“Edi Rama i tmerruar nga fati i Berishës”, Basha: E piketoi si partner për zgjedhjet e ardhshme, në një garë se kush është më pak i korruptuar

21 Nëntor 2024, 08:55Politika TEMA
“Edi Rama i tmerruar nga fati i Berishës”, Basha: E piketoi si

Kryetari i Partisë Demokratike-Demokratët Euroatlantikë, Lulzim Basha, në podkastin “Të Pashoq” ka deklaruar se Edi Rama ka mbështetur Sali Berishën për të ruajtur status quo-në dhe për të ndikuar në zgjedhjet e ardhshme.

Basha e akuzoi Ramën për një operacion politik që ka pasur për qëllim mbështetje direkte dhe indirekte për Berishën, duke u përpjekur të dëmtonte Partinë Demokratike. Ai theksoi se vendimi i fundit i Gjykatës së Apelit ishte një rezultat i një komploti mes Ramës dhe Berishës.

Basha përmendi gjithashtu se ky komplot u shoqërua me disa “puntata”, përfshirë votën për amnistinë dhe kodin zgjedhor. Përfundimisht, ai e konsideroi vendimin për vulën si pjesë të një pazari politik të udhëhequr nga Rama dhe Berisha.

Pjesë nga intervista:

Lulzim Basha: Prej atij momenti e derisa Edi Rama, sepse është faktoiri Edi Rama këtu. Sali Berisha dhe ata ndjekës oportunist, apo ata ndjekës që me të vërtetë besuan për 6 muaj siç premtoi do të rrëzonte Edi Ramën. Në asnjë mënyrë dhe në asnjë moment nuk do të ishin në gjendje të imponoheshin. Ata u imponuan sepse prej momentit të parë Sali Berisha ka pasur ndihmën direkte dhe indirekte të Edi Ramës. Pikërisht për të ruajtur këtë status quo, pikërisht për të ardhur tek ky moment që fushata e Edi Ramës në zgjedhjet e ardhshme të reduktohet me një fjali: më doni mua apo doni Berishën. Edi Rama ka vepruar me plan prej fillimit për të goditur Partinë Demokratike, për të mbështetur një person i cili dihej situatën ku u ndodh.

Diskutim tjetër e meritonte të ndodheshte këtu apo jo. I shpallur “non grata” nga SHBA për korrupsion madhor, i shpallur një vit më pas “non grata” nga Britania e Madhe, ku u shtua dhe akuza e lidhjeve me krimin e organizuar, i marrë tashmë i pandehur pas pothuajse një viti në arrest shtëpie për korrupsion nga SPAK. Edi Rama e piketoi Sali Berishën edhe si partnerin e tij në zgjedhjet e ardhshme, pra pseudo rivalin e tij, por edhe si makthin e tij. Sepse çdo shqiptar e kupton se çfarë shkon në mendjen e Edi Ramës me kusuret që i ka këtij vendi, këtij populli dhe këtij kombi kur thotë që “kur Sali Berisha përfundoi kështu, çfarë më pret mua me 1001 të zeza më shumë që i kam bërë këtij vendi.

Pra, këtu kemi ardhur si rezultat i një operacioni të pastër politik të Edi Ramës për të mbështetur nga fillimi deri në fund Sali Berishën. Dhe pjesa kryesore e mbështetjes ka qenë lufta e hapur ndaj Partisë Demokratike, ndaj meje dhe ndaj ekipit tim. E megjithatë ne ia kemi dalë. Prej 29 korrikut të vitit të kaluar, e deri në 11 qershor, më pak se një vit kur konspiracioni midis Edi Ramës dhe Sali Berishës prodhoi vendimin e Gjykatës së Apelit krejtësisht në kundërshtim me ligjin.

Pyetje: E prisnit juve vendimin e vulës? Sepse ju luftuat shumë për të.

Lulzim Basha: Jo nuk e prisnim, Prisnim një vendim sipas ligjit dhe sipas vendimit të Gjykatës së Lartë. Megjithatë vendimi është prap në Gjykatë të Lartë.

Pyetje: Domethënë ishte Pazar Rama-Berisha vula?

Lulzim Basha: Pjesë e një pazari me disa puntata. Pjesa e parë ishte vota për amnistinë, ku për herë të parë në 34 vite të Shqipërisë pluraliste opozita, apo ata që pretendojnë që janë pjesë e opozitës bashkon votat me qeverinë për të liruar të korruptuarit e qeverisë dhe për të mbajtur në ndjekje penale protestuesit e opozitës të cilët u ngritën kundër korrupsionit qeveritar. Kjo është puntata e parë, puntata e dytë është vota për kodin zgjedhor dhe në mes të kësaj ndodh edhe vendimi për vulën.

15 Komente

  1. J
    JONELI

    Ky vazhdon të flejë.

    Përgjigjjuni
    1. T
      Thanas

      Ne fillim mendoja se ky shtirej si rrot kar.. por tani e besoj qe ky ESHTE 100% rrot kar.. Investimi i vetem i mencur qe ka bere ne jete ky eshte qe e ka qire argita ne kosove dhe kaq!

      Përgjigjjuni
      1. L
        Luli ne Spak

        Sa te shkoje ne Spak. Rames ti kerkojme te ktheje Luli ose Edi Rama oarate miliona Euro nga taxat tona qe i pagoi Lulit per pallatin e vjehrit (gjoja) ne Vlore. Kete te shohe Spak pastaj dhendrin e saliqenit.

        Përgjigjjuni
      2. D
        DEVOLLIU

        KETE RRUSHIN E MBESHTET VETEM KULAKU ERMAL PEÇI DHE CA FSHATARE TE TJERE GAZETARUCE QE FLENE NEPER STUDIO TELEVIZIVE.

        Përgjigjjuni
        1. K
          Kroi Mbretit

          Ik ore qullac.Pretendon ende te jesh dikush.Je karte e djegur..

          Përgjigjjuni
          1. L
            Lulka

            U zgjua me ne fund “IDIOTI”

            Përgjigjjuni
            1. M
              Mara emigrante ne Itali

              Foli gelbaza e Shqiperise .Hajduti , vrasesi , manipolatori, antishqiptari .Gabimi i medjave qe nxjerin persona te tille negativ .Figure me e ndyre je ti more surat tave .

              Përgjigjjuni
              1. P
                PATRONAZHISTI

                Memecit po i vjen goja.Basha e festoi marreveshjen me Edi Ramen ne 17-maj 2017.

                Përgjigjjuni
                1. D
                  Dibrani

                  Fatkeqsi qe s'e ndjen sa i neveritshem eshte ne karakter .vemje.

                  Përgjigjjuni
                  1. t
                    trapijani

                    po ik o Lul, se ne duam shokun Salih me bebelina te grisuna . ai eshte zoti per ne demukartet. sa te jete baca salih në minare ne se rruajme per mollatare

                    Përgjigjjuni
                    1. F
                      Fush Arrzi

                      Ky eshte politikan pa mbeshtetje ne elektorat dhe ne popull dihet

                      Përgjigjjuni
                      1. .
                        ...

                        Nuk është fare politikan.

                        Përgjigjjuni
                      2. a
                        arrifi

                        .....domethene ky ështe me LOQE ne politiken Shqipetare .

                        Përgjigjjuni
                        1. L
                          Li

                          « Lufta sa po ka filluar » Po ik o dallkauk se fytyra si ty na kan vjedhur të ardhmen. Qelbesira.

                          Përgjigjjuni
                          1. A
                            Aron

                            Ik o lluq palluqi, se ti do dalesh jashte sistemit mbas ketyre zgjedhjeve. Ik o bythqir bashke me Sali rrumpallen.

                            Përgjigjjuni

                            Lini një Përgjigje