Nga Ylli Pata
Tashmë nuk ka asnjë dyshim, pasi është bërë zyrtare. Protesta e madhe në Tiranë, përveç pjesës së saj të qartë dhe të fortë kundër Edi Ramës, është në pjësën më të madhe të saj, “Lufta e Spanjës” e së majtës ndërkombëtare, posaçërisht asaj amerikane.
Një pikëpyetje e shtruar në një shkrim të paradisa ditësh në lidhje me këtë argument, ka marrë përgjigje zyrtarisht nga lideri par exellance i së majtës amerikane dhe globale.
Senatori 85 vjeçar nga Vermonti, ka publikuar sot një postim, ku si në romanin e Kadaresë “Nëntori i një kryeqyteti”, ka inaguruar betejën politike të mesmandatit kundër njeriut më të fuqishëm të botës, më të pushtetshëm të planetit, e natyrisht më të mediatizuar të globit, Donald J. Trump-alias Presidenti i Shtetevet ë Bashkuara të Amerikës.
Bernie Sanders, sipas një plani të menduar mirë, ka shkruar në faqen e tij në X: “Në Shqipërinë e vogël, rreth qindar mijëra njerëz kanë dalë në rrugë kundër Resortit luksoz miliarder shkatërrues të mjedisit, të planifikuar nga dhëndri i Trump, Jared Kusnhnerit dhe partnerët e tij miliarderë nga Katari. Ky është synimi i oligarkisë, por që populli i thotë Jo”.
Lufta ndaj Oligarkisë është kryetema e së majtës amerikane, e cila aktualisht është qendra gravitacionale jo vetëm në Partinë Demokratike të SHBA, por edhe në të majtën e vendeve Perëndimore. Kryebashkiaku i New York-ut, Zoran Mamdani është një nxënës politik i zotit Sanders, i cili ka arritur të zgjedhë një numër të madh kongresmenësh e guvernatorësh nga lobi që sot është mbizotërues në politikën e majtë amerikane.
Në Europën Perëndimore, vala e kësaj politike ka një ndikim shumë të madh sa ka përçarë laburistët britanikë, ndërkohë që ka një marrëdhënie të afërt me qeverinë spanjolle. Zoti Sanders është një mentor politik i kreut të së majtës italiane Elly Schlein, me të cilën u shfaqën së bashku para pak kohësh në emisionin ikonë pranë së majtës, „Che tempo che fa” që drejtohet nga Fabio Fazzio, në një televizion që është në pronësi të një gjigandi mediatik amerikan.
Sanders, ishte në panairin e librit të Torinos, për promovimin e librit të tij “Kundër Oligarkisë”. Titullq ë është në fakt atuja e betejës politike në SHBA, por natyrisht e përqafuar nga e majta europiane nga Malenchon në Francë deri tek derivatet e majta britanike të laburistëve apo ato gjermane.
Është një kohë kur e majta e qendrës, ajo socialdemokrate ndodhet jo thjesht në vështirësi, por është totalisht e spostuar dhe e margjinalizuar në të gjithë botën perëndimore.
Për të ardhur tek “Flamingo Revolution” i Tiranës, sado që faktorë të kësaj lëvizjeje po insistojnë se nuk është projekti i Zvërnecit më epiqendra apo thelbi i saj, realiteti është krejt ndryshe.
Kopertina, imazhi, shtytja e këtij bumi ndërkombëtar i kësaj lëvizjeje, e cila ka peshën e do të lërë shenjën e rëndësishme në historinë shqiptare, është beteja politike kundër Ivanka Trump e Jared Kushner. Posterat e përgatitur me kujdes ndaj të cilëve dominojnë kopertinat e kanë orientuar tashmë këtë betejë.
E cila do të ketë impaktin e saj politik në fillim brenda vendit, por edhe më shumë padyshim. Mos ndërhyrja në këtë debat e personave më të sulmuar, përkatësisht familjes Trump apo republikanëve amerikanë, nuk është gjë tjetër veçse një kujdes më shumë se diplomatik, por që nuk do të thotë se nuk shikohet e dëgjohet e gjithë kjo betejë.
E cila, sipas të gjitha gjasave do të rimerret qoftë politikisht, si dhe më tej, sidomos kur në Tiranë të mbërrijë ambasadori i ri i SHBA-së. i cili nuk ka dyshim që do ta japë qëndrimin e tij për gjithë këtë betejë të theksuar kundër Trump e republikanëve amerikanë.
Në fakt kjo nuk është hera e parë që Tirana kthehet në një betejë politike në një vend tjetër. Ka ndodhur me Italinë, ku qendra e Gjadrit u kthye në kryetemën e zgjedhjeve europiane në Itali. Ku madje një drejtues i Partisë Demokratike të Elly Schlein, kërkoi edhe përjashtimin e PS-së nga Partia Socialiste Europiane. Kërkesë që u hoq më pas nga rendi i ditës prej kreut të këtij forumi, kryeministrit spanjoll Pedro Sanches.
Por pikërisht kjo betejë, ishte bumerangu i fushatës së të majtëve që i humbën ato zgjedhje, e Giorgia Meloni, sulmoi Elly Schlein se sulmon Edi Ramën, një kryeministër socialist vetëm se ka ndihmuar Italinë.
Po beteja në Tiranë? Pasi në fakt protesta është një risi shumë e rëndësishme e zhvillimeve sociale, urbane e politike në Shqipëri. Ka shumë gjasë që pikërisht për t’i dhënë një fitore sado të vogël, të mesme apo të madhe kësaj proteste, ata faktorë që janë mbështetësit më të mëdhenj të saj, do të dalin hapur për të treguar kufinjtë e një negotiate të mundshëm, por edhe të dalin aktorët realë të rinj politikë që janë arsyeja apo pasoja e këtij zhvillimi të rëndësishëm. Por duket se ende nuk ka ardhur koha, pasi gjasat janë që të presin “pjesën e dytë”, pasi në fillim është goditja apo rrethimi, e më pas fushata e dytë me “komandantin e ri.
TemA
Qytetarēt ishin mē tē qetē, dhe ishin ata fytyra tē protestës kombetare tē PD-sē.Na ranē veshēt rehat me mēnyrēn si protestonte PDSH
Mos prit pjesën e dytë, por bëj zgjedhjen, ose me oligarkinë e korruptuar që për paranë dhe pushtetin me brutalitetin e tyre, me racizmin, ksenofobinë e urrejtjen po shkatërrojnë demokracinë, të drejtat e njeriut, lirinë e fjalës, Median, bashkëjetesën paqësore, sistemin social, natyrën e gjithçka, ose me shoqërinë civile që proteston për një shoqëri të lirë e demokratike, për më shumë mirëqënie, siguri, drejtësi, shkollim, shëndetësi, respekt e paqe!
Lexoje, zgjedhjen e ke né shkrim.
Pushtetaret, oligarket etj. e kane me lehte te blejne zgjedhjet se sa protestuesit. Prandaj leverdia e tyre eshte qe te shkohet sa me pare ne zgjedhje.
Them "bëj zgjedhjen", pra vendos në kë anë do të jesh (me protestuesit apo pushtetin) dhe që nuk nënkupton të shkohet në zgjedhje (votime)! Një shoqëri civile e shëndoshë duhet të jetë gjithmonë kritike ndaj pushtetit dhe jo servile e tij qoftë edhe shumica e kësaj shoqërie voton për partinë në pushtet!
Po kjo pun dihet se kush i drejton. Kush eshte kundra amerikes ne shqiperi dihet,vetem ka ndryshuar form. Nuk ka me molotov dhe kjo eshte gje pozitive. Por kjo nuk i ben mir shqiperis. Po bllokohet nje investim qe njeher na vjen dhe eshte qari i fwinjeve tan. Ketu kera monstra jan mesuar te shkojn ne plazh me buke djath e domate dhe me nje çarçaf te mbulojn sumen.
Shkurt kjo proteste apo color revolution qe mbeshtetet nga ekstremi i majte Europian, Bernie Bros, Soros etj ka ne balle te saj te papunet dhe parazitet e OJQve, ata qe nuk krijojne pune po duan qeverine ti ushqeje dhe dalin ne proteste kunder atyre qe krijojne pune dhe qeverise qe I perkrah. Kuptohet "te dhjathtet" proletare te PDs po i bashkohen kesaj levizje revolucionare. Ata qe punojne nuk shkojne ne proteste por mundohen te rregullojme gjendjen e tyre dhe familjeve te tyre.
Ore Pata, po ti na ke çarë gajdeni me shkarravinat e tua anti Trump para fillimit të protestave, nuk e dije ti byth mut se për rezultat do të kishim këto karagjozllëqe që po ndodhin?
Shpall zgjedhje te parakohshshme.
Sa qenkan shtuar keta komunistet ne Amerike or Pate. Dergoni Taulant Ballen dhe Zegjinene t’i rrallojne ca. Shko edhe ti me kete rast, se Mero na duhet ketu per t’i bere fresk Rames.
Pata, ke konflikt interesi. Nuk flet dot per flamingot.
Je shume koqe I rruhet shume trump per capita behet ne Tirane. E mos u merr me Sanders, nje komunist pasanik hahahah