PD me një anëtar për zgjedhjet në Kukës, përfaqësuesi ligjor kundër vendimit të KQZ-së: Do e ankimojmë

19 Gusht 2023, 16:11Politika TEMA

PD me një anëtar për zgjedhjet në Kukës,

Këshilltari Ligjor i PD dhe përfaqësues i PD në KQZ, Rezart Kthupi në një deklaratë për mediat foli për vendimin e KQZ-së për zgjedhjet e 24 shtatorit në Kukës, ku PD do të përfaqësohet vetëm nga 1 anëtar.

Kthupi u shpreh se qëllimi i PD-së është mbrojtja e votave të qytetarëve, teksa shtoi se do të ankimojë vendimin.

“Unë nuk kam detyrën për të numëruar votat e PL-së nuk erdhëm këtu për të thënë se kush është partia më e madhe e opozitës.

Qëllimi është zbatimi i ligjit. Keni në dispozicion edhe formulën juridike për të marrë rezultatin e votave.

Ne do ta ankiojmë vendimmarrjen pasi është qëllimi ynë që të mbrojmë votat dhe ato të mbeten në PD. Kemi për qëllim mos transferimin e votave të demokratëve”, u shpreh ai.

Sakaq kujtojmë se në Kukës Partia Socialiste do të ketë katër anëtarë në KZAZ, ndërsa Partia e Lirisë do të përfaqësohet nga dy.

Lini një Përgjigje