Elisa Spiropali: Reformën në drejtësi ju e votuat me kokën poshtë dhe ne me kokën lart

2 Maj 2024, 19:49Politika TEMA
Elisa Spiropali: Reformën në drejtësi ju e votuat me kokën

Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali në fjalën e saj në seancën plenare, ka akuzuar opozitën për standardin e dyfishtë që tregon në lidhje me drejtësinë e re.

Spiropali shprehet se në protestën e paradites para Bashkisë së Tiranë, i kërkoni SPAK arrestime dhe pasdite në rrugën e shpresës e mallkoni SPAK dhe e quani organizatë kriminale.

Ajo shton se të gjithë kanë rënë dakord që në Shqipëri duhet të ketë një drejtësi ndryshe  e cila nuk është e kapur nga politika dhe për këtë të gjithë votuan, por me një ndryshim sipas saj, deputetët e mazhorancës e votuan me kokën lart, ndërsa ata të opozitës me kokën poshtë.

"Lundra juaj që po merr ujë, ka humbur dhe GPS. Paradite në revolucionin me orar në Bashkinë e Tiranë, ju i kërkoni SPAK të arrestojë Veliaj, në darkë në rrugicën e doktorit ju mallkoni SPAK i organizatë kriminale.

Për të mos folur për gardistët e kuq që shoqërojnë Berishën në dyert e SPAK dhe bërtasin “poshtë poshtë SPAK” dhe po të njëjtën gardistë të kuq bërtasin me të madhe “në burg qëni”.

Kujt ia shisni ju këtë standard në raport me drejtësinë. Që e kemi votuar me 140 koka, por ju me kokën poshtë dhe ne me kokën lart.

A kemi rënë dakord që duhet të kemi një sistem të drejtësisë që është bën drejtësi dhe nuk është i kapur nga politika.

Nuk ju akuzoj juve personalisht, madje nuk akuzoj as atë të penxheres. Ju po shqetësoni për alibinë e humbjes.

Ju dëshmoni në cdo fjalë që thoni, hendekun e madh që ekziston mes nesh dhe jush", tha ajo.

5 Komente

  1. H
    Harram.

    Si nuk tha nje fjale per pensionistet kjo çupẽ ..

    Përgjigjjuni
    1. Z
      ZEMER LOTI

      AMAN SE TI VETEM ME KOMET LART KE VOTU O MAMIC, TY TE VJEN ERA KORRUPSION 50 MILJE LARG. HAJDE MAMICE SE TE GJITHE KETU DO I PAGUANI.

      Përgjigjjuni
      1. t
        top G

        Kjo Partia Socialiste. kurva ka e kurva kishte. Por qe kur e mori Edi Rama. e mbushi me putana,

        Përgjigjjuni
        1. S
          Salehu

          pershendetje o "top G" po ti mos ke punuar gje si Kryebordelliste? a po te djege dicka tjeter qe ne kohen e Sales ishte per ty dhe nje pjese te PD e vetkuptueshme?

          Përgjigjjuni
          1. Y
            Y

            Mire e thua por kujt ja thua se ata nuk kuptojne jane ekstremiste te majte ne gen

            Përgjigjjuni

            Lini një Përgjigje