Fjalimi i plotë i presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelensky në Kuvendin e Shqipërisë

3 Maj 2022, 14:58Politika TEMA

Fjalimi i plotë i presidentit të Ukrainës,  Volodymyr Zelensky

Zonja Kryetare e Kuvendit

Shkëlqesia juaj Kryeministër,

Të nderuar zonja dhe zotërinj deputetë,

Populli i Shqipërisë,

Dje myslimanët në mbarë botën festuan Fiter Bajramin që shënjon fundin e Ramazanit, muajit të shenjtë të agjërimit për Islamin. Ju përgëzoj për këtë festë, ju uroj atë që të gjithë ukrainasit sot iu urojnë njëri tjetrit, paqe!

Gjatë këtij muaji, myslimanët ukrainas, e gjithë shoqëria jonë nuk kanë patur asnjë gjë të vetme, kështu ne jetojmë që nga 24 shkurti.

Ushtria ruse po godet qytetet dhe fshatrat tona me artileri, me aviona, nuk kursen raketat. Në qytetin tonë me të madh në lindje të vendit në  Kharkiv, 1/5 nga të gjitha shtëpitë është shkatërruar tashmë.

Bëhet fjale për 2500 shtëpi te shkatërruara. Predhat ruse u dëmtuan, garantimet vazhdojnë, duke folur për Mariupol që u shkatërrua plotësisht. Nuk ka ndërtesa te pashkatërruara. Asnjë ndërtesë, imagjinoni! Është një qytet me gjysmë milionë, i cili ka qenë i rrethuar nga ushtria ruse që nga fillimi majit duke mos lejuar as ujin, as ushqimin, as ilaçet. Nuk kanë ndaluar duke bombarduar. Është gati një qytet plotësisht i djegur, por kështu merret çdolloj fshati apo qyteti dhe skenat, duke patur reagimet e pushtuesve rusë do të jenë të njëjta, rreth shkatërrumit dhe vrasjes, rreth skenave të terrorizmit, rreth skenave të zhvendosjes me forcë në Rusi, të plaçkitjes totale të gjithçkaje në territoret e pushtuara.

Të moshuarit i mbijetuan dy pushtimeve përgjatë Luftës së Dytë Botërore në pushtimin nazist dhe pushtimin aktual nga ushtria ruse, thonë se nuk kanë parë mizori të tilla 50 vjet më parë.

Tani ata po shikojnë ushtrinë ruse që gjuan fëmijët në fytyre. Tani ata shikojnë njerëz të zakonshëm, fshatarë, të cilët janë zënë robër dhe janë detyruar ditë e natë te shtriheshin në tokë në temperatura nën zero. Rezulton se ushtria ruse ka një metodë të veçantë të luftimit në sezone të ftohta, detyrohen të mbledhin ujë në këpucë te veshin këpucët dhe kështu të rrinë të shtrirë në tokë.

Në zonat e çliruara nga ushtria ruse, ne gjejmë vazhdimisht mbetje të trupave të njerëzve të torturuar, njerëz me duar të lidhura me gjurmë të shtënash në krah, në këmbë, me brinjë të thyera dhe disa prej tyre të shtënë në pjesën e prapme të kokës. Shpeshherë, pushtuesit nuk i lejojnë as të varrosin trupat e vrarë. Trupat gjenden në pyje, në bodrume.

Ne kohën kur u tërhoqën nga tokat tona, ushtria ruse la të vdekur shumë njerëz në rrugë. Ushtrisë ruse iu kërkua, të paktën, të pushonte zjarret në Pashkën ortodokse, u kërkua të pushonte zjarret, por nuk i është përgjigjur.

Rusia gjithashtu ka injoruar shënjtërinë e muajit të Ramazanit. Mendoni vetë, 56 objekte fetare u shkatërruan ose u dëmtuan nga armatimet, kishat, xhamitë, shtëpitë e kultit.

Ushtria ruse nuk po përpiqet të mbrojë asnjë objekt të kishës, as edhe objektet e kishës ruse nga armatimet e kësaj. Këtu flitet për një thyerje komplet e moralit. Kjo është humbje e moralit dhe vlerave universale, mosnjohje e plotë e jetesës si vlerë. Ata nuk duan të ndalojnë në sulmet e tyre. Një përpjekje për të ringjallur tiraninë në nivelin më të keq të parë ndonjëherë në shekullin e XX-të.

Unë i jam mirënjohës kombit që po e lufton këtë tirani, bashkë me mua sepse vetëm ne e ndalojmë Rusinë, në Ukrainë. Ne do jemi në gjendje të shpëtojmë ata nga ajo që populli juaj duhet ta dijë më mirë.

Jam mirënjohës që nuk hezitoni të mendoni se kë do të mbështesni. Ju jeni padyshim në anën e lirisë dhe të së vërtetës, Faleminderit!

Faleminderit për hapat konkrete për Ukrainën për t’u kujdesur ndaj njerëzve tanë, ndaj fëmijëve tanë veçanërisht. Ky qëndrimi juaj ndaj popullit të Ukrainës në kohë të vështira për ne, më bën të kujtoj Shën Terezën shqiptare, jeta e të cilës është kthyer në simbolin e humanizmit për mbarë botën. Ajo mësoi njerëzit se përpjekjet e mira të përditshme mund të mposhtin të keqen.

Unë besoj se duke punuar me gjithë europianët në këtë mënyrë, në përpjekjet tona të mira të përditshme, ne do të jemi në gjendje të ndalojmë këtë luftë të filluar nga Rusia, por do jemi në gjendje të mbrojmë Europën në të ardhmen nga përsëritja e një kërcënimi të tillë.

Në paketën e gjashtë të sanksioneve që po diskutohet në Bashkimin Europian, ne duhet të këmbëngulim që të përfshijë embargon e naftës. Bankat ruse duhen zhdukur përfundimisht nga sistemi financiar global. Sado e vështirë të jetë, duhet të kufizohet qëllimisht lidhja me Rusinë sepse në mos sot, atëherë nesër Rusia do përdorë lidhjet tregtare për të goditur tregun tuaj kur të dojë, kur të dëshirojë nga ju koncensione ose lidhje politike. Ju duhet t’ia hiqni këtë mundësi Rusisë në kohën e duhur. Ju kërkoj të mbyllni portat për anijet ruse, ju duhet të kufizoni ardhjen e turistëve rusë, sepse nuk mund ta dini se kush erdhi tek ju, ndoshta vrasës apo ndoshta xhelatët e Mariopulit ose ndoshta ndonjë nga ata që po punon sot për të minuar vendin tuaj.

I jam mirënjohës Shqipërisë për bashkëpunimin e saj në platformën e Kombeve të Bashkuara.

Duhet të bëjmë një gjë parimore dhe të ndalojmë përdorimin e fondeve të OKB për të sponsorizuar. Nëse ajo shkel kartën e OKB-së, kërcënon sigurinë ushqimore të botës , shkatërron paqen në botë. Rusia nuk ka të drejtë të marrë asnjë cent nga Kombet e Bashkuara.

Që nga viti 2014, Rusia pushtoi gadishullin tonë të Krimesë dhe filloi luftën në Dombas, OBK-ja ka blerë mallra dhe shërbime prej saj për të paktën 2 miliardë e gjysmë dollarë. Kjo thjeshtë është e padrejtë, nuk duhet të ndodhë.

Dekada më parë, Ukraina dhe Shqipëria u futën në rrugë e demokracisë dhe integrimit europan. Ne nuk devijuam nga kjo rrugë, së bashku ne jemi të përkushtuar për zhvillimin e lirisë dhe një Europe të bashkuar.

Unë mendoj se, kur të vijë koha për të vendosur për anëtarësimin e Ukrainës në Bashkimin Europian, vota juaj do jetë e dëgjueshme në mbështetjen tonë.

Jam i sigurt që tani, të gjithë në botë po tregojnë karakterin e tyre të vërtetë. Dikush është i madh në përmasa, por shumë  i vogël kur duhet të jesh i guximshëm dhe dikush është i vogël në hartë, por ka një zemër dhe përzëmërsi të madhe.

Faleminderit Shqipëri, ju falenderoj për mbështetjen tuaj!

Lavdi Ukrainës! 

25 Komente

  1. p
    po mir ne e kemi komentuar kte fjalim apo

    perse cesurohet mendimi i lire ne kte hale medie ,ne nji kohe kur sot Bota therret per Lirine e Medies dhe shprehjes se lire ? Apo fshatret e rritur mes bajgave e zbrit nga malet ne qytete ,nuk jane pjes as e medies dhe as e ksaj Bote ! Hikni mer fundrina ,kjo tregon qarte se cfar bajgash jeni per kte Bote ,u bot ju me medie hahaa

    Përgjigjjuni
    1. A
      Andrea

      Po perse nuk e keni njohur akoma, cfare prisni ?, ky mesazh qe dhe , eshte per lufte por ne nuk duam lufte , fillo bisedimet me Putinin, dhe leri lojrat.

      Përgjigjjuni
      1. a
        al

        Në fjalën e tij, komiku-president, përveç falënderimeve kishte dhe disa kërkesa për vendin tonë. Ndër kërkesat, ai tha se Shqipëria duhet të mbyllë portet për anijet ruse, e po ashtu për turistët nga Moska. Ai po ashtu kërkoi që Shqipëria të votojë por anëtarësimit të Ukrainës në BE, kur të vijë momenti.Po per Kosoven qe ky komiku-president nuk e njeh akoma perse nuk u tha nje fjale ne politike qe te marresh duhet dhe te japesh.

        Përgjigjjuni
        1. T
          Tirana

          Rapporti i luftes Rusi Ukrain i njejte si Gjermania kunder Rusise,edhe ne vrasje ne mase dhe bombardime dhe rafshime te pa llogaritura.Ukraina do fitoje dhe gjith bota do ta ndihmoje.Zelenski esht nje qytetar i popullit Ukrainas,kushdo ne ket detyre do vepronte apsolutisht njesoj.

          Përgjigjjuni
          1. p
            politika eshte art ....por arti nuk eshte po

            Dakort une e kuptoj si te gjithe njerezit normal ne kete bote qe lufta eshte vdekje , mizori ,shkaterrim e plot e plot te tjera qe dihen , por gjithashtu (per mua ) eshte e pa pranueshme qe nje udheheqes i nje shteti ( ndoshta eshte i traumatizuar nga kjo ) ne lufte me "komshiun" e tij qe kane jetuar bashke me qindra vjet i drejtohet nje shteti tjeter large me mijera kilometra me propozime te formes urdheruese se si duhet te reagoje ky shtet ( qe ne fakt i ka plotesuar ne union detyrat me aleatet) ne raport me shtetin "armik" ????!!!!! Mire embargot e tjera po me turistet ç'dreqin kerkon ky te sybbnoje ne shqiperi ???!!!! Turqia ne NATO pranon me mijera e mijera ruse turist , Mali Zi po, Kroacia po, qe mos e zgjas gjithe bota nuk ka bere embargo turisteve te thjeshte rus , atehere ç'kerkon ky nga ne shqipot per ja po e ekzagjeroj 1000 turis ruse ??? Pse nga keta turiste rus qe vine ne shqiperi mvaret fati i luftes ???!!!! Me revolton fakti qe ky klloun i drejtohet parlamentit shqiptar ( keshtu i eshte drejtuar dhe sheteve me te fuqishme se ne ) sikur po i flet nje klase filloreje per "edukaten" qytetare se si duhet te veprojne dhe kush eshte e mira dhe kush e keqja !!!!! Ky e futi vendin e tij ne nje lufte absurde kur fare mire gjerat rregulloheshin me levizje dipllomatike ....gjithmon kur vendos i zoti shtepise se po ja le "mikut te larget" fatin e shtepise s'ka nevoje per koment .....shih e shkruaj ......!!!!!!

            Përgjigjjuni
            1. x
              xakja

              shqiperia dhe shiqpetaret jan kundra luftes gjithmon dhe besoj ashtu do veprohet perseri dhe veprimi me i sakt do behet nga rama

              Përgjigjjuni
              1. E
                Era

                Populli shqiptar ka qene vete viktime e luftes dhe normal qe do i mbeshtesim vendet qe duan paqe dhe liri.Qeveria po mban maredhenie te mira me te gjithe dhe mire ben.

                Përgjigjjuni
                1. A
                  Andon

                  Zelensky nje hero per popullin ukrainas shpresoj qe kjo situat te mbaroj sa me shpejt

                  Përgjigjjuni
                  1. G
                    Gazmend

                    Ishalla mbaron sa me shpejt kjo mizori qe po i behet shtetit te Ukraines! Zelensky ka treguar qe eshte vertet nje hero i popullit te tij.

                    Përgjigjjuni
                    1. N
                      Natasha zeneli

                      Zoti zelenski jeni nje lider per tu pergezuar shqiperia do ju ndihmoje dhe do te jete aleati juaj i perjetshem se e kemi vuajtur vete me shqiptaret e kososves dhe ju a qajme hallin ????

                      Përgjigjjuni
                      1. A
                        Aleks

                        Dhimbja e jeteve te humbura ne lufte na ka perfshire te gjitheve.Eshte tragjedi e madhe qe ne 2022 ndodhin luftra te tilla.Mbeshtetja jone do jete gjithmone e pranishme per Ukrainen dhe shpresojme te mare fund kjo situate e frikshme.

                        Përgjigjjuni
                        1. D
                          Denis

                          Kjo lufte eshte me te vertete e dhimbshme. Sa njerez te pafajshem jane vrave nga kjo lufte. Shpresoj shum qe te mbaroje gjithcka dhe ti kthehen normalitet si gjithe te tjeret

                          Përgjigjjuni
                          1. X
                            Xhevdet

                            Sa me shpejt urojm paqe popullit te ???????? Paq per ate popull per ata femije e per gjithe qytetaret ukrainas qe po vuajne pa pasur asnje faj????Zoti qofte me ta????!

                            Përgjigjjuni
                            1. L
                              Laura

                              Zelensky eshte treguar hero per popullin e vet. Shpresojme te mbaroje kjo lufte sa me shpejt. Mbeshtetja e shqiptareve do jete me Ukrainen ne keto kohe te veshtira

                              Përgjigjjuni
                              1. E
                                Elton

                                Dhimbje e madhe per te gjithe do jemi mbeshtetje per ukrainen dhe gjith te lenduarit

                                Përgjigjjuni
                                1. A
                                  Adelina

                                  Ne si vend duhet me patjeter te jemi nje mbeshtetje per popullin e urkraines sepse ne vendin e tyre mund te ishim edhe ne.Dhe ne ndoshta do te kishim nevoje per mbeshtetjen e saj.Duhet te jemi nje mbeshtetje per ata njerez dhe per ata femije qe po vriten pa faj.

                                  Përgjigjjuni
                                  1. A
                                    Alban

                                    Ukraina ka nevoje per ndihma sado pak te vogla te jene ato kshuqe shpresojme qe sado pak shpresojm qe te jemi ndihme per ukrainasit

                                    Përgjigjjuni
                                    1. M
                                      Megan

                                      Eshte e tmerrshme se si ne neper bote po festonim bajramin ndersa ukrainasit po luftonin per jeten e tyre ndaj pushtueseve rus ishalla kjo perfundon sa me shpejt kjo lufte e tmerrshme ????

                                      Përgjigjjuni
                                      1. E
                                        Enkel

                                        Shotesojme qe te jemi nje ndihme sado e vogel per ukrainasit e gjore qe po luftojne per jeten ????

                                        Përgjigjjuni
                                        1. E
                                          Erda

                                          Bashkepunimi dhe mirekuptimi midis shteteve duhet te jete nje parim per cdo vend.Dhe Ukraina patjeter qe do te kete mbeshtetjen tone.

                                          Përgjigjjuni
                                          1. C
                                            Cani

                                            Te mbaroj sa me shpejt sepse vertet eshte nje goditje shume e madhe per ekonomine e vendetve te cilat kane pas marredhenie tregtare me Ukrainen

                                            Përgjigjjuni
                                            1. A
                                              Andi

                                              Kjo lufte eshte absurde

                                              Përgjigjjuni
                                              1. E
                                                Ernes

                                                Jetet e marra nga kjo lufte jane te shumta dhe gjeja me e vogel qe mund te bejme per tia lehtesuar sadopak dhimbjen Ukranies eshte qe ta mbeshtesim dhe ti japim kurajo

                                                Përgjigjjuni
                                                1. B
                                                  Besmir

                                                  Duhet te solidarizohemi, sot esht koha kur ata kan shum nevoj per ne dhe mbeshtetja e z. Rama dhe e jona eshte shume e rendesishme. Ti themi jo luftes dhe vetem pro paqes dhe miresise

                                                  Përgjigjjuni
                                                  1. D
                                                    Don Corleone

                                                    Shqiperia ne rolin e keshillit sigurimit fakt kudo ne politiken nderkombetare

                                                    Përgjigjjuni

                                                    Lini një Përgjigje