
Edi Rama dhe Albin Kurti kanë konfirmuar praninë e tyre si folës në panelet e forumit dy ditor të Sllovenisë që zhvillohet në qytezën turistike pranë liqenit të Bledit në fund të këtij muaji.
Marrëdhënia e tyre muajt e fundit kanë qenë e akullt dhe plot tension.
Ky forum do të jetë një mundësi për një takim të munguar kohët e fundit mes kryeministrit Rama dhe homologut të tij Albin Kurti.
Më 6 korrik kur Rama zbriti në Prishtinë si pjesë e turit të tij ballkanik kushtuar përgatitjeve për takimin e Tetorit në Tiranë në kuadër të Procesit të Berlinit ai u prit vetëm nga Presidentja Osmani dhe nga kryeparlamentari Konjufca.
Kurti kushtëzoi asokohe takimin me kryeministrin Edi Rama me mbledhjen e përbashkët të dy qeverive.
Kurti e konsideroi si të paarsyeshëm vendimin e Kryeministrit shqiptar për të anuluar mbledhjen e dy qeverive që ishte parashikuar të mbahej më 14 qershor në Gjakovë.
Ai u shpreh se do të mirëpriste Ramën që të zhvillonin mbledhjen nderqeveritare ku të firmosnin 13 marrëveshjet e përbashkëta për të cilat ishin dakordësuar më parë.
Më 17 Korrik Kurti e refuzoi për herë të dytë takimin me Ramën teksa kryeministri mblodhi në një takim informal krerët e Ballkanit Perëndimor në Tiranë. Kurti preferoi atë ditë të shfaqej në një simpozium të një shoqate jo qeveritare në ishullin e Kretës.
Qejfmbetjet e Kryeministrit kosovar ndërlidhen me faktin se kryeministri Rama adresoi kritika publike ndaj qeverisë në Prishtinë për mosmenaxhimin si duhet të situatës me serbët në veri pas zgjedhjeve të parakohshme në katër komunat serbe që sollën ndërprerjen e dialogut me Beogradin dhe më pas sanksione nga BE e SHBA.
Po ashtu Kurti u gjend i befasuar nga drafti për themelimin e bashkësisë së komunave serbe që Rama e dërgoi në Berlin e Paris pa e konsultuar atë paraprakisht. Kurti ka ironizuar edhe iniciativën rajonale të Ballkanit të Hapur në të cilën Rama ka arritur marrëveshje bashkëpunimi me Vuçiç e Kovaçevski për projekte të përbashkëta kryesisht ekonomike.
Kurti ka realizuar kohët e fundit disa takime në selinë e qeverisë kosovare në një mjedis të hapur që e ka emërtuar publikisht si ‘Ballkoni i Hapur’ në një karshillëk të hapur me iniciativën rajonale që ka për iniciator edhe kryeministrin Rama.
Në forumin strategjik të Bled-it do të marrin pjesë krahas kryeministrave Rama e Kurti edhe Presidenti serb Vuçiç, kryeministri maqedonas Kovaçevski si dhe Presidenti i Këshillit Europian Charles Michel. Aty do të flitet krahas bashkëpunimit rajonal edhe për çështjet e sigurisë dhe anëtarësimin në BE.
E kujt i plasi kari per keta dy politikane inatcor dhe narcisista?! Sa me e shpejt dita te thyejne qafen qe te dy ne burg por jo vetem. Te marrin pas gjithe klasen politike te majte edhe te djathte ne te dyja anet e kufirit.
Rama ka munsie që në slloveni të ngre çeshtjen e 4 italjanve që kane ikur pa pague nga restauranti në Berat?
S'po na zë gjumi! Aty po n'a rruhet, se si do të jenë gdhirë këta çapaçul dhe sharlatan të kombit. Si dy gjela majë plehut... Njëri më B..Q... se tjetri !
Shpresojme per lajme te mira
Urojme qe mos te kete me konflikt midis tyre
Urojme qe te pajtohen
Besojme qe takimi midis tyre do te shkoje shume mire
Shpresojm qe te marrim lajmin pozitiv per keto dy lider
Urojme qe te kemi lajmin e mire per ramen dhe kurtin
Shpres9j qe jo edi rama sh lart kurtit
Albini do takoj ne fillim Micon e Taqit ne Gerqiii,mikun e Saliut te Bejlerit,pastaj do shkoj ne Slloveni.
Edi Rama shkon si lider ballkani Albin Kurci shkon si gomari
Nuk vej kurr ne dyshim kulturen dhe aftesin e Z.Rama qe te tregohet i vogel ne mendesin e tij per te mbajtur inat.Nuk as ta mendoj inatin e tij te pakten ne fasad,mund te pritet karshillek nga Z Kurti se aq arrin truri i tije.Madje do degjojm edhe ndonje thirrjeper bashkeveprim te kosoves me serbin,dhe bashkerenddim te dy titullarve per tu hapur me tej ne funksjon te bashkeveprimit ne BE.
Bravo
Rama njish
Rama nuk duhet ta takoje kete palaço koqevar
Rama eshte lider, Kurti revolucionar i vonuar????????????