
Eugen Gjyzari, avokat i Fredi Belerit tha në një intervistë për Euronews Albania se kryeministri i vendit është duke intimiduar gjykatën me qëndrimin publik që po mban për çështjen Beleri.
Gjyzari u shpreh se Gjykata e Lartë ende nuk është shprehur lidhur me këtë çështje, por shtoi se pas qëndrimeve të kryeministrit Rama janë skeptikë për vendimin e gjykatës.
“Nuk presim ndonjë zhvillim pozitiv, se duam s’duam do dalim te fjala e kryeministrit. Rama para disa ditësh tha: cila gjykatë do ta lirojë Belerin kur e kanë lënë në burg 3 gjykata deri në përfundim të hetimit, gjë që nuk është e vërtetë pasi nuk kemi ende një vendim të gjykatës së lartë. Kryeministri e di para nesh arsyetimin e vendimit dhe do, s’do e intimidon gjykatën”, tha ai.
Avokati i K...t eshte ky!! Keta bejne avokatin ne Shqiperi, sepse ne Shqiperi istitucionet e pavarura te SPAK-ut, nuk mbrohen nga akuzat qe u behenn eshte futja tia fusim e ky akuzon, qe vendimet e gjykatave per Bejlerin jane si rezultat i deshires se Rames!! E nuk eshte e njejta gje si kur e ben Saliu, sepse Saliut ja lejojne si dialektike politike,sepse eshte i tille, por nje avokat qe akuzon se Bejleri eshte i denuar nga Rama, kjo ma sa di une eshte nje akuze qe deligjitimon drejtesine ne Shqiperi ku vet ai ben pjese, fiks siç po kerkon greku, e ketij nuk i lejohet! Jane ato organet perkatese qe duhet te pergjigjen qe ky avokati i K... t, a ka baza per ato qe thote?? Apo duhet te mbaje pergjegjesi per ç'ka nxjerr nga goja?? A duhet qe dikush te levize ne kete drejtim??
evgjit