EMRAT: Rama ‘blindon’ Tiranën, e përforcon me drejtues politikë dhe ministra

22 Mars 2026, 15:20Politika TEMA
EMRAT: Rama ‘blindon’ Tiranën, e përforcon me drejtues

Pas përfundimit të Asamblesë së Partisë Socialiste, kryeministri Edi Rama thirri sot në 22 mars në orën 10:00 një mbledhje me drejtuesit politikë të qarqeve në selinë qendrore të PS-së.

Mësohet se kryeministri ka përforcuar akoma më shumë Tiranën, duke vendosur në njësi të ndryshme të kryeqytetit drejtues politikë dhe ministra.


Në njësinë 1 në Tiranë është emëruar edhe Mirela Kumbaro. Në njësinë 2 u emërua Blendi Klosi, në njësinë 3 Ervin Demo.

Në njësinë 4 shkon Eduart Shalsi, që zëvendësohet me Damian Gjiknurin. Ky i fundit do të shërbejë në njësinë 11 në kryeqytet. Në njësinë 6 është shtuar edhe Belinda Balluku, në njësinë 7 është shtuar si drejtues edhe Mazniku.


Në njësinë 8 është shtuar si person kyç për PS-në Niko Peleshi. Në njësinë 10 do jetë drejtues politik për PS-në dhe Bledar Çuçi. Tek njësia 11 kalon Gjiknuri, Ervin Hoxha dhe Ulsi Manja.

Personat kyç për PS-në në njësitë e Tiranës

 

Njësia 1

Lindita Nikolla


Adea Pirdeni

Mirela Kumbaro

Njësia 2

Gent Gazheli

Delina Ibrahimaj

Olta Manjani

Blendi Klosi

Njësia 3

Iris Luarasi

Edona Bilali

Ervin Demo

Njësia 4

Blerina Gjylameti

Eduard Shalsi

Njësia 5

Fatmir Xhafaj

Taulant Balla

Erion Braçe

Njësia 6

Albana Koçiu

Endrit Yzeiraj

Megi Fino

Belinda Balluku

Njësia 7

Sofian Jaupaj

Enkelejd Musabelliu

Arbian Mazniku

Etilda Gjonaj

Njësia 8

Igli Hasani

Vilma Premti

Niko Peleshi

Njësia 9

Ogerta Manastirliu

Olti Muzaka

Njësia 10

Besford Lamallari

Bledar Çuçi

Njësia 11

Damian Gjiknuri

Ervin Hoxha

Ulsi Manja

Njësia 12

Toni Gogu, Xhemal Qefalia dhe Silva Caka

Njësia 13

Elisa Spiropali

Anila Denaj

Njësia 14 dhe Kashari

Blendi Gonxhe dhe Plarent Ndreca

Takimi sot erdhi në vijim të ndryshimeve të rëndësishme në strukturën drejtuese të partisë, të cilat u prezantuan dje gjatë Asamblesë së përvitshme, ku u diskutuan emrat e rinj që do të udhëheqin qarqet në vitet e ardhshme.

Gjatë Asamblesë, kryesocialisti Rama vendosi të bëjë lëvizje të rëndësishme në pozicionet e drejtuesve politikë, duke larguar nga funksionet katër figura kryesore: Elisa Spiropali, Benet Beci, Eduard Shalsi dhe Emirjana Sako. Këto ndryshime, sipas kryesocialistit lidhen me nevojën për të përforcuar strukturat lokale të partisë dhe për të vendosur drejtues me eksperiencë dhe për rezultate në terren.

Pas këtyre ndryshimeve, pozicionet e reja u ndanë si më poshtë: për Tiranën, Elisa Spiropali u zëvendësua nga Taulant Balla dhe Ogerta Manastirliu.

Durrësi do të drejtohet nga Blendi Klosi, duke marrë vendin e Emirjana Sakos, ndërsa Lezha do të ketë një drejtues të ri ministrin Ermal Nufi, i cili zëvendëson Ulsi Manjën. Për Shkodrën, drejtimi politik kalon te Ermal Karakaçi, në vend të Benet Becit, ndërsa Dibra do të udhëhiqet nga Ulsi Manja, duke zëvendësuar Blendi Klosin. Për Kukësin, përgjegjësia i besohet Erjon Malajt, i cili merr vendin e Eduard Shalsit.

Përveç këtyre ndryshimeve, kryeministri Rama ka vendosur të konfirmojë disa drejtues të qarqeve. Kështu, kanë ruajtur pozicionet e tyre Bledi Çuçi në Vlorë, Niko Peleshi në Korçë, Mirela Kumbaro në Gjirokastër, Ervin Demo në Berat dhe Arbjan Mazniku në Elbasan.

4 Komente

  1. S
    Sufllaqe

    Kush ta ka shti friken o i bukuri i dheut? Uli taksen w naftes ai i Maqedonise që e ka 1.50 euro. Ti lesho Meron w Car-lon me fajin e ka Saliu se mban ky milet. Mero te lutem me lesho ca lepires ne komente, apo jane rruges duke marre grate e motrat nga motelet w drejtoreve?

    Përgjigjjuni
    1. K
      Kasem Trebeshina

      100 veta me zevendesu Lali Erin. Po te mos e kishit sulmuar bashke me protestat e Belind Ballukut e Ols Dados s’do felliqeshit ne kryeqytet. Ferkoni sumen tani, sic ferkuat duart! Gjynah per Tiranen!

      Përgjigjjuni
      1. S
        Sufllaqja me qepe

        A thua do ta shpenzojne lekun keta ????

        Përgjigjjuni
        1. A
          Argita

          Nryshimet behen per te perfocuar steukturat dhe ce dosje njerez me eksperience!! Elisa Spiropali e emeruar per eksperiencen e saj si kryetare e kuvendit, perpara 6-7 muaj si ministre e puneve te jashteme, me pas zevendesohet si minsitre, dhe tani si drejtuese qarku! Tani e kuptoi Edi Rama se i kishte dhene detyra qe nuk kishte eksperience! Nese nuk ka kopetenca per te vleresuar, zgjedhur bashkepuntoret, atehere le te jap doreheqjen per mungese kopetencash. Ka 14 vjet ne qeveri, akoma nuk di te zgjedhi bashkepuntoret, pergjegjesi personale nuk ka Ky !!

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje