Katër turistët italianë u larguan nga restoranti në Berat pa paguar faturën, BBC: Rama i tregoi Melonit, ajo bëri një akt unik diplomacie

19 Gusht 2023, 11:33Politika TEMA

Katër turistët italianë u larguan nga restoranti në Berat pa

Transmetuesi britanik BBC i ka bërë jehonë episodit të ndodhur në një restorant në Berat, pak ditë më parë, ku disa turistë italianë darkuan dhe u larguan me vrap për të mos paguar faturën prej 80 eurosh.

“Në një akt unik diplomaci, qeveria italiane ka shlyer faturën e restorantit të katër turistëve italianë në Shqipëri…”, shkruan transmetuesi publik britanik.

BBC thotë se ka qenë kryeministri Edi Rama ai që i ka treguar homologes italiane për gjestin e turistëve, çka ka bërë që ajo të urdhëronte menjëherë ambasadorin Fabrizio Bucci që të shkonte në Berat dhe “të paguante faturën e atyre budallenjëve”.

Ministri i Bujqësisë i Italisë dhe kunati i zonjës Meloni, Francesco Lollobrigida, ishte gjithashtu në udhëtim në Shqipëri dhe i tha agjencisë së lajmeve Reuters se pagimi i faturës ishte një çështje krenarie.

“Disa individë të pandershëm nuk mund të vënë në siklet një komb me njerëz të mirë,” tha ai.

9 Komente

  1. C
    Ca lloj mikpritje

    Cfare lloj karikature eshte kreu i qeverise shqiptare, si mund te arrije te ktheje ne lajm ne te gjitha mediat vendase dhe te huaja nje loje femijesh fauturen. Ktheu mbrapsht ne menyren me te shemtuar nderin e vizites se melonit. Perfundimisht rama eshte nje ordiner qe rralle e gjen edhe ne rastet me te shemtuara te historise.

    Përgjigjjuni
    1. u
      u shofte rraca e zagareve rrofte sala

      U shofshin zagaret e SALIUT

      Përgjigjjuni
    2. G
      Gesi

      Shikoni pak ca surrati ka rama ne kete foto. Hahjahha . Nje si fare deliri qe e permbushi misionin dhe ua futi te gjitheve. Palloshi kshu eshte mesuar me te futur. Me siguri ia kane futur shume ne te kaluaren.

      Përgjigjjuni
      1. X
        Xhezo Smokthina

        Nje qind here me e turpshme se ajo e turisteve eshte sjellja e Edi Rames, i cili kete veprim te nje grupi adoleshentesh ja ve ne dukje Kryeministres Meloni. Nje sjellje jo dinjitoze, qendrim i nje njeriu vulgar, aspak fisnik. Urdheri per te paguar i zonjes Meloni ne vetvehte paraqet nje reagim instiktiv, te menjehershem, i cili buron nga nje urrejtje te brendeshme ndaj Edi Rames, qe gjen rastin dhe kerkon te shfaq si te barabarte ne vese dy popuj, njeri me qyteterim dhe fisnikeri te lashte e te provuar, kurse tjetri nje grup amorf, pa dinjitet, i cili i lejon vehtes te qeveriset ne menyre jo dinjitoze nga coban, qe edhe pse vishen me kostum dhe atlete, ne thelb jane barbare, si Rama ne kete rast.

        Përgjigjjuni
        1. u
          u shofhsin Xhezot dhe Zagaret E perbindeshit t

          Xhezzzzzzooooooooooooo! Sa magjere kemi !!!!!!!!

          Përgjigjjuni
        2. I
          Ilir

          Kershtu eshte kur ke nje KM qe smerret me plehrat dhe faktin qe ska plazhe publike por private por merret me show-subjects

          Përgjigjjuni
          1. V
            Vi

            A ceshtje krenarie thot kunati A plera a

            Përgjigjjuni
            1. s
              spata

              Keto skena,te pa pelqyeshme, i fryjne ata ,qe duan te bejne lajm. K/M yne ,ska pse i bie fyellit ne nje vrime, te fushes dipllomatike. A i mendon Rama, se si do te reagojne te tjeret ,ku shqiptaret jane problematik ne Evrope e bote ???? Le tu pergjigjet tani e tutje gjesteve te kaubojsave shqiptare.Nuk do ti mbetet kohe duke u merre me aventurat e shqiptarve neper bote .

              Përgjigjjuni
              1. F
                Fat man

                Nje palaco dhe kar-agjoz si Ed Droga qe me nje lajm te rendomte kerkon te zhvendose vemendjen "nga problemet e mega-vjedhjeve dhe se fundmi "turistes" Meloni i fali "Syrin e Kalter" nje nga mrekullite e natyres shqiptare. Rasti turisteve italiane qe nuk paguan faturen ne restorant do te diskutohet ne nje seance te vecante ne OKB. Mjaft eshte mjaft, boll me traplliqe.

                Përgjigjjuni

                Lini një Përgjigje