
Ndonëse Sali Berisha shumë prej sulmeve të tij ndaj drejtësisë i ka artikuluar në selinë blu, krahas deputetëve që kanë të njëjtën linjë me atë të PD zyrtare, edhe ato që janë në “grupin” e Gazment Bardhit, duket se nuk e mbështesin në këto deklarata.
Kështu la të kuptohej deputeti opozitar Lefter Gështenja në emisionin “Repolitix” në Report Tv. Gështenja tha se inkurajojnë drejtësinë të kryejë punën e saj.
“Qëndrimi i grupit parlamentar të Pd ka qenë deklarata e Bardhit. I jemi bashkuar të gjithë. Pra e kam thënë dhe nuk i fshihem. Kam thënë drejtësinë e inkurajojmë në punën e saj”, tha Gështenja.
O Geshtenja o teveqel, po ju terheq kryekrimineli Berisha per hunde per te realizuar planet e tij. Kur ta kuptoni do te jete vone e do ta hani dhe ju bashke me te !