Elisa Spiropali reagon për trazirat në Kuvend: Mosbindja civile, një nga krijimet më të bukura të angazhimit qytetar e politik në historinë e njerëzimit, po përçudnohet dhimbshëm

17 Tetor 2024, 18:18Politika TEMA
Elisa Spiropali reagon për trazirat në Kuvend: Mosbindja civile,

Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, ka reaguar për zhvillimet e kësaj të enjte në Kuvend.

Postimi i Spiropalit

Mosbindja civile është një nga krijimet më të bukura të angazhimit qytetar e politik në historinë e njerëzimit.

Thelbi i saj i pandryshueshëm, qysh me Sokratin në Greqinë e Lashtë, i cili predikonte vënien në pikëpyetje të së drejtës morale të autoriteteve për një ligj të padrejtë, e deri tek Mahatma Gandi.

Ai e gjunjëzoi Perandorinë Britanike, duke u ulur i pari në gjunjë derisa me miliona vetë u ulën pas tij në rrugët e Indisë. Ballë për ballë grykëve të pushkëve të batalioneve të regjimit kolonial. I cili hapte zjarr në trupat e tyre dhe të mosbindurit civilë nuk lëviznin nga vendi, është refuzimi absolut, i dhunës si mjet për imponimin e një të drejte të mohuar.

Beteja të tëra epike të njerëzimit për heqjen e skllavërisë, të drejtën e votës për gratë, anullimin e ligjeve raciste, fundin e aparteidit në Afrikën e Jugut, u furnizuan me energjinë e pandalshme morale dhe rezistencën e hekurt shpirtërore të mosbindjes civile.

Mosbindja civile e përjashton kategorikisht ngritjen e dorës për të demonstruar forcë dhe synon krijimin e një kontrasti moral paralizues, mes trupave të protestuesve paqësorë dhe korpusit të një padrejtësie shtetërore të perceptuar si të tillë nga shoqëria.

Mosbindja civile mishërohet nga individë që i kundërvihen ligjërimit të një padrejtësie, duke marrë përsipër ta thyejnë paqësisht ligjin e padrejtë dhe duke pranuar paqësisht pasojën personale të shkeljes së atij ligji.

Mosbindja civile përmes guximit po edhe sakrificës vetjake, i kontribuon arritjes së zgjidhjes me drejtësi, jo përmes dhunës, po përmes masivizimit të ndjeshmërisë popullore që në fund ia del ta imponojë të drejtën e mohuar, si një lloj shah mati për autoritetet.

Kjo është, me fjalë të shkurtra, përmbajtja e konceptit të mosbindjes civile dhe kështu e ka çarë rrugën e historisë forca krijuese e mosbindjes civile, në një sërë ngjarjesh të jashtëzakonshme politike e shoqërore për liritë e të drejtat njerëzore.

Asgjë më e largët me përmbajtjen e thellë morale dhe formën cfilitëse të durimit të mosbindjes civile, nuk mund të imagjinohet dot, se sa përçudnimi i dhimbshëm i opozitarizmit politik e mediatik të kësaj vjeshte.

Keqardhje e madhe!

Por sidoqoftë, forca e dhuna fizike, përplasjet trupore, kërcënimet verbale, djegia e shkatërrimi, apo çfarëdo shprehje e përfshirë së fundmi nga opozitarët tanë në konceptin e “Mosbindjes Civile”, nuk mund t’i imponohen dot kurrë Kuvendit të Shqipërisë si të drejta demokratike të askujt.

12 Komente

  1. V
    Vala

    Perderisa te mos zbatohet ligji per keta bandite te politikes edhe me keq do shkojne punet. Populli e sheh mire qe kjo bande fashiste po kercet dhembet, por s'mund te kuptoje percjelljen e tyre me teorira leshi. E vetmja zgjidhje eshte zbatimi I ligjit qe keto fashist I nxjerr jashte ligjit, sic beri Greqia me Agimin e Arte, te cilet nuk ishin kaq agresiv sa plehrat e Saliut.

    Përgjigjjuni
    1. K
      Kola

      Çudi, deputeti nuk ka imunitet për vepra penale të kryera si brënda dhe jashtë parlamentit; pse nuk ndëshkohet atëhere për to si çdo qytetar tjetër.

      Përgjigjjuni
      1. K
        Kutuzovi

        Zonja Spiropali,nxireni jashteligjit kete parti fashishte me udheheqje dhe deputet fashist. PD-ke, nuk ka qene ndonjehere demokratike,ajo vetem i ka sjell deme te medha ketij vendi dhe ketij populli. Ajo eshte ne sherbim vetem te organizateve te huaja mafioz e bandave teroriste.

        Përgjigjjuni
      2. G
        Gjeli

        Do bejme mos bindje civile qe Sali Qeni te futet pa gjyq me burgim te perjetshem. C'fare gjyqi dhe prova kerkoni ?

        Përgjigjjuni
        1. Çfare po behet me Bardhen pas tentatives per vrasj

          Nese nuk do kishe postin e kryeparlamentares nuk do me interesonte nese e falje apo jo Bardhen . Si e zgjedhur ju po perdhosni figuren e kryeparlamentares duke mos e paditur ne prokurori Bardhen per tentative vrasje Nese do ishte ne zonen time elektorale nuk do te votoja , nuk ke mbrojtur figuren e kryeparlamentares nuk ke rrespektuar ligjin .

          Përgjigjjuni
          1. F
            Fari

            Gjate jua paske shpjeguar shtazeve, merreni rrasini brenda sipas ligjit

            Përgjigjjuni
            1. L
              Labeati

              Leri teorite e mosbindjes civile por vini shtetin ne funksionon nuk mund te preket apo goditet polici gardisti nga kushdo qofte ai dhe deputet.Kush godet forcat e rendit ka goditur shtetin dhe familjen e tyre

              Përgjigjjuni
              1. D
                Daullxhiu

                Ore ate sali kermen se shof dot me sy, po ama edhe kete spiropallen verem e kam. Kokrra e gojorses

                Përgjigjjuni
                1. T
                  Toni

                  Fol Shqip qe te kuptojme ne Turqit, jo frengjisht qe te kuptojne Kinezet

                  Përgjigjjuni
                  1. O
                    Open Ballkan i mbyllur nga America.

                    Spiro-Pali edhe ortodokse edhe kartolike, kadaif me lesh pidhi dhe qi-me bythe . Bythelepirese e Ramutit, I mean goja eren e mutit te hajdutit dy metrosh

                    Përgjigjjuni
                    1. A
                      Ali Roshbulli

                      Zonja kryeparlamentare,deboini fare nga Parlamenti dhe rini rehat me delet tuaja nen grahmen e pordheve te Rames dhe do kete lezet te hani nga nje tas hallve. Prandaj ju kemi zgjedhur si dore te forte!!!!

                      Përgjigjjuni
                      1. H
                        Humoristi

                        Spiroskenderbeu e Paloka jane politikanet me simpatike humoristik!!? Bukuroshja me servilizma per Skenderbeun,bukuroshi me thirrjet 6 mujore,se popullit do t’i ngrihet,jane edhe sot ne krye te listave te mesnates,qe shkruhen nga kyetaret e partive!,

                        Përgjigjjuni

                        Lini një Përgjigje