Eksperti i zhvillimeve botërore Tritan Shehu: Sulmi i Wagner në Rusi, lojë e Putinit për të paralajmëruar Perëndimin

24 Qershor 2023, 17:17Politika TEMA

Eksperti i zhvillimeve botërore Tritan Shehu: Sulmi i Wagner në Rusi,

Tritan Shehu teksa ka folur rreth konfliktit të nisur mes presidentit të Rusisë Vladimir Putin dhe liderit të grupit Wagner, Yevgeny Prigozhin, është shprehur se ky grup është i përbërë edhe nga serbë, të cilën presidenti Vuçiç i ka përdorur në tensionet me Kosovën duke i mësyrë në veri të saj.

Shehu thotë se ky grup, me inkubator Serbinë, është i përbërë me mercenarë të cilët janë të gatshëm të bëjnë çdo gjë në këmbim të parave dhe interesave të tyre kriminale.

Sipas Shehut ekziston një opsion, që e gjithë kjo është një manovër e gatuar nga Putin për t’i dhënë mesazh perëndimit se rënia e tij mund të sjellë grupime të rrezikshme.

“Ai është një grup mercenarësh, njerëz të paguar, të mbledhur gjithandej. Ka serb shumë midis tyre, njerëz të cilët realisht nuk kanë ideale, por shkojnë të luftojnë për para apo njësitë e tyre kriminale. Grupimi që është përgjegjës për krime në Ukrainë që në vitin 2014, grupim i cili realisht ka inkubator edhe Serbinë dhe kjo duhet pasur mirë parasysh dhe Serbia dhe regjimi serb i ka përdorur këta në shumë element edhe brenda Serbisë në luftën ndaj Kosovës, ndaj Bosnjës nëpërmjet rebuplikës serbska për të krijuar tensione. Një grupim i cili ne realisht e kemi parë dhe në veriun e Kosovës individ të tillë, aq më shumë një grupim i cili ka në përbërjen e tij shumë serb.

Është një amallgam banditësh, mercenarësh, kriminelësh, njërëz të cilët janë të gatshëm të bëjnë çdo krim për para. Shteti rus e ka përdorur sepse të jemi të sinqertë nuk mund të krijohet një grupim i tillë pa stimulimin e mbështetjen e shtetit rus që në 2014 kur u krijua për luftën e Krimesë. U rrit ndër kaq, u ushqye ndër kaq, u konsolidua ndër kaq dhe tashmë siç duhet ka dalë jashtë kontrolli në shumë element sepse ndoshta oreksi i këtij grupi është shtuar së tepërmi gjë që e ka bërë koshiente edhe qeverinë ruse për rrezikun që e kërcënon dhe tashmë ka plasur konflikti.

Mund të ketë dhe një opsion tjetër që është hipotetik të jem realist. Në qoftë se Putini do t’i përdori i ka nxitur underground për t’i treguar perëndimit se rënia e tij mund të sjelli më pas grupime edhe më të rrezikshme. Mund të jetë edhe kjo një manovër e Putinit për të dalë më i moderuar përpara këtyre më ekstremistëve”, tha eksperti i zhvillimeve botërore, Tritan Shehu.

11 Komente

  1. T
    Tir Vasili

    Ty te dhjefsha mu ne ate goje te qelbur , gangaq muti, doli edhe ky ne SNN fucku mbylle ate hale se na turperuat

    Përgjigjjuni
    1. z
      zeni

      ik mor bythqire ku merr vesh ti, qekur te futen preshi. ne bythe ke ngel gjysme robi

      Përgjigjjuni
      1. A
        Agron

        Hajde ekspert I madh se mezi te lexuam me nje fryme

        Përgjigjjuni
        1. P
          Punetori

          Eh mor rrote cari , u bëre edhe analist expert i niveleve nderkombetare tani . Or budall, qe edhe kur flet , mbllaçitesh sikur ha mut . Oj po ç'na gjeti me keto palaço politikanë !

          Përgjigjjuni
          1. F
            F-22 Raptor

            Hahahaha! Lavdi perjete preshit heroik te Lushnjes!

            Përgjigjjuni
            1. p
              preshi Lushnjes

              ik ooo rrot kari

              Përgjigjjuni
              1. e
                e çuditshme si nuk e dimë.

                Eksperti i zhvillimeve në vitin 1997-të me presh në Lushnjë, qënka edhe ekspert i zhvillimeve botërore ? Nuk e dinim.

                Përgjigjjuni
                1. B
                  Bredhi

                  Sa i mençur eshte Preshi !????

                  Përgjigjjuni
                  1. a
                    anti25642654censurë

                    hec or budall e mos fol për ato që asqë i kupton fare!!hy debil i lindur!!

                    Përgjigjjuni
                    1. k
                      kirurg

                      Ekspert l(pr)eshi.

                      Përgjigjjuni
                      1. a
                        alphade

                        Nje anestezist I rendomte na qenkerka bere “ekspert” i politikes boterore ?! Pika qe s’ju bie ketyre ashtuquajtur gazerare qe shkruajne pa pike pergjegjesie me superlative per preshngrenesin…….!

                        Përgjigjjuni

                        Lini një Përgjigje