Kuvendi i është përgjigjur zyrtarisht deputetëve të Partisë Demokratike, pas kërkesës së këtyre të fundit për caktimin e datës së mbledhjes së dytë të Këshillit të Mandateve dhe Imunitetit, me qëllim shqyrtimin e kërkesës së Prokurorisë së Posaçme për dhënien e autorizimit nga Kuvendi për arrestimin e zëvendëskryeministres dhe ministers së Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku.
Peleshi argumenton se kërkesa e 5 deputetëve demokratë që janë pjesë e Këshillit të Mandateve nuk pranohet pasi ende nuk është ezauruar koha e nevojshme që i duhet palës mbrojtëse, pra Ballukut, të njihet me aktet dhe dhe provat e paraqitura nga SPAK në Kuvend, dhe të përgatisë mbrojtjen e saj para ligjvënësve.
Në përgjigjen zyrtare Peleshi shton më tej se Kuvendi duhet të presë edhe vendimin e Gjykatës Kushtetuese, e cila ka vendosur të marrë në shqyrtim ankimin e kryeministrit Edi Rama për një përplasje kompetencash së krijuar nga akti i GJKKO-së për pezullimin e Ballukut nga detyra.
Nuk ka lidhje shkarkimi nga detyra me imunitetin, o Pelesh. Jeni shnderruar ne nje bande hajduto- mashtruesish. Ja kalyat fhe Sali sqapit. Turp e faqja e zexe. Marrte perendia hak per shqiptaret.