit 6 mln dollarë të PD-ADSHM me kompaninë amerikane “Continental” ai e cilësoi si një “kontratë për hallet personale të familjes së Sali Berishës”, që tani edhe shumë demokratë e kuptuan të vërtetën, duke u bërë thirrje që të mbështesnin Koalicionin Euroatlantik më 11 maj, pasi ishte PD-ja e vërtetë.
Basha u shpreh në ‘Studio Live’ të Report Tv, se KEA nuk ka në listat e kandidatëve “mish dhie” siç ka futur PD-ja e Berishës, me ish-gjyqtarë e prokurorë të shkarkuar nga Vetingu (i referohet gjyqtarit sheik Gjin Gjoni dhe ish-prokurorit Arjan Ndoja), me Ilir Metën dhe me Elvis Roshin.
“Kush voton për numrin 1, nxjerr Metën nga qelia dhe e bën deputet, bën Elvis Roshin dhe gjyqtarët dhe prokurorët e shkarkuar nga vetingu, si dhe liron shokët e Ramës nga 313-a”, tha Basha mes të tjerash.
I pyetur për kontratën e lobimit 6 mld dollarë të PD-së, Basha tha se: “Gjithçka bëhet për të fshehur një të vërtetë që nuk e fshehin dot më, hallin personal të familjes së Berisha dhe anën tjetër të marrëveshjeve të fshehta mes Ramës dhe Berisha.
Nëse votojnë Ramën dhe numrin 5 është për të nxjerrë shokët e Ramës nga 313-a, nëse votojnë 1-shin do nxjerrin Ilir Metën nga burgu dhe do e bëjnë deputet. Demokratët e kuptuan tani se kush është PD-ja e vërtetë”.
Kryeministri i Antarktides, dhe Polit te Veriut....ne nje Fjalim Madheshtore qe mbajti para "Pinguineve"..i beri ata te "Qajne"....dhe njerit te Pjerdhin....lol
Hahahahaha ama jepi hakun se "mish dhie" është gjetje madhështore për madhështorët hahahahahaha
Luli perdor mish qeni si ai behen qoftet
Eh mer Lul, e ke mare kete partine qe ke si Rama gruan e fundit, ka kaluar nja 5-6 duar. Mesimore
Po ti more bajge çfar mishi ke futur derri ? Se edhe ti zhytesh si derri ne lluce. Ĥarove cfar deputetesh fute ne 2021 ? Derra si ty o lulooooo.