Nga Namir Lapardhaja
Janë sjell në vëmendjen e publikut këto ditë, videot e diskutimeve të "mocionistëve" dhe përballja e tyre me gjuhën linçuese, me urrejtjen patologjike dhe sharrjet e militantëve të orkestruar nga Sali Berisha. Është viti 1992. Krahasuar me sot, edhe pse kanë kaluar 31 vite, nuk ka ndryshuar asnjë gjë. Është e njëjta gjuhë linçuese, është e njëjta filozofi asgjësuese, është i njëjti burim që frymëzon turmën e verbër drejt urrejtjes dhe linçimit.
Është Berisha 31 vite më i ri, i cili nuk ka ndryshuar edhe sot, në përmbyllje të dekadës së tetë të jetës. Ajo që më bëri pështypje në videon e linçimit ndaj Arben Demetit, janë dy personazhet në krahë të Berishës. I pari është Tomorr Dosti, ish-i burgosur, ish-i persekutuar dhe djalë i një personaliteti të madh, Hasan Dostit. Është në krahë të Berishës kur linçohen dhe përbuzen njerëzit, për shkak të mendimeve dhe të qëndrimeve.
Nga njeriu që pritjej më shumë se të tjerët të ishte në anën e atyre që mendonin ndryshe. Më kujton disa të persekutuar sot që jargosen nga të qenurit afër një "diktatori qesharak" si puna e Sali Berishës. I dyti është Eduart Selami, i ardhur nga bota akademike. Buzëqeshja e tij e ngrirë si prej idioti flet më shumë se fjalët e tij. Të dy e kanë futur në mes, janë më të lumtur se kurrë, i mbajnë anën dhe i ngrohin shpatullat. Është viti '92.
Historia e PD-së mund të kishte ndryshuar nëse e keqja brenda radhëve të saj nuk do ishte lënë të rritej dhe të zinte vend. Ironia e fatit e donte që dita e tyre të mos ishte shumë e largët për t'u përsëritur e njëjta skenë si ajo ndaj Demetit, Pashkos, Zogajt, Imamit, Cekës etj. Eduart Selami do të shpallet armik dhe dëbohet nga PD në prillin e vitit 1995, kurse Tomorr Dosti dëbohet, shahet, linçohet dhe akuzohet për spiunë, në nëntorin e '96-ës. Pak kohë më parë një ish-i persekutuari tjetër në qeverinë e parë demokrarike i thyejnë dorën dhe e dhunojnë në korridorin e Pallatit të Kongreseve, sepse kishte shprehur mendim ndryshe nga ai i udhëheqësit.
Është mentaliteti i frymëzuar nga një bajraktar malesh, i cili e ka konceptuar dhe vijon ta konceptojë politikën sipas kanunit të maleve, ku meritokracia e vetme është bindja e verbër ndaj tij dhe mënyra e vetme për të qëndruar gjatë në politikë është debilizimi për të pranuar gjithçka, edhe kur është kundër çdolloj logjike. PD në këto tri dekada ka vuajtur dhe vijon të vuajë nga verbëria e turmës, nga miopia e drejtuesve dhe deputetëve të saj dhe nga mospasja guxim e të thënit të të vërtetave në kohën e duhur. Dëbim pas dëbimi dhe linçim pas linçimi.
Është fatkeqësi e madhe që sot ka ende të verbër që shajnë për llogari të Berishës, linçojnë për llogari të tij, kërcënojnë apo janë verbuar nga retorika e tij e gënjeshtërt. Është një film i përsëritur me qindra herë. Pas Dostit dhe Selamit, iu erdhi radha dhe shumë të tjerëve në atë podium, madje, pa ekzagjerim, të gjithëve. Njëjtë si Enveri që vrau të gjithë shokët e tij nga paranoja e tradhëtisë.
Ky nuk të vriste se kohërat kanë ndryshuar, por nga forca që i buron nga verbëria e turmave të fantaksura dhe nga mosbërja bashkë e njerëzve me kurajo dhe integritet, të linçon, shanë, dëbon... Si sot. Historia duhet të na kishte shërbyer për të reflektuar. Jo vetëm që nuk e ka bërë një gjë të tillë, por vijon të përsërisë vetveten. Vetëm se kësaj radhe tragjedia ia ka lënë vendin komedisë.
Gjendja eshte akoma tragjike... nuk ka gje per te qeshur qe te njejtet fytyra jane akoma ne skenen politike ka 30 vjet, nderkohe qe faktet qe ata jane te korruptuar dhe anti-shqiptare, i kemi pare e degjuar te gjithe me ze, me film, me leter... Popull i pjerdhur, qe nuk po e merr dot veten nga traumat...
Të kishte qenë “bajraktar malesh “ do kishte qenë ndryshe. Ai eshte delenxhi malesh se bajraktaret kishin rregullat dhe ligje etike dhe fisnike.
Me kane terhequr vazhdimisht analizat e ketij djali te ri per problemet ne PD.Eshte realist dhe i drejtperdrejte,pervecse me duket nje person i zgjuar dhe me kulture te gjere.Ky mund te ishte nje nder drejtuesit e ardheshem te PD,aq me teper kur mesa une di,ky vjen nga radhet e ish te persekutuarve politike.
Kjo vlen vetëm për stanin tuaj, se shqiptarët, shumica e tyre, e kanë kuptuar dhe njohur me kohë satanain komunist-bajraktar, saqë qysh nga korriku i vitit 1992, asnjëherë nuk e kanë votuar në shumicë, si në zgjedhjet parlamentare, ato lokale, por edhe në referendumin e vitit 1994 për kushtetutën, kur ia thyen turinjtë keq. Po të mos ishin disa prej të tijve bashkë buthpambukët e PS, të tipit Majko, Salehu do kish dalë nga politika qysh në mars 1997, kur u bë marreveshja famëkeqe me të, e cila ishte si me thënë shpëtimi i tij. Sesi erdhi në pushtet në vitin 2005, tashmë dihet, por një nga faktorët bazë ishte dhe bashkimi me të i të sikterisurve prej tij në korrik 1992, të mbledhur në partiçkën Aleanca Demokratike të Neritan Cekës, Arben Imamit, etj, bile edhe 'molës' Genc Ruli, kunatit të Pashkos. Këtu sigurisht që nuk duhet përjashtuar faktori Fatos Nano dhe Ilir Metaj. Por kjo është histori tjetër, që i shkon për shtat shprehja: "qentë zihen por mishin e njlri-tjetrit nuk e hanë!". Janë të gjithë i të njëjtit stan, ish PPSh dhe nomenklaturës së saj diktatoriale që i shpërndau në këto dy parti, por jo vetëm. Berisha është ai që është, por nuk është vetëm. As sot. Ka shumë zagarë që i ende shkojnë pas, ku prej fillimit, më i spikaturi mbetet Tritan Shehu.
I nderuar Bureto, Respekte. Njerez si ty i bejne nder Shqipërisë. Nuk mund t'i heqesh asnje presje komentit tënd.
Bureto flm qe te lexova... Me bukur dhe me qarte prishet..
MIRE E KENI QE THONI NE KOMENTE QE KA 30 VJET QE KEMI TE NJEJTET POLITIKANE. UNE JU THEM, PROVOJENI DHE BENI NJE PARTI TE RE. DO JU HEQIN QAFE. KETA JANE SUPER MAFIOZE.ZOTI NA NDIHMOFTE
Idiotizmi, debilizmi, berishizimi i PD, në gjithë këto vite të ekzistencës së saj, shfaqet në mënyrën më ekzemplare tek zëdhënësja aktuale e Foltores... Nëse artikullshkruesi do të përmendte emrin e saj nuk kishte nevojë të shkruante kaq gjatë për të shprehur idenë e tij...
Shkruar drejte por nuk mund te thuash se Sali non grata nuk vret sepse ka vrare me shume se Enveri, sa per ndryshimin nuk ka se si sepse shpellaret duhen breza qe te ndryshojne.
Ska faj as Berisha as Méta as Rama Ky popull ata do pik.
Saliu eshte fytyra me e qelbur e tranzicionit tridhjetvjecar shqiptar. Habitem qe dhe mbas 30 e kusur vitesh ka njerez qe i shkojn mbrapa keteij lugati.
I nderuar Lapardhaja te presesh te ndyshoje Saliu eshte njesoj te besosh se do futuroje gomari i ngarkuar me dru . Une qe po shkruaj kete koment jam pa shkolle dmth pak injorant e do me falesh per gjuhen e per gabimet ne shkrim . Muti ngelet mut si sot e neser e deri nje jave apo muaj , dmth hallve muti nuk behet , kush ka besuar apo beson e pret qe te ndryshoje Saliu thjesht genjen veten . Qe Saliu ka ndyshuar e beson Faro me kerrin e tij apo Cim Peka e Bled Kaka , e beson Tos Bole-onja se urren Ramen e besojne tere ata hajvanet qe e ndjekin prapa ata paria e dhjertores qe dihet kush jane ,ai jo vetem qe nuk ka ndryshuar po vetem eshte mplakur po eshte me agresiv me i poshter i betuar qe deri diten qe do te ngordhe nuk ndalet nuk shqitet ketij vendi . Kitij bishe te ever vetem Amerika dhe zedhenesja e saj ambasadoja Kim nje zonje grua qe injoroi deri ne kulm , vendin tone ja thyen dhembet e kane lene si ata qene e rruges qe vetem lehin po duke lehur i shpetojne edhe pordhet mbrapa nga frika se si duket e ndien qe i eshte mbledhur litari deri tek gryka .
Edhe pse nuk bej pjese ne formacionin politik te cilin ti perfaqson, me ndergjegje them se je nje perfaqsues i denj dhe i respektushem i tij. Shpresoj qe ne perspektiv te jesh ne krye te ketij formacioni, pasi do ta kete per nder qe te kete ne krye nje personalitet te tille.
Berisha eshte njeri me kulture primitive dhe grupimi i tij qe ka mbetur pasqyron sh mire ate..! Ata qe i shkojne pas kesaj kafshe prehistorike jane te njenjte ne karakter ose jane sahanlepires qe duan te perfitojne nga kermat qe ai eliminon…!!
Keta te pd se lulit duken si imbecil saliu i njenjti ka qene sociopath Turp
Ik o xhanan i lapardhave e ha tavë me plënc se nuk je për gjë tjetër!
Na çate karin me kete malok qelbesire, komunist, spiun, shkerdhate, vrases, kriminel, megahajdut...kerkojini cdo mimute drejtesise ta arrestoje, ta denoje per krimet qe ka bete dje ti sekuestroje pasurite qe ka vjedhur....se zbriti me valixhe druri nga malet...