
Enkelejd Alibeaj mundi të mbledhë në selinë blu më shumë deputetë se herën e fundit kur i thirri për zgjedhjen e Presidentit të ri.
Në mbledhje ishin 23 deputetë ndërsa iu bashkuan online edhe dy deputetë të tjerë.
Në fillim të mbledhjes, Alibeaj shpjegoi hapat që do të ndiqen.
Grupi i PD zgjedh 4 kandidatë, aleatët dy kandidatë. Më pas ngrihet një grup i përbashkët PD – PS me 6 anëtarë dhe zgjedh 1 kandidat.
Kandidati në fund propozohet me firma të përbashkëta PD-PS
Por si janë numrat brenda opozitës? Brenda grupit parlamentar të PD-së janë krijuar tashmë tre nëngrupime. .
16 deputetë janë të rreshtuar me Berishën. Grupi i deputetëve as me Alibeajn dhe as me Rithemelimin përbëhet nga 12 të tjerë dhe 13 nëse në këtë grup do të përfshihet edhe Lulzim Basha si i distancuar nga përplasja brenda PD-së, ta paktën publikisht.
Rithemelimi ka përjashtuar mundësinë e përfshirjes në këtë proces dhe sipas Komisionit, Alibeaj nuk ka tagër për të biseduar në emër të Partisë Demokratike.
Ata i bënë thirrje deputetëve të mos i binden Alibeajt për presidentin duke e cilësuar procesin farsë
Ndërkohë gjatë mbledhjes së grupit parlamentar kanë filluar të diskutohen edhe emra konkrete.
Të parët janë emrat e ish-deputetit demokrat Leonard Demi, ish-ambasadorit në Shkup dhe Prishtinë, Arben Cejku dhe kolonel Dritan Demirajt.
Me konkretisht, Flamur Hoxha, Zef Hila dhe Ramadan Lika propozuan Arben Çejkun
Bledjon Nallbati propozoi Dritan Demirajn
Kreshnik Çollaku propozoi Dashamir Shehin, Lajlja Përnaskën dhe Jorida Tabakun
Sajmir Koreshi propozoi Visar Zhitin
Xhelal Mziu propozoi Dashamir Shehin, Rexhep Ukën dhe Halim Kosovën
Dhurata Çupi propozoi Princ Leken
Deputeti i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ka kërkuar gjatë mbledhjes se duhet të mandatohet Grupi i PD-së për të negociuar për presidentin e ri.
“Të mblidhemi të gjithë deputetët e opozitës bashkë, minimalisht të gjithë deputetët e dalë nga lista e PD. Ky nuk është moment ndasie midis nesh. Nuk shoh që ka diferenca që propozimi për Presidentin e ri i takon opozitës. Duhet një armëpushim mes vetes në PD dhe të eksplorohet çdo mundësi për bashkim në këtë proces.
Unë mendoj që për t’u bërë bashkë mund të mendohet që grupi që mandatohet nga Grupi Parlamentar për negociata të përfshijë deputetë nga të gjitha palët. Kandidatët tonë duhet të jenë produkt i të gjithë deputetëve të opozitës, pa asnjë përjashtim...”, mësohet të jetë shprehur ai. Bardhi madje ka nënvizuar se i ka kërkuar Fatmir Mediut që të negocioje me Rithemelimin për emrin për president.
Pas tre ore mbledhje të grupit kandidatët e propozuar u zyrtarizuan ndërsa Alibeaj njoftoi për mediat se emrat nuk janë përfundimtare dhe se ato do të diskutohen edhe me aleatët dhe grupin e Rithemelimit të premten por pa Berishën të pranishëm.
“Ne nuk kemi asgjë për të fshehur mes nesh për ti konsultuar të gjithë deputetët e grupit parlamentar, të shprehin opinionet e tyre, vullnetin për procesin dhe sigurisht për emra eventualë. Kjo është e para që unë dua ta them publikisht për këdo, do konsultohemi dhe me aleatët tanë, për të gjitha dëshirat, qëndrimet e tyre lidhur me procesin dhe emrat eventualë.
Besojmë ne që vetëm në këtë mënyrë ky proces që ka nisur seriozisht e do duhet të përfundojë në mënyrë serioze të ecë përpara. Po thoja për anëtarët e grupit parlamentar të PD, besoj është e qartë! Për anëtarët e grupit parlamentar të PD! Kjo ishte kërkesa e të gjithë anëtarëve që ishin pjesë e mbledhjes”, theksoi Alibeaj, pasi Berishën e konsideron të përjashtuar nga grupi parlamentar pas vendimit të ish kryetarit Basha më 9 shtator.
Ndërsa Mediu dhe Duka mesohet se kanë propozuar kreun e LZHK-së, Dashamir Shehin.
Prezent në mbledhje deputetët:
1.Andia Ulliri
2.Lindita Metaliaj
3.Merita Bakiu
4.Selaudin Jakupllari
5.Kastriot Piroli
6.Kreshnik Collaku
7.Ferdinant Xhaferri
8.Lefter Geshtenja
9.Saimir Korreshi
10.Dhurata Cupi
11.Gazment Bardhi
12.Bledion Nallbati
13.Oriola Pampuri
14.Xhelal Mziu
15.Jorida Tabaku
16.Eralda Tase
17.Dashnor Sula
18.Flamur Hoxha
19.Enkelejd Alibeaj
20.Arbi Agalliu
21.Gerta Bardeli
22.Zef Hila
23.Ramadan Lika
Online
Emilia Koliqi
Zheni Gjergji
Emrat kandidat për president
1. Leonard Demi
2. Arben Çejku
3. Dritan Demiraj
4. Visar Zhiti
5. Rexhep Uka
6. Halim Kosova
7. Dashamir Shehu
8. Princ Leka
9. Jorida Tabaku
10. Lajla Pernaska
Shtoni dhe Ujkun e Cerikut ,Princin e Libofshes ,Makbethin,Liun e Xhixhes e no nji tjeter .O ju dhe te tjere si ju , jeni per te trembur laraska .
Me te ndyre ne kete liste ja dy vets Dtits Demiri dhe leonard Demi. Pervec Visar Zhitit te gjithe te tjeret nuk ja vlen te jete president. PS nuk duhet te beje si thote opozita. Preidenti kete here duhet te jete nga e majta.
ahahahahaha o forte kjo
Meqe ju e veconi Visar Zhitin ai duhet te sqaroje para publikut shqiptar deklarimin qe Enver Hoxha therte cdo dite nga 4-5 foshnje ne maternitet per ti marre gjakun e bere transfuzion.Nje njeri qe genjen kaq paturpesisht te behet president mbi palet e i paanshem.Une se besoj nese ka trapa le ta besojne
Nqs do behet president Dritan Demiraj dhe Leonard Demi neve si familje nuk do ta votojm PS ne zgjedhjet e adhesheme.
Je shume i sakte. Keshtu ka thene. Pinte gjak femijesh qe te jetonte. Me kete gje, Vissr Zhiti tregon se nuk mbush shume.
safeti, qenke sadist dhe kriminel me genjeshtrat e tua kriminale! Po ç'ti bejme; kriminelet midis nesh, na i ruan SPAK-u qiparizit qe zevendesoi plepat.
Nuk genjen Safeti por je ti qe nuk e di. Kerko ne intervistat e Zhitit dikur e do ta gjesh.
Me mire Leka Zoku se kjo liste me hallvaxhinj dhe zagare pa fund..!! Opozita vuan per mendim te pjekur ose eshte e qellimshme per te zgjedhur nje “ president” te tipit Meta, gaz i botes..
Dashamir Shehit rakine dhe qoftet per 5 vite ja sponsorizoj une.
TE GJITH KETA JAN PER TI HEDHUR NE GROPEN E HALES NJERZ TE SHKERDHYER PA DINJITET DHE ME DY FYTYRA
Keta jane kandidate mbi palet?
Po cfare prisni ? shifini kush propozon ,te gjithe injorsnta e idiota ,pa le ajo Cupi ,thote princ Leka gjyshi Ahmet Zogolli tradhetoi dhe vodhi floririn
Stan me LEPUJ e BABALE nuk behet , keta e kanë mendjen te bejnë ndonjë SKUTHLLËK , pa BYTHË për të bëre ndonjë gjë të hajrit nuk kanë .
Kur do zgjidhet ndonjë president i djathtë ? Pak histori . 92-97 Ekstremi i majtë , Selretar i PPSH-së . Mejdani i majtë , nga bota akademike . Moisiu u zgjodh nga e djathta , me prejardhje nga e majta , e meritoi dhe shembull për të gjthë ! Bamir Topi , Drejtor i IKV-së në atë kohë . Nishani , ish oficer ANËTAR SHEMBULLOR i “VULLNETARËVE të Enverit” , ushtar shëmbullor në SHQUP ! Like Baftjari (floriri i SB), i majtë , po halli e çoi djathtas . Këtë rradhë me që këta BABALET e SHQUP-it nuk po e zgjedhin dot , e majta le t’ë zgjedhë një të djathtë , se s’u bë qameti , më i mirë se ky i majti që kemi , do jetë !
Propozimi më idiot eshte per Leka Zogun , nje cope mishi me dy sy , propozim i bere nga torollakja dhe budallacka Dhurata Cupi . Eshte fatkeqsi qe ne Parlament ka trushkulura si kjo debilia , qe flet ne emer te populli . TURP !!!!
Nuk ndjehem i perfaqsur me asnjerin nga keto emra... Visarit psh vet B. Nishani ne 2015 i ka ven ne diskutim logjiken. Kta ushtaraket jan si te shkare nga natyra, plus qe ky zotnia ka qen me probleme, Jorida esht PD e deklarume e shplame, pra nuk del dot mbi palet... tjetri pijanec qe tregon barcaleta kafenesh, princi sdi se ku ka koken, per te tjeret sja vlejn komentet. V.k
Paska katandisur vertet keq opozita, qenka lodhur shume....... Te leme genjeshtare, pijanece etj etj, poooor, pretendentin per monarki ta besh president REPUBLIKE, eshte vertet te tallesh, pervec asaj qe ai eshte nje cope injorant qe as shqipen e flet ne rregull
Ore pse nuk e bejne si ne Austri dhe Gjermani qe presidentin ta zgjedhin vete njerezit dhe jo Parlamenti. Emrat ne Parlament I zgjedh qe I zjedh Sala ose edi. Keshtu qe votojme te pakten 1 here ne pese vjet vete ne si njerez dhe jo keto 2 b..... Kemi 76 vjet qe na cajne trapin gangsterrat e katuneve dhe bythlepiresit e qyteteve..
Llogje Kavaje.Duke pare hallakatjet e propozimeve,verejme nivelin e ulet qe kemi per istitucionin e Presidentit.Per mendimin tim e "djathta" zyrtare eshte e coroditur dhe e kompleksuar.Duke mos pasur nje unitet,ne mendim e veprim,propozojne emra pa vlera te mirfillta.Si gjithmon,egoizmi per te qene protagonist,sjellin te tilla propozime.Ata duan te duken para"kryetarit suprem"