Erion Braçe revoltohet me ministrin e Bujqësisë: Ka dy muaj që e kërkoj

2 Prill 2026, 11:45Politika TEMA
Erion Braçe revoltohet me ministrin e Bujqësisë: Ka dy muaj

Deputeti i PS-së, Erion Braçe, gjatë fjalës së tij në Kuvend ka komentuar paralajmërimin e ambasadës së SHBA-së për sulme të mundshme nga Irani në Shqipëri.

Braçe u shpreh se çështje të tilla kërkojnë përgjegjshmëri të lartë dhe nuk duhet të përdoren në mënyrë që të krijojnë panik te qytetarët.

Gjithashtu ai kritikoi mungesën e ministrit të Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla, në Kuvend, duke u shprehur se që prej muajit shkurt ka kërkuar një  interpelancë me të.

Po ashtu ai është shprehur se iu deshën 6 jave për të marrë informacion, duke theksuar se kjo nuk është e pranueshme të pritet e 6 javë të tjera  për praninë e ministrit në Kuvend

Braçe: Paniku mund të godasë qytetarët e Shqipërisë. Unë do të kërkoja që të ketë përgjegjshmëri në sallë dhe janë çështje që nuk diskutohen këtu. Dhe nuk duhet të shkaktojmë panik mbi të ardhurat e shqiptarëve. Turizmi ndërtohet mbi besimin.

Kam që në muajin shkurt që kërkoj interpelancë me ministrin e bujqësisë. Çështjet për të cilën e kam thirrur ka të bëjë drejtpërdrejtë me ushqimin.

Në këtë situatë mund të lëvizë ministri i Jashtëm, i mbrojtjes, por i Bujqësisë. Në fillim ishte në Bruksel. Sot me thonë se është në Kosovë. Agjendën time nuk e bën ministri.

Do të kërkoja që kjo gjë të mos ndodhë më. Mu deshën 6 javë të marrë informacion. Tani do të pres 6 javë që ministri do të vijë këtu. Kjo nuk mund të ndodhë.

2 Komente

  1. S
    Salihi qe pret heqjen non grades

    Ky te vizitohet ashte ne te miren e ps por edhe te vehtes tije, kryesia asambleja grupi parlementare I ps ashte mbledhur disa here, kush e pengon kete te flase, te pyes e te kerkoje cfare done ne keta forume apo te plase nje budallek pensioni I nje njerit qe ka ndrrue jete, Shqiperia ka probleme shume madhore e jo se cunat e lagjes kane ba sherr, kanalet e kumunikimit me koleg ketije budalles nuk ja ka mbylle kush

    Përgjigjjuni
    1. B
      Brigadieri

      O Braçe kalamani! Çfarë mutin do ore burrë o parritur që mbete fëmijë, me Ministrin e Bujqësisë? O torollak, je në pushtet o karavidhe dhe mos më bëj port-halin se paguhesh 5 milion lekë në muaj nga taksat tona. Nuk je për deputet por për brigadier në bujqësi që të të dhëmb kurrizi nga lodhja o kalama!

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje