Ekskluzive/ Debate në Konferencën e Kryetarëve: Bardhi ankohet për përjashtim nga vizitat jashtë, Peleshi: Ka qenë i ftuar, por nuk ka pranuar

29 Janar 2026, 16:10Politika TEMA
Ekskluzive/ Debate në Konferencën e Kryetarëve: Bardhi ankohet

Në mbledhjen e sotme të Konferencës së Kryetarëve kreu i grupit parlamentar të PD-s, Gazment Bardhi, është shfaqur i tensiionuar lidhur me atë se pse Kryetari i Kuvendit nuk e përfshin atë në delegacionet parlamentare gjatë vizitave jashtë Shqipërisë, duke sjellë si shembull udhëtimet në Bruksel dhe Vjenë.

Sipas burimeve për TemA, Bardhi ka kërkuar sqarime mbi kriteret e përzgjedhjes së delegacioneve dhe ka lënë të kuptohet se opozita po lihet jashtë aktiviteteve të rëndësishme parlamentare në arenën ndërkombëtare.

Nga ana e tij, Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, i është përgjigjur se Bardhi ka qenë i ftuar për të marrë pjesë në këto vizita, por nuk ka pranuar ftesën. Peleshi ka theksuar se praktika ka qenë përfshirëse dhe se nuk ka pasur qëllim përjashtimin e opozitës nga përfaqësimi jashtë vendit.

Në përfundim të diskutimit, palët janë dakordësuar që në vijim të ketë komunikim dhe koordinim më të mirë për vizitat e ardhshme jashtë Shqipërisë, me synim shmangien e keqkuptimeve dhe garantimin e një përfaqësimi të balancuar parlamentar./TemA

 

4 Komente

  1. k
    koqet e salihit

    qellimi i tyre eshte te nxijne shqiperine dhe jo te vene si parlamentare

    Përgjigjjuni
    1. S
      Selitasi

      Mos jazgjasni shume ketij Bardhoshes se e ka zakon ta dredhi b...

      Përgjigjjuni
      1. T
        Teodor

        Ky eshte halli Bardhit? Nuk eshte Balluku we mbrohet nga Kuvendi. Bardhi krihet e vendi ...

        Përgjigjjuni
        1. p
          prokurori

          Mor pervers profesjonist e vërteta na qenkërka ndryshe.Por edhe sikur të ish çfarë pretendon ti mirë ja u bëjnë.Me shpifjet dhe gënjeshtrat që sajoni ju politiqenët pa shtyllë kurizore,jo më të mos ju lenë,por në se ka mundësi dhe buzët t’ja u qepin me fije çeliku… Plehra antishqipëtare

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje