Rama uron për ditëlindje ish presidentin Clinton

19 Gusht 2023, 17:07Politika TEMA

Rama uron për ditëlindje ish presidentin Clinton

Kryeministri Edi Rama i ka uruar ditëlindjen ish presidentit amerikan Bill Clinton, përmes një fotografie të realizuar në zyrën e tij një muaj më parë, kur e priti si mysafir të Shqipërisë.

“Gëzuar ditëlindjen President”, shkruan Rama në gjuhën angleze, ndërsa ndan foton ku Clinton shfaqet duke mbajtur në duar një fanellë të Kombëtares Shqiptare të futbollit.

Presidenti i 42-të i Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka lindur më 19 gusht 1946 dhe sot feston ditëlindjen e 77-të.

Një muaj më parë, Bill Clinton vizitoi Shqipërinë dhe ardhja e tij ishte historike, aq sa qeveria shqiptare organizoi gjithçka në detaje.

Gjatë kësaj vizite Clinton u nderua me “Yllin e Mirënjohjes për Arritjet Publike”, çmimi më i lartë që jepet nga zyra e Kryeministrit, e në këtë rast nga Edi Rama.

13 Komente

  1. U
    USA

    GEZUARE DITLINDJEN U BEFSHE DHE 100 VJEC TE TJERA URIME TE PA FUNDO HEROI IGJITJE BOTES . KE BERE SHUME PER KOMBIN SHQIPTARE JE I PAARRITSHEM , PRESIDENTI ME I MIRE QE KA PATUR BOTA , TE UROJME EDHE NJEHERE U BEFSH DHE 100 VJEC TE TJERA USA

    Përgjigjjuni
    1. b
      ben

      amin

      Përgjigjjuni
    2. K
      Kejsi

      Edhe 100 vite te tjera

      Përgjigjjuni
      1. S
        Sofia

        Edhe shume vite te tjera

        Përgjigjjuni
        1. T
          Titi

          Edhe 100 vjec bill klinton

          Përgjigjjuni
          1. T
            Tosi

            Respekte per ish presidentin klinton

            Përgjigjjuni
            1. K
              Kevi

              Edhe 100 vite te lumtura

              Përgjigjjuni
              1. L
                Loni

                Gezuar ditelindjen Bill Klinton

                Përgjigjjuni
                1. K
                  Klajdi

                  Gezuar e u befshit sa te doni ju! Respekte te shumta qe keni mbajtur kaq lidhje te forta me vendin tone!

                  Përgjigjjuni
                  1. F
                    F.A.

                    Një politikan brilant, por së pari një njeri brilant. Veç t'a shikoje thjeshtësinë e tij me banorët e qytezës ku jeton, Chappaqua, ditën e veteranëve!! Të gjithë ndiheshin të lumtur kur takonin këtë njeri gjigand, që aq shumë bëri për vëndin e tij gjatë drejtimit 8 vjeçar si President i Amerikës. Zoti të dhëntë shëndet dhe jetë të gjatë i nderuar President! Jemi vërtetë të lumtur kur i urojmë ditlindjen këtij miku të madh të kombit tonë, por dhe qytetarit brilant, figurë emblematike në mbrojtje të lirisë dhe demokracisë.

                    Përgjigjjuni
                    1. A
                      Alban

                      Edhe 100 presidentit fenomenal te amerikes

                      Përgjigjjuni
                      1. b
                        bilbil

                        Edhe 100

                        Përgjigjjuni
                        1. V
                          Vjola

                          Z. BILL KLINTON ... JU UROJME DATELINDJEN , GEZUAR !!!! TE KENI SHENDET DHE JETE TE GJATE.... SOT ME SHUME SE KURRE KA NEVOJE POLITIKA... PER JUVE... PER POPULLIN SHQIPTAR MBETESH GJITHMON I DASHUR DHE I PA HARRUAR............. Me rrespekt nga nje shqiptaro-amerikane.

                          Përgjigjjuni

                          Lini një Përgjigje