Familja Berisha sulmon Roland Bejkon, pse del në televizor

28 Mars 2023, 19:18Politika TEMA

Familja Berisha sulmon Roland Bejkon, pse del në televizor

Pasi e sulmuan fizikisht, gjatë sulmit për të marrë me vare dhe qysqi selinë e Partisë Demokratike, tashmë ndaj Roland Bejkos kanë nisur edhe sulmet mediatike nga ana e familjes Berisha.

Shkak për këtë është bërë kandidatura e tij për Bashkinë e Tiranës.

Sipas tyre, ai është i blerë, pse shkon e flet në ABC News.

Gjë që në fakt, Bejko ka vite që e bën, pra që del dhe flet në televizione të ndryshme, jo vetëm si politikan, por dhe si intelektual dhe profesor që është.

Këtë të martë, portali i familjes Berisha ka nxjerrë një listë me analistë e politikanë që flasin tek ABC, dhe mes tyre është edhe emri i Bejkos, për të treguar se ai është i kapur nga socialistët, pse në këtë televizion është drejtor Sokol Balla.

Me logjikën e tyre, edhe ata që shkojnë e flasin fjala vjen tek Syri, janë të kapur dhe paguhen nga Berisha.

Por meqë nuk duan që Bejko të dalë tek ABC, ndoshta do të bënin mirë ta thërrisnin tek Syri, vetëm se a do kishin qetësinë që të dëgjonin argumentet e tij kundër Sali Berishës?!

Vetë Bejko ndërkohë, i pyetur për këtë aludim qesharak, ka thënë:

“Kam zgjedhur të isha i atashuar në një media sepse isha qytetar i lirë. Sot që jam kandidat për kryetar bashkie në bazë të planit të fushatës dhe të komunikimit, do të jem në kontakt me të gjithë televizionet siç kam qenë përpara 1 muaji para se të bëja një marrëveshje me një media”.  

Që do të thotë, nëse e ftojnë, është gati të flasë dhe për Syrin e Zenit.

3 Komente

  1. d
    drini

    Po kete karin gjeti princi i Libofshes te kandidoje ne Tirane? Ky smerr votues...ky do marre dy bole qe te kompletohet.

    1. S
      Sqarim

      Jo se del ne televizor or Mero qeni qe genjen dite e nate , por sepse eshte I PUNESUAR dhe paguhet me PARE me kontrate tek tv ABC .

      1. A
        Adrian

        Te Syri mos shko se te heqin qafe, para apo pas daljes nga emisioni.

        Lini një Përgjigje