
Prej orës 11-15, kur në Gjykatën e Tiranës u shpall se Agron Zhukri ka regjistruar vulat dhe logot e Foltores, në eterin e ekraneve dhe rrjeteve online ndodhi një batërdi e vërtetë. Një batare fanfarash, entuziazëm i pamasë, që dukej që në fillim që ishte një teatër, por me kalimin e orëve mori përmasat e plota të tragjikomedisë.
E quajtën të marrë selinë e PD-së, madje një idhtar i fortë i Foltores përgatiti dhe karikaturën e ditës, duke ilustruar Zhukrin që i dhuronte vulën Sali Berishës.Të tjerë shkuan edhe më tej, por thanë që pas Bashës, radha i ka ardhur edhe ambasadores Yuri Kim të shkarkohej. A thua se në SHBA ka një gjyqtar që ka qenë shofer, e gruan e ka pasur sekretare të doktorit. Por ca të tjerë shkuan edhe më tej, siç kanë bërë gjithë këto kohë, nisën linçimin e tradhëtarëve. Dikush që mbështet foltoren kishte përzgjedhur për të linçuar me dacibao Roland Bejkon. E komentet poshtë ishin drithëruese: “Atij do t’i prishen frenat në Qafë Kërrabë”, e të tjera me radhë kobe të tilla. Siç kishte edhe juristë sulmuan Enkelejd Alibeajn, që fill pas vendimit të Zhukrit, qetësisht bëri një fact check të situatës, natyrisht duke e kontestuar edhe vendimin.
E pikërisht pas kësaj deklarate mjaft të fortë të Alibeajt, ndodhi pjesa kulmore e këtij teatri që po trazon publikun, por sidomos mbështetësit e opozitës, vetëm që të sistemohet doktori ashtu si do. Televizionet live lajmëruan se një delagacion i “Komisionit të Rithemelimit” u turr drejt selisë së PD-së. E menjëherë nisën spiketet, duke komentuar tensionin, si një kronikë ndeshjeje me emocione të forta. “Po shkojnë: do të shkojë pas tyre edhe Berisha?”. “Thuhet për bisedime, lidhemi me gazetarin tonë në zyrën e Berishës. Sa zbriti, por nuk foli me mediat. Nuk e dimë ku po shkon”. “Sapo u njoftuam se po shkon në selinë e PD-së”. Në këtë kronikë tensioni kreshendo, analistët në studio nuk patën dyshime. “Doktori po tregon se luajti një lojë të madhe, i vetëm në fushë dhe fitoi. Tani PD është e tija”.
Në ndërkohë, Voltana Ademi çoi në Shkodër, disa shoferë të bashkisë, që në derën e mbyllur të selisë së PD-së atje, pas largimit të drejtuesve të vendosnin foton e madhe të Sali Berishës, e ta puthnin para kamerave. Ndërkaq, në selinë e PD-së, Sali Berisha ishte futur brenda në vendin ku Alibeaj e Gazmend Bardhi po diskutonin me dërgatën e Foltores. Takimi zgjati, por analistët në studio nuk kishin dyshime: është e kotë, do të zbrazin zyrat, në zyrën që ka pasur Basha do të hyjë doktori. Nuk janë negociata, por thjesht një çaj miqësor për triumfin e arritur”.
Mbaron takimi më në fund dhe del i pari Berisha. Si gjithmonë ai nuk flet për ç’ka ndodhi në realitet, por si e percepton ai realitetin. “I thashë zotit Alibeaj…”. “Tani demokratët të bashkohen…” Por në nëntekst nxjerr një qëndrim të rëndësishëm që su kap siç duket nga mediat. “Kryetarëve të degëve u bëj thirrje se do të rikandidohen”. Po kush do t’i shkarkojë ata kryetarë ishte pyetja spontane, por që s’ja bëri kush Berishës?
E këtu nisi realisht rënia e atij turravrapi që mbushi ditën dje, por që vulën e mori nga dalja pas Berishës, e Enkelejd Alibeajt, kryetarit të komanduar të PD-së. I cili shpjegoi me hollësi gjithçka kishte ndodhur, si dhe dha qasjen e PD për atë që do të ndodhte. Sipas Alibeajt, ai si kryetar i PD(I komanduar) i kishte thënë se duhej të largohej, pasi i përket të shkuarës dhe është shpallur Non Grata nga SHBA. Bashkimi me foltoren bëhet pa Berishën, ndërkohë që shpjegoi edhe ligjërisht që Berisha nuk është anëtar i grupit parlamentar, e duhet të presë shtatorin tjetër nëse do të ketë vendim për tu rifutur në grup.
Ndërkaq, politikisht dha një qëndrim të qartë, që nuk ndryshonte fare nga ai i Lulzim Bashës kur drejtonte PD-në. Pra nuk kishte ndryshuar asgjë, përveçse notat e mizanskenat e teatrit. Mungonte Saljanji me hu në dorë, apo edhe të tjerë që e lanë vetëm selinë me vetëm Alibeajn e Bardhin, që të përballojnë turravrapin e Sali Berishës me të tijtë.
Alibeaj, jo vetëm e përballoi, por e zbrapsi në mënyrë efikase pa ngritur zërin. Madje i tha edhe “hajde e merre selinë kur të duash, por asgjë nuk e ndryshon qëndrimin e PD”. Pra jo “ta dorëzojmë”, po “hajde merre”, e këtu natyrisht Sali Berisha nuk ka sesi të përsërisë një 8 janar tjetër, do të ishte shkatërrues për të dhe mbështetësit e tij. Megjithatë, me turravrapin e tij, Berisha ka tentuar të luajë bllofin me anë të shantazhit të dhunës verbale në rrjete e televizione dhe hijës së rëndë të tij.
Që duket se nuk e trembi Alibeajn, e gjasa ka që ai e njeh më mirë ngaqë ka punuar për një periudhë pranë tij kur ishte Kryeministër…
TemA
Alibeu mendoj une duhet te ndryshoje pak menyren "arogante"te te shprehurit...sa per te tjera do te ishte nje nga kandidaturat me te mira per kryetar te pd.Berishes i ka perenduar dielli me kohe e bashke me te do te largoheshin edhe njerezit qe hane buke kot ne ate parti dhe qe vetem dem sjellin si noka,shehu,paloka,duma,salianji,vokshi,bylykbashi.
Estrade shqupiste,shkojne nga shkojne e perfundojne te maloku kriminel sali. Me i lumtur ishte sali lusha nje tjeter kriminel tropoje.
Jepini o llapaqenet e Meros. Vazhdoni telendisni miletin me budalleqe. Basha iku, Berisha erdhi doni apo sdoni ju. KAQ E THJESHTE ESHTE.
me shkume.... e di ate me shkume....hahaha
XENI BABIT...KURSE TI PO MASTURBOHESH ME SURRATIN E SALIUT...PO KUJT PO PLAS RROCKA SE CA PO BONI JU AGY BRENDA NE PD...ISHALLA MUT PER PULAT U BOFSHIT...POPULLI SHQIPTAR E KA MYLL EPOKEN ME JU...DO HANI KOKAT SI QENT E RRUGES NEPER KOSHAT E PLEHRAVE PER NDONJE KOCKE..
Basha iku por edhe berisha ka ikur. Kjo eshte è mire per PD. Shqiperia ka nevoje per opozite qe mos te trashet zullumi me 20 vjet ne komande te te njejtes dore, si ne RUSI Bjellorusi Turqi etj. Demokracia kete ka, DUHEN QARKULLUAR njerezit ne krye. Edhe saliu è kushdo, edhe Edi Rama... le te ikin. Militantet qe u rrijne pas JANE E KEQJA e Shqiperise, sepse pengojne demokracine, zhvillimin e vendit.
Sali Berisha me te gjithe ata qent e tjere,me ata maskarenjet,servilat qe e shoqerojne, te dalin menjehere nga selis se nuk u takon atyre por vetem PD qe perfaqesohet nga Alibeja.Ky xhest qe po bene Saliu edhte e turpsheme dhe e denueshme.
Ik o Pate....ate e votuan ne 6 mars
Kush e votoi ne 6 Mars mor zog gomari? Duro se do e marresh vesh vitin tjeter sa do e votojne. Po PeDerasti vetem ne 92 e ka marre pushtetin me vote more hajdar.
Lerini ti marin zyrat ! Shihni ish zyrtaret(moralin e tyre) Cfar do arrijne me kapon Sali? Se do te ngrihet ndonjeher p.d. Do ngrihet nga baza (Bejko, Ibseni,.......) Se jo do te shikojme tragjikomedite e radhes!?!?!? Do vuaj opozitarizmi ne shqiperi Do vuaj Shqiperia, Populli nuk do gezoj te mirat e demokracise.
Lerini ti marin zyrat ! Shihni ish zyrtaret(moralin e tyre) Cfar do arrijne me kapon Sali? Se do te ngrihet ndonjeher p.d. Do ngrihet nga baza (Bejko, Ibseni,.......) Se jo do te shikojme tragjikomedite e radhes!?!?!? Do vuaj opozitarizmi ne shqiperi Do vuaj Shqiperia, Populli nuk do gezoj te mirat e demokracise.
Mbeshtesim qendrimin e Enkelejd Alibeajt. Berisha do deshtoje me turp.
Ajo bucja Floriana Garo te mendoje ku do ti vene opingat kur te shkoje Berisha ne qeli, apo edhe ajo bashke me te?
Te lumte Alibeaj..deri tani ke mbajtur ndaj kriminelit Sali ( si ka mundesi qe njerezit te harrojne se ky njeri ka VRARE dhe ka shkaterruar kombin???) qendrim te drejte dhe kurajoz.
Fytyrat ne foto qe e duartrokisin kriminelin, ta shpifin. Ata jane simboli i asaj lukunie qe i shkon nga mbas. Nuk di sa jane te perfshire ne krimet e Berishes, por para shqiptareve duhet te turperohen. Ne nuk harrojme qe ne bisnesin e te birit, ku administronte baxhanaku u vrane njerez dhe femije, u rrafshua nje fshat, ndersa Saliu si kriminel, nuk e njihte baxhanakun! Ne nuk harrojme qe ne Selin e Kryeministrise u vrane 4 persona me duar ne xhepa, u ndalua drejtesia ti takonte personat e armatosur qe qelluan, vrasesit u mbajten "te strehuar" aty nga Saliu, u dekoruan dhe u shperblyen, Prokurorja e Shqiperise u cilesua "kurve bulevardi", severi i kryeministrise u fshi dhe ne fund Saliu si vrases qe fsheh gjurmet, na tregoi qe ishin "çadrat pistoleta" qe kishin qelluar. Tpuuuu.., plehra qe i shkoni pas! Mallekimi i nenave, qe ju vrane femijet, ju zente!
Iken amerikanet. U rikthyen talibanet
Sali Berisha lideri me i shquar i historise shqiptare, pas Jorgo Kastriotit.
Si gazetar e ndoqa Dr. Berishen pasdite dhe ne mbremje . Batuta me e bukur ishte kur u tha te tijeve : “ Ma hiqni nga syte kete kerriçin e Fahri Balliut , se ku shkoj me del perpara “ ????