Ashtu siç ishte paralajmëruar, Partia Socialiste sot në 29 janar 2026 kërkoi zyrtarisht të marrë vetë drejtimin e dy komisioneve të posaçme parlamentare.
Deri më sot, Komisioni për Reformën Territoriale dhe ai për atë Zgjedhore, kanë pasur nga dy drejtues, të PS e PD.
Mazhoranca ka propozuar që të marrë shumicën e numrit të anëtarëve në Komisionin e Reformës Territoriale, duke larguar bashkëkryetarin e PD-së, Luçiano Boçi. Nëse miratohet kjo gjë, ai do të mbajë rolin e nënkryetarit të “Territoriales” dhe puna do drejtohet nga Arbjan Mazniku.
PS deklaroi se në këtë komision duhet të jenë 17anëtarë, 9 të PS-së, 6 demokratë dhe dy anëtarë të forcave të tjera opozitare.
Nga ana tjetër, PD ka lënë të hapur rrugën për krijimin e dy komisioneve paralele, ku do të analizojnë ndryshimet që duan të kenë për reformat.
Mirëpo, PS është tërhequr pas debateve në Konferencën e Kryetarëve. Kryetari i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla i ofroi dhe një mundësi opozitës. “Mbledhja e radhës së Komisionit të thirret ditën e hënë. Nëse opozita bojkoton edhe mbledhjen e ditës së hënë, atëherë në seancë do vendosim mekanizmin zhbllokues. Reforma do të bëhet doni apo nuk doni ju”, tha Balla
Po motren e vet e ka vene balla ne komision qe te beje shumicen