Kryeministri Edi Rama ka reaguar me ironi ndaj deklaratës së gazetarit Blendi Fevziu, i cili ngriti alarmin live në studio se “të paktën 7 ministra” udhëtojnë privat jashtë vendit fundjavave, ndërsa në televizione transmetohen pamje sikur janë në punë.
Sipas Ramës, pretendimi nuk mbështetet në asnjë fakt zyrtar, ndërsa “kasetat” për të cilat flet Fevziu, prej vitesh nuk ekzistojnë më as si koncept. Kryeministri shkon edhe më tej me ironi, duke e lidhur “bubullimën” e gazetarit me udhëtimet e tij të shpeshta në Amerikën Latine.
Rama përmend 6+1 udhëtime të Fevziut, nga mëngjeset me llapingachos në Ekuador te kafenë Caranavi në Bolivi, ndërkohë që në Shqipëri “Opinion” transmetohej sikur moderatori ishte në studio. Madje, sipas tij, një nga këto udhëtime përfundoi me kthimin mbrapsht të Fevziut nga policia venezuelane, ndërsa në ekran ai “i kërkonte llogari policisë shqiptare”
REAGIMI I RAMES
Blendi Fevziu i paskej rënë fort fare mbrëmë këmbanës së alarmit, duke deklaruar live në sallonin e tij se ka me fakte që “të paktën 7 ministra janë në udhëtime private jashtë shtetit të shtunave e të dielave, dhe lënë kasetat me inspektime nëpër tv sikur janë në punë”…
“Këtë jua garantoj”, ka thënë Fevziu, duke shtuar se “kjo është praktikë e paprecedentë, jashtë çdo standardi demokratik dhe nuk përdoret në asnjë vend tjetër të botës”.
Jo vetëm garancia e dhënë nga Fevziu nuk gjen mbështetje në asnjë fakt të regjistrit të udhëtimeve të ministrave (të cilët edhe kur dalin për arsye personale jashtë vendit e bëjnë me një kërkesë për leje dhe vetëm me miratim) po është kaq larg realitetit, sa edhe vetë fakti që prej vitesh s’ka më kaseta në nahijen tonë:-)
E vetmja arsye që unë i gjej kësaj bubullime janë 7 udhëtimet e fundit të Fevziut në Amerikën Latine, ku Fevziu bashkë me Baton Haxhiun, andej hante mëngjes me llapingachos në Ekuador ose rrufiste kafen e famshme Caranavi 8500 këmbë mbi nivelin e detit në Bolivi dhe këtej grindej live në Opinion deri në mesnatë po me Batonin - natyrisht bashkë me korin e llazoreve të sallonit të tij - sa për kronikën e zezë të javës e sa për përgjimet e zbardhura të ditës…
E që të jem korrekt me faktet, udhëtimet mbetën 6 sepse teksa kaseta e TV Klanit, transmetonte Fevziun që i kërkonte llogari live natën në ekran policisë shqiptare për gjendjen e rendit publik, Fevziu i vërtetë i jepte llogari live paradite policisë venezuelane pse dreqin donte të hynte në atë vend. Dhe ndërkohë që live këtej në Opinion, Fevziu me kostum e kravatë nxiste deri vonë sherrin e panelit me policinë, live andej në kufirin e Venezuelës policia e kthente mbrapsht Fevziun me këmishë me lule e kapele kashte, duke e konsideruar një demokrat shumë fanatik për të vizituar atë narkodiktaturë shumë krenare.
Kjo shaka e mbështetur në fakte reale, ishte goxha më shumë se gjysma e të vërtetës dhe nuk kishte absolutisht qëllim të nxirrte ndonjë inat të paprecedent jashtë çdo standarti demokratik me Blendi Fevziun, sepse është liria e tij të shkojë ku të dojë dhe e drejta e TV Klanit që ta transmetojë Opinionin live në mungesë të Fevziut.
Por nëse Fevziu e do fare seriozisht këtë temën idiotike të kasetave, e po të dojë edhe të udhëtimeve jashtë shtetit të ministrave natyrisht, atëherë dihet botërisht, unë jam gjithnjë i tiji, gati për t’u përballur me opozitën e vetme që ka mbetur pa dalë krejt mendsh e boje në këtë vend - pavarësisht lajthitjeve të teketukshme live si kjo e 7 ministrave, të cilat kanë edhe anën e tyre humoristike
***Bashkëngjitur 6+1 udhëtimet e Blendit
Interessante, te gjitha udhetimet e Fevziut ne vendet drogeprodhuese. Mos lidhen me trafik un, me tregetine e Droges?
Ajo qe te ben pershtypje eshte se lideri global e di cfar ben fezo tullaci ne fund te botesdhe nuk di kush i ha dardhe pas shpine ne obor te vete! Ndonje delenxhi rilindas ka ndonje shpjegim per kete apo varja????
Rilindasit po hane sufllaqe me cizme llastiku per momentin dhe nuk mund te pergjigjen.
:). Mire qe jeni ju o cuna, qe qeshim nga pak! Rrofahi!
Po cfare cunash, keta jane matufa katnar te zdryp ne Bathorje!
Po çfare te duhet politika sepse paske nje zanat me kembe perpjete O XXX. Vazho ne ate zanat dhe leri Rilindasit,mavit apo demokratit.
Hahaaaa
Ben - bashke me XXX futja nje dopio raki qe mbase endra e neteve te gjata per qeveri teknike realizohet para vitit 2030. Te fala babe Saliut.
Te paska zene me duket. Ku e pe qeverine teknike o loqe. Apo varja hajde te komentojme se po tallen me udheheqesin. A qerrata o qerrata e kape edhe sufllaqen edhe cizmet e llastikut sot.
Po cfare merreni me fevzo kokberdunden, me 2 ora te shtrenjta ne dore qe ben garipin ne studio. Njeri I urryer ne publik qe flet per udhetime te shtrenjta kur nje pjese e shqiptareve nuk mbyllin dot fundin e muajit. Lereni Fevzo koktullacin kokberdungen gunga gunga, bunga bunga ne delirin e tij.
Problemi eshte se Fevziu eshte idiot dhe nuk i mbushet mendja.Duhet dikush t'ja thote.
ku ka idiot ti mbushi mendjen idioterve…
Fantomasi zihet me Fantomasin.
E m'ban veten gazetare me seriozi ne shqiperine tone( berishjan 100%) largpames ne cdo drejtim... nga gropat e asfaltit e mbaron me agroturizmet per naj dreke o darke falas.. plus kesh.
Z.Rama përse merresh me një gazetar që e ka shitur shpirtin e vet tek paraja, që e ka bërë gazetarinë të pa pranueshme dhe të pa shikueshme. Fevzo është gazetari tipik në shërbim të klaneve të politikës, mbështetës deri në vdekje i kriminelit më të madh të shqiptarëve Berisha. Ky njeri pa nerv, pa ndjenja vetëm në shërbim të parasë është simboli i një gazetarie të shitur, të pa pranueshme për shumicën e njerëzve. Personalisht nuk e ndjek prej vitesh këtë shërbëtor të paskrupullt të parasë që personifikon turpin e gazetarisë në Shqipëri.
E qajnë aktrimin që të dy. Bëjnë sikur zihen dhe ndajnë plaçkë kur i duhet.
Ky sulm ndaj gazetarit Fevziu fsheh diçka te vertete per fundjaven e ministrave.
Teveqel shko futja vetes.As shqip nuk kupton.Nuk e di per cfare jeton.
E kam shqipen me te paster se ti mor "teveqel".
Faqezi na u shpif cdo nate ne ekran
Blendi e ka shpirtin katran te zi si familjaret e tij
Blendi eshte kurves e gazetarisë
Sa i paturp qe je i fevzo,dhe gazetar i staxhionuar dhe keqinformon
Pse keqinformon apo se keshtu tha sulltani dhe fjala e tij eshte me e drejte se e perendise dhe nuk vihet ne diskutim
Qe te jem ne harmoni me te verteten time , me duhet te them se per E. Ramen , qe me ndermend dishepujt e Makarenkos ( e Kam thene dhe here tjeter ) , nuk Kam ndonje simpati . Ama krahasuar me "Gazetarin " Fevzo ( apologjet I mafies dhe I paguar si sheik Po nga mafia , qe si nje super Bajron , nuk ka Lene pike te Globit pa shetitur , gje qe Rama duhet t'ia thoshte me acik , Jo mbyturazi . ) Rama me duket goxha burre . Ndonje here sherbetoret e mafies , Jane me te demshem se vete mafia . KY eshte Fevzo .
Megjithate Rama eshte edhe idiot edhe hajdut, bile bashke me Linden.
Fevzo kellira ka qene,eshte dhe do mbetet kobure e antishqiptarizmit te perbetuar;qofte me ate qe gatuan brenda ne kazan,qofte me ate qe ben neper bote.
Dy pamje te figures se Blendi Fevziut. Persa i perket pregatitjes profesionale si gazetar mendoj qe ka nivel te larte profesional , shoqeruar me nje bagazh e njohuri te vleresueshme. Nderkohe per moralin e tij si moderator para publikut mban rekorde te zeza mos me thene te turpeshme. Prezantohet ne opinion si moderator militant i PD e ne vecanti si gazetar qe ka idhull Sali nongraten. Ne cdo emision te tij nese Berisha i dergon sms ai nderpret menjehere folesin e radhes e lexon sms. I paharrueshem emisioni opinion ne mbremjen e 21 janarit 2011 kur Fevziu bente akrobaci me vidio duke aluduar qe vrasjen e protestuesit te dera e k/ ministrise e kishte bere nje protestues me cader, sipas versionit te Berishes me cadra pistolete. Po ashtu ne emisionet e tij therret rregullisht ne shumice analiste militante te PD e kryesisht berishiane. Perse eshte ekstremist ne keto qendrime ??? Gojet e liga thone qe atij diku Berisha ja ka zene koken me dere.
Ja bere shume mire bythlepiresit te Saliut.
Fevzo,me kujton Uriah Hipin e Dikensit, nje zvarranik i peshtire.
Ja, e hodhi shashkën Rama, dhe idjotat shqiptar komentojn.....Fevziun!!! O z.Kaptin ministër! Po Fevziu ka ik në ato vende me paret e veta! Dhe nëse ka "vën kasetën" , me na e shitur neve, kjo nuk na bën dëm ne, po emisionit të Fevzos!!! E keqja është se ministrat e tu udhëtojn me taksat tona, për qejfin e vet! Neve na vjedhin e na hedhin hî syve! Ndërsa ti, ke vën " kasetën" e gjetjes fajtor të çdo personi të rruzullit tokësor përveç vetes tënde dhe qeveris tënde të KORRUPTUAR, HAJDUTE E TË PA-AFTË!( meqë ra fjala, kur paske kaq shum info për udhëtimet e Fevziut, si nuk "dinke" gjë kush nga vartësit e tu vjedh e pret nën hyqmin tënd, ose siç thua ti, " ti han dardhat pas shpine?")
Jam 100% me fjalet e Francit. Kur ky me nder gazetar delte dhe shpjegonteme vidio se si njeriu demostrues vriste me cader pistolet nje demostrues tjeter. E perserite disa here me ngadale per te na mushur mendjen se keshtu eshte. Qeshte dhe u gezonte sepse kishte zbuluar dicka te madhe. Kur ben tani ndonje emision per ngjarje te dhimshme ne shqiperi ben sikur qan e i vjen keq madje edhe perlotet.
Blendi Fejziu gropa septike e Shqipris njē fēlliqsir e ler.
Po Fevziu nuk aeverfis, nuk ka marre viten tone o hartimshkrues pa emer…
Te kemi votuR ty te qeverrisesh o hajdut , jo Fevziun… cvazhdon me gjuhe boshe , demagogji, gjithe forme e zero permbajtje si vete ti.
A ha dardhe ai tullaci? Ka ndonje informacion Palloshi?
Debati, në formë dhe përmbajtje, është tipik për dy mafiozë, të cilët për arsye që i dinë vetëm ata , duke përdorur kode mafioze, kërcënojnë njëri tjetrin. Të zestë ne thuaj, në dorë të kujt e kemi lënë jetën tonë dhe të fëmijve.
Shqiperia po mbytet, ky zihet me Fevziun.
Qe qeveritaret tane kane bere e bejne shume pislleqe nuk ka mbetur shume per te thene.Te thuash te verteta eshte gjeja me e dobishme per nje popull.Por kur kerkohet qe populli te manipulohet me poshtersi eshte kriminale.Ne nje dalje te Z.Berisha per vrasjen e gjyqtarit te ndjere Z.Konomi,ai permendi edhe emra qe mund te kene qene te pleksur ne ate ngjarje makaber,(pikerisht ata qe kishin interesa ne pronat per te cilat ai interesohej).Mediat mund te kene kaseta te asaj deklarate. Z.Berisha eshte "mjeshter" kur per interesa te pushtetit te tij te gjeje "prova" per te implikuar dike qe do ta kete nen hyqmin e tij.
Fantomasi ka kusuret e veta , por udheton me parate e fituara nga TV e sander mafishes, me apo pa djerse,jane te tijat. Po shiko ministry tuaj o rame qe jane hajdute me cizme te parave te popullit dhe notojne me to. Ky eshte ndryshimi qe sigurisht nje dite do te paguhet.Leri gazetaret , ka kush I kontrollon , shiko vendin se po mbytet o shoku brigadier I arave.......
...... Fantomasi dhe Klan Media dihet prej 30 vitesh, qe jane nje nga pjeset me te ndyra dhe me kriminale te shoqerise sone . Dihet nga te gjithe qe edhe ty te kane degjeneruar dhe legenosur gjate gjithe kohes........ ...........Por ajo qe nuk kuptoj o legen kryeminister , eshte se ti intervisten e pare kur erdhe ne ate detyre e bere ne studion e Fantomasit , dhe vazhdon ti ushqesh ata me troje publike e leje ndertimi ne kurris te perkeqesimit te jetes te qytetareve te thjeshte.
Cfare do behet me drejtesine, prodhimin industrial, dhe perballjen me problemet natyrore jane te rendesishme per shqiptaret. - - - - - Cdo gje tjeter eshte shperqendrim i opinionit publik, zvarritje e popullit shqiptar ne "rrugen demokratike", dhe menyre per te bere para me demagogji e me lajme te sajuara. - - - - - - Duke pare cfare behet ne bote (USA, Rusi, Izrael) dhe duke pare cfare behet ne Shqiperi (SPAK, Opozite, Qeveri) te vjen te mendosh qe vetem brenda familjes mund te behet nje jete me moral, rregulla, dhe drejtesi - por si mund te jetoje kjo familje materialisht? - - - - - - - Nuk rekomondoj lufte por mallkime: Mos i pacin dhe mos i gezofshin.
Nuk jam ne gjendje te konstatoj se nga anon me shume si gazetar Fevziu. Por ne emisionet e tij eshte respektuar mendimi i lire i analisteve. Ne fund te fundit edhe ne se gjenden ndonje te mete ne keto emisione, popullit nuk i ka ardhur e keqja nga Fevziu. Se ku shkon me leket e tij te fituara me pune ose te perfituara nga te ardhurat qe ka nga pronat e pefituara nga trashegimia ne nuk na intereson se nuk na demtojne ne si popull. Varferia ne ka ardhur nga qeverisja e keqe e ketij vendi, si e djathe dhe e majte, ne ka ardhur nga korupsioni galopant dhe i babezitur te qeveritareve qe nuk mendojne per popullin as 1 perqind, por e kane mendjen qe kur gdhihen se ku do fitojne.Me vjen keq per komentuesit e lartepermendur dhe te paguar qe u leshuan si cakej kunder Fevziut qe ngriti nje problem real qe nuk ka nevoje te komentohet, ne vend qe te japin mendim se c'fare duhet bere qe ky vend te dale nga varfaria qe e ka pllakosur.
Ramaduro nuk lahet muti me shurrre, sulmon se nuk ke asnje argumentt pper te kundershtuar ate qe tha Fevziu, kuur e ke dite per tte pritur anetare te kar-telit te droges se Sinaloas ne Zyren e Kryeministrise Pallosh ke nxjerre ne terren Lubi (Ballukun) pronare e 324 apartamente dhe te 2 jahteve luksoze, ndersa ty do tte zbulaje Bufi i Kenetes ne cilat vende ofshore i ke fshehur parate e grabitura qytetareve shqiptare nga Mister 20% ne Bashkine e Tiranes dhe deri me sot.
He more hajdut te dhimbti akuza e faktuar, e kujt i flas Palloshit te Gjate hajdutit 2 metrosh, legen ben kllaun ne Samitet e BE dhe te NATO-s e shkon darkon me carter ne vendet arabe me sheiket, kujdes Linden se e kane te gjate zorren ata e mos ja shkulin mitrin e care.
Fevzi tullaci nuk merr nje qindarke nga arka e shtetit ka nje kariere te gjate si gazetar dhe producent, ka qene nder te paret studente antikomunistdhe bashke themelues e PD ne 8 dhjetor 1990, ku ti ishe ne ishullin e Korfuzit dhe me ndihmen e ca halabakeve hape nje dhome-ekspozite me "pikturat" e tu. Shiko ministrat dhe veten tende qe vijni ne Shqiperi si turiste per te futur PIN ne arken e shtetit e per te ikur andej nga erdhet.
---Eshte per te ardhur keq se po komentojme jeten private te Fevziut qe ne fakt asnje Shqiptari nuk i intereson se cfare ben ai. ---Çeshtja eshte ato qe tregon Fevziu a qendrojne si te verteta apo jane trillime ne lidhje me ministrat e kabinetit qeverises kjo duhet te shqetesoje çdo Shqiptar. ---Kjo shperndarja e kasetave eshte nje histori e vjeter qe nuk eshte shfaqur tani ne 2026 por zhvillohet ne çdo kohe dhe me se shumti ne kohe zgjedhjesh.