Fabula fatale e zgjedhjeve pa Edi Ramën

13 Shtator 2024, 20:51Politika TEMA

Fabula fatale e zgjedhjeve pa Edi Ramën

Nga Ylli Pata

Spinët e Sali Berishës tashmë kanë nxjerrë hapur e qartë tezën se nuk ka zgjedhje me Edi Ramën. Një tezë që realisht është turpëruese për çdo parti apo politikan që do të vijë në qeverisje.

Por turpi, në këtë vend hahet edhe bukkë edhe me djathë, por edhe me flori zotëri.

Kjo është një tezë pa lidhje sepse qoftë i shkreti Berisha qoftë të tjerët që i shkojnë anash, nuk vijnë në pushtet ndryshe. Në fakt Sali Berisha ka ardhur në pushtet ndryshe nga shantazhi, ka ardhur në pushtet nga presioni, pasi realisht Sali Berishë nuk e ka pasur dhe e ka mazhorancën.

Mbështetësit e Berishës kanë një fabul që e thonë e ku përmendin Elvis Roshin, Bajrat, Qifen, apo shijaksit. Është alibi. Totalisht alibi, sepse Bajrat, Celët etj, etj, dikur kanë përkrahur PD-në. Madje fort.  Po cila ka qenë kjo pëkrahje? Ka qenë që socialistët “centristë” të mos i lejojë në zgjedhje. Por kjo nuk është më rast. Megjithatë spinët e Berishës mbrëmë përmenden Elvis Roshin në Kavajë. Një personazh që sot nuk ka pushtet por që ka influencë dhe lidhje me pushtetin e demokratëve që kanë marë bashkinë e Kavajës.

Por a ka qenë Elvis Roshi një personazh përthunues që Shkullaku e konsideroi një fuqi politike në Kavajë? Natyrisht që jo! Elvisi, Ben Noka, Tom Doshi e të tjerë kanë qënë patronazhistë të PD nga 1992-2013. Por në 2013 u afruan me PS. Mëkat? Ndoshta! Por një pyetje për Skullakun: a mundet mëkati i Elvis Rosshit mund të mbulojë mëkatet e Sali Berishës? A mundet?

Por kjo është një pjesë e logjikës, pasi thelbi është jo zgjedhje me Edi Ramën! Po si duhet? Si e kërkon opozita? Kërkon një qeveri dhe jo një rregullator po ligj zgjedhor. Sali Berisha sot mund të hapte listat të ndryshonte sistemin, të sillte një zgjedhje më demokratike dhe se bëri. Atëherë? Po nuk ërmbyse kazanin nuk ka zgjidhje!

TemA

4 Komente

  1. E
    Emig......Ranti

    Te mos rrafshojme dhembet kot me te tille analiste q e nuk e kane hallin e merr apo jo salziu pushtetin Ata bejne llogarite e tyre se ku do te gjejne strehe per te rrufatur ndonje kokerr leku, Ata tashme e kane kuptuar me ne fund se boset e tyre nuk do te mund te paguajne me paga sa dhe presidenti i SHBA-se do ti kishte zili. Teoria e mos shkuarjes ne zgjedhje pa Edvinin eshte paralajmerim per humbjen e radhes njekohesisht dhe nje ogur i keq per ta

    Përgjigjjuni
    1. F
      Fatosi

      Po me shkullakun do meresh o ylli. Ate e ka bërë zoti me shenjë për ta dalluar si njeri kërrmë, ashtu si topall çalaman që është nga fiziku, ashtu është dhe nga trutë. Harrove që ky çalamani, bushati, bënin duanë e albin kurtit ku paguheshin për të bërë politikën e tijë

      Përgjigjjuni
      1. Q
        Qytetari jo dicidal

        Te degjosh e te marresh per baze servilin e Sali Berishesh, Shkullaku, eshte injorance, dhe duhet te jeshe nje i lujtur mendesh. Si mund ta quash analist politik nje person qe perserite si papagall te njejtat fjale ne c'do emision, dhe aq me keq te te njejtit person si Sali Berisha. A u kujtohet se c'thodhte ky i madhi analist per Lulzim Bashen,kur ishte Kryetar i PD ?

        Përgjigjjuni
        1. r
          raul

          Kjo eshte alibia e fundit qe i ka mbetur perbindeshit te vicidolit per te pergaditur trushplaret bushkolas qe i shkojne pas se cfare do u thote te nesermen e humbjes katastrofike qe e pret perbindeshin e vicidolit diten e zgjedhjeve pas me pak se 8 muaj. Ai do dale tek tyrbja dhe ne rolin e imam haxhi dede sali dumbabes me 40 hajdute do thote : e ju pata thene para 8 muajsh se me Edi Ramen nuk behen zgjedhje, se ai vuri ne perdorim patronazhistet dhe njerzit nuk votuan te lire , se ai bleu votat ( sic dikur i blente vete perbindeshi ) e lloj lloj mrrokllash.Gjendja e rende psiqike e perbindeshit qe ne cdo dalje permend 57 here mesatarisht Edi Ramen si shkatar te gjoja *mjerimit *ne Shqiperi tregon se ai nuk ka asnje alternative dhe ne vetevete e di mire se cfare pret nga zgjedhjet 2025 qe do jene me te mirat e mundeshme dhe Edi Rama merr mandatin e 4t dhe mbi 84 deputete

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje