“Çfarë e lidh Dr. Pazarin me Elvis Roshin?”, Basha: Vota për të janë vota për Metën te 313-ta

6 Prill 2025, 18:55Politika TEMA

“Çfarë e lidh Dr. Pazarin me Elvis Roshin?”, Basha: Vota

Drejtuesi politik i Koalicionit Euroatlantik, Lulzim Basha, gjatë fjalës së tij në takimin ku prezantoi kandidatët për deputetë në degën 6, foli për bashkëpunimin Rama-Berisha dhe pazaret e tyre.

Basha u ndal te kandidimi i kushërirrit të Elvis Roshit, ndërsa ky i fundit ka nisur dhe fushatën për kandidatët e Berishës. Sipas tij, një pjesë e demokratëve që i shkojnë nga pas, nuk e dinë se të votosh për listën e hapur të Berishës, do çojnë në parlament Elvis Roshin dhe Ilir Metën.

Ai më tej ka ironizuar duke thënë se kjo është “beteja” e doktorit kundër Edi Ramës, që lidhjet se janë në Pazar po dalin ditëa ditës. Sipas Bashës, Rama-Berisha bashkë e kanë poushtetin, bashkë e kanë kryebashkiakun e Shkodrës, bashkë i bënë listat e deputetëve, bashkë e kanë Malin e Tiranës dhe ndërtimet e tjera tek “Selman Stermasi”, dhe bashkëpunimin final e kanë ta godasin SPAK-un. 

Pjesë nga fjala e Bashës:

Çfarë të lidh teksa shkon nga një qytet në tjetrin me një grusht demokratësh sypërdhe, që e kanë kuptuar, se duhet të jesh pa tru mos ta kuptosh që ky e ka shitur tashmë, e ka bërë pazarin me Ramën. Na jep përgjigje çfarë të lidh me Elvis Roshin? A e dinë ai grusht demokratësh që i merr nga një vend në tjetrin që këdo që të votosh në listën e hapur të Tiranës, prapë se prapë lista e mbyllur provalon.

Që ti do në Parlamentin e ardhshëm me votat e demokratëve të çosh Elvis Roshin dhe Ilir Metën. Çfarë e lidh Sali Berishën me Ilir Metën? Sot edhe ai tek 313. Pse? I akuzuar për korrupsion, për fshehje pasurie dhe për pastrim parash. Kjo është beteja e premtuar kundër Edi Ramës. Të marrësh Elvis Roshin apo kushëririn e tij të parë e ta fusësh në listën e atij formacioni politik që i ke vënë një vulë, që prapë se prapë ta dha Edi Rama në shkëmbim për votën për të liruar të korruptuarit e Edi Ramës vitin e kaluar. 111 të korruptuar të Edi Ramës, nuk i lironte dot Edi Rama pa ia dhënë votat Sali Berisha. Këto janë lidhjet që i mbajnë ata bashkë. Bashkë e kanë pushtetin, bashkë e kanë kryetarin e bashkisë së Shkodrës.

Bashkë i kanë bërë dhe listat me njëri-tjetrin, të paktën këtë listën me paçavure me Ilir Metën dhe me Elvis Roshin me shokë. Bashkë i kanë interesat ekonomike, nga Mali i Tiranës, mali i korrupsionit, tek kullat e tjera. Tek “Selman Stermasi”, edhe aty bashkë janë. Bashkë i kanë mediat, në veçanti ato media e dini fare mirë ju që nxjerrin një herë një fytyrë, një herë fytyrën tjetër, si dy fytyra të një monedhe. Dhe në këtë mënyrë bashkë duan të ruajnë pushtetin e tyre, privilegjet e tyre dhe të godasin SPAK-un.

Ky të paktën është plani i tyre. Dhe plani i plotë ishte që në zgjedhje të ishin vetëm këta. Pushteti i korruptuar i Edi Ramës me një pseudoopozitë, një pazar opozitë, me doktor pazarin në krye, që bën si opozitar i madh por sa herë që vjen momenti për interesin e tij apo interesat e Ilir Metës, apo interesate e Edi Ramës, është i gatshëm për pazarin e radhës.

10 Komente

  1. V
    Veledini

    Kurrë nuk është vonë. Jepi zoti Basha, kusur mos u lërë shushunjave që kanë 80 vjet po i pijnë gjakun këtij populli dhe shkretojnë këtë vënd. Diskreditimin e "bandës së të katërve", Berisha, Rama, Veliaj Metaj, këtyre gjakpirësve të paskrupullt, duhet t'a bëjnë të gjithë, kjo është imperativ e kohës.

    Përgjigjjuni
    1. V
      Veledini

      Mos ma vini re, jam rrotë kari me patentë.

      Përgjigjjuni
    2. a
      astrit

      Si ta kuptoj shqiptaret qe ishin ne nje sistem politik hale e gjakatare komuniste kemi kaluar ne nje sistem te ndyre hajdutesh e peversesh

      Përgjigjjuni
      1. L
        Liri

        Ik mor zhgarravine njeri.ik takohu me Tao Tao skutash.njeri I vonuar menderisht.lider bytha jote.hahahah.ti je I gamor

        Përgjigjjuni
        1. P
          PP e koheve moderrne .

          Bashke Jane , sepse nuk mund te Ndahen , sepse Kane te njejten detyren , pushtetin e perjetshem , pozite - opozite . KY eshte misioni I tyre qe ata , deri Tani , e Kane realizuar ne menyre perfekte . Ti Lul , kekon t'u prishesh rehatin , prandaj atyre plumbi u ka mbetur te zbrazin mbi ty .

          Përgjigjjuni
          1. B
            Brucco

            Mos na bej kaq shume per te qeshur se na kpute damaret e barkut. Imagjino me ta prish reatin Luli.

            Përgjigjjuni
            1. J
              Jonny

              Ky Lulë gomarë sështë më i mirë se tjerët, Luli vodhi rrugën e kombit me 300 miljon euro, shiti së bashku me Sali kërmën 300 km2 deti greqisë për ineresa të Babit politik, ky ishte ministër i mbrenshëm kur u vranë katër demonstrus në janar të 2011, e shumëkrime tjera, ky matrapas ka shpijunu edhe ushtatët e luftës te Euleksi, dhe ka fshi epo kafshehur fakte të krimit me vajzën apo mbesën e Milicës, kurse ju mos mbroni një kriminel, siç thotë fjala popullore të të them sa nuk më ke thanë, mendon se në këte mënyrë do të mbroj veten, porë jo se është i zhytur deri në fytë me krime së bashku me Sali kërmën

              Përgjigjjuni
            2. M
              Mangalli

              Then kjo nga Lul Daullia mua me zune uuhhuu po iki ne wc

              Përgjigjjuni
              1. N
                Na myten

                Bashke me ta ke qene tek Rruga e Kombit, Gerdec dhe 21 Janar.

                Përgjigjjuni
                1. E
                  Endei

                  Aman ti thot njwri këtij gjumashit që Edvin Ramën nuk e arrin dot të rrij zgjuar natë e ditë po deshi. Unë e di që pagjumësia të budallalleps po çudi të bëka dhe gjumi budalla.

                  Përgjigjjuni

                  Lini një Përgjigje