Fushata e LaCivita-s? Jo, e 6 milionë dollarëve!

5 Maj 2025, 18:26Politika TEMA
Fushata e LaCivita-s? Jo, e 6 milionë dollarëve!

Nga Ylli Pata

Jemi në sprintin e fundit të zgjedhjeve të 11 majit dhe objektivi kryesor i fushatës së Berishës nuk është realizuar. Heqja e non gratës, që u quajt si thjeshte një post faktum nga drejtuesit kryesor të PD-së kur në fakt nuk është aspak i tillë.

Sot Sali Berisha ka përfituar sërish një frymëmarrje deri në mbyllje të fushatës për të mos hyrë në gjyqin e rastit Partizani, i cili është një dosje e kopsitur, por fakt është se ai ka dashur të luajë me bet të madh me imazhin.

Ka zgjedhur një emër të madh të strategëve të Donald Trumpit siç është Chris LaCivita, për të cilin është folur shumë.

Por në të vërtetë, Sali Berisha, nuk ka ditur ta vlerësojë realisht LaCivita-n, i cili ka vërtetë dije të rëndësishme për fushatat, edhe pse s’e njeh aq shumë Shqipërinë.

Kjo ndodh sepse Sali Berisha nuk ka shumë kohë që të bëjë një fushatë moderne, ai do të pastrojë emrin e tij e të familjes. Për të cilën siç u vërtetua janë lëvruar së paku 6 milionë dollarë.

Kjo është realisht rezultantja e fushatës elektorale të opozitës më 11 maj. Mazhoranca dihet, kërkon mandatin e katërt e përdor Sali Berishën si një imazh dekadent, ç’ka nuk se gjen pak përkrahës.

Por opozita, përkatësisht ajo më e madhja vjen jo vetëm me imazhin e dërrmuar të Sali Berishës, pore dhe me një grup kandidatësh që nuk janë asgjë tjetër veçse qeverisja e humbur e vitit 2013?

A i di këto Sali Berisha, i cili edhe me problemet e moshës e shëndetit i kupton pprioritetet politike?

Padyshim që i di, por për të prioritetet politike nuk janë të PD-së si komunitet politik, port ë tijat dhe komunitetit familjar.

Me 6 milionë dollarë, çdo parti mund të kihte bërë një fushatë goxha të mirë plus lekëve që vijnë nga buxheti i shtetit.

Sidomos kandidatët që sot e kanë shumë të vështirë për të luftuar për emrin në një përplasje brenda llojit, që duket ka për të qenë më e egër se ç’duket.

Por kjo i takon një analize tjetër. Berisha e ka bërë këtë fushatë thuajse njësoj si Milorad Dodik. Siç u mbrojt kur u shpall non grata, me prededentin e presidentit të Republika Srpskas…

10 Komente

  1. U
    Une DV.

    Eshte nje fotografi shume interesante per dy persona qe ngjane shume, ne sencin e kundert. Surrati i Berishes eshte identik me surratin e LaCvites sikur koka e Saliut te jete mjekra plot me lesh e LaCvites dhe Mjekra pa lesh e Saliut te jete koka tullac e LaCvites. Po ashtu ata jane te ngjashem edhe ne karrakter por me senc te kundert. Saliu i jep 6 miljone dollare LaCvites dhe LaCvita i merr keto dollare, duke vertetuar qe tullacet jane me te mencur se pleqte me floke. Ndoshta ketu gaboj per faktin se LaCvita eshte amerikan kurse Saliu eshte Maloqian. Eshte e shkruar qe paret kalojne gjitmone drejt Amerikes, keshtuqe kjo ngjashmeri e kundert midis te dyve nuk ka lidhje ne kete rast, por lidhja eshte se te dy jane hajdute dhe maskarenj.

    Përgjigjjuni
    1. V
      Vala

      Fakti I ketij lobimi te turpshem e shume te tjere te ngjashem me te, rrefejne se politikanet tane as e kane ne refene fare popullin votues. Per ta ka rendesi vetem perkedhelja e ndonje superfuqie qe te ndihen fituess. Nje shkak me teper per t'ja u dhier sic e meritojne.

      Përgjigjjuni
      1. D
        Dakord

        Përkundrazi Vala e kanë në refene se prandaj paguajnë, por thjesht e quajnë popullin budalla që gënjehet nga një mashtrues i klasit ndërkombëtar, me pagesë 6 mil $. Prandaj meriton një humbje madhështore!

        Përgjigjjuni
      2. M
        Mero

        papapapa cfar shkrimi kot pa asnje kuptim thjesht sa per te marre leket e per te bere sharjen e radhes

        Përgjigjjuni
        1. N
          Nik

          Z. Patoku nuk di të shkrujë Shqip, është për t'u çuditur si botohen shkrime te analfabetëve!!! Nuk e kam fjalën për përmbajtjen, shkrimi nuk plotëson kushtet minimale të drjetshkrimit të Shqipes!!!

          Përgjigjjuni
          1. H
            Henk

            Nik. Fiks fare, e kam vënë re edhe unë, ky Ylli Pata ka probleme të rënda me gjuhën shqipe, nuk e kalon testin e gjuhës shqipe.

            Përgjigjjuni
          2. U
            U shofte rraca e vampireve dhe zagareve

            Mallkuar zagaret qe vazhdojne i japin gjak vampirit ! Komb i mallkuar.

            Përgjigjjuni
            1. F
              Futja vetes

              Kur shani një hajdut qe do te vij ne pushtet gjysma dhe gjysma tjetër voton një hajdut qe ka 12 vjet qe vjedh mashtron ofendon ai dhe gjithë kabineti i tij .ATËHERË SHKONI E QIHUNI JU DHE ATA QE VOTONI RRAC TURKU

              Përgjigjjuni
              1. s
                sali berish. kerma. krimineli. i shqiperis. te

                saliut. jepini. denimin. e merituar. qe. mezi. po e presin shqiptaret. dhe. jo meriten. qe. e ndjekin zagaret

                Përgjigjjuni
                1. O
                  Opinion public

                  E GJITHE RRUMPALLA ME NON GRATA E PA NON GRATEN U BE NGA RAMA E NANO PER TE MOS E LENE PD NE DUAR TE BASHES DHE PER TJA DHENE TOPALLIT. TE TJERAT JANE PERRALLA DHE HUMBJE KOHE. THJESHTE E BEJNE KETE SE URREJNE DIBREN E DIBRANET, QOFTE DHE PER FAKTIN SE NUK DO TE TOLERONIN VLLEHE SERBOBOAHNJAK GREK ROME BULLGAR TE TALLESHIN FYENIN VIDHNIN E PENGONIN TE ARDHMEN E SHQIPERISE NE RADHE TE PARE PER SHQIPTARET. NDAJ DHE TANI PUNOJNE KUNDER LULIT E PRO SALI E TOPALL QE SALIU TJA LERE ME AMANET PD JOZEFINA TOPALLIT. KAQ ESHTE E GJITHA NE KETE KATUND. ZOTI MARRTE HAK!

                  Përgjigjjuni

                  Lini një Përgjigje