Demokratët prisnin në këtë listë të mbyllur Hysen Kadiun, i cili rezultoi më i votuari në qarkun e Tiranës, Ilir Alimehmetin, Jorida Tabakun dhe Grigels Muçollarin. Pavarësisht rezultatit, të gjithë janë në listë të hapur. I pari që u tërhoq nga gara dhe bëri një sqarim për demokratët është kreu i degës së Kavajës, Hysen Kadiu, i cili ndër rreshta shprehu zhgënjimin e tij.
Kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta, i cili aktualisht ndodhet në burg garon në listë të hapur në kryqytet. Një sfidë e politikanit ish-peshëngritës jo vetëm ndaj kundërshtarëve politik, por edhe ndaj SPAK që e izoloi prapa hekurave nën dyshimet per korrupsion.
Një sfidë ndaj SPAK duket se ka edhe vetë lideri opozitës Sali Berisha i cili po ashtu, është nën hetim nga SPAK për korrupsion lidhur me dosjen “Partizani”.
Sipas informacioneve, SPAK ka në verifikim e sipër edhe pasurinë e eksponentit tjetër opozitar Flamur Noka, informacione të cilat ky i fundit i ka mohuar.
“Tek PD ka ndodhur e kundërta por me qasje krejt tjetër. Nevoja e tyre për t'u mbrojtur nga hetimet i kanë dhënë imunitet individëve që janë në procese hetimore dhe kanë garantuar lidershipin, ndërkohë që shkojnë në listë të hapur me shumë pak personalitete publike”, shprehet Afrim Krasniqi.
Por, duket se opozita i ka harruar betejat politike dhe zotimet e së shkuarës. Në listën e hapur të Tiranës, me numrin 31 është kandidati Elton Rroshi nga zona e Kavajës.
Ai është djali i xhaxhait i Elvis Rroshit, ish- kryebashkiakut me disa emra që u largua nga politika përmes ligjit të dekriminalizimit.
Rroshi u largua edhe falë betejës së selisë blu që afron pranë saj njeriun e afërt të Rroshit. Mjaft ironike të mendosh se kandidati nga Kavaja Hysen Kadiu, fituesi i primareve të selisë blu mbeti jashtë liste... (Inside Story)
Qenkeni bere merak per rradhen ne fronting antiamerikan , o maskarenjte e komunistit plak , S. B. ! Po te gjithe hale berishiste Jane , me tabaken , me alimemutin e te gjithe .... Po u reshtove pas Berishes eshte njesoj si dikur pas Enverit , dmth plehera komuniste te peebetuar ne urrejtje kunder imperializmit Anglo -Amerikan . Pisa komuniste qe u vjen qe Saliu ka Lene jashte ndonje pis komunist . Pse si mendoni , o berishiste trutharet , se Po I pati Berisha te gjithe zagaret ne Stan , do sugjestionohst Amerika , se do t'i hea damken si vrases I demokracise ?! Mbeturina , funderrina jeni katandisur me gerrdalle komuniste ne krye dhe keshtu do te ngordhni duke kuterbuar Shqiperine dhe Boten .
E po duhej te dilte ne liste Julia Ilirjani, qe nuk e kemi pare, lexuar apo degjuar kurre si mbeshtetese e PD se. Mertokracija, sakrificat e kontributi i grave e vajzave te tjera shqiptare per PD barazohet me zero
Po ne bashki si i kane punet o Mero.
Mentalitet teper i ulet.Kujt i intereson se eshte kusheriri i filanit apo fistekut?Ne darke sejcili shkon ne shtepin e tij dhe parat e pronat i merr per ta.Akoma kusheriri e krushka.Edhe vellezrit po zihen e vriten per prona e poste e jo me kushuriri.Po ta meritoj dhe i ben mire vendit aty le te jete.
Po pse mo kara te Temes merreni me luftë klasash, dmth meqe ky e ka djale xhaxhai, jane te njejte. po sikur te mos flasim fare me njeri tjetrin? Ky është mentalitet komunist.