Protestuesja kundër ligjit për investitorët e huaj: Të majtë apo të djathtë, të gjithë na kanë tradhtuar

9 Qershor 2026, 19:40Politika TEMA
Protestuesja kundër ligjit për investitorët e huaj: Të

Një protestuese në tubimin përballë kryeministrisë ngriti shqetësime për shitjen e tokave, ligjin për investitorët e huaj dhe projektet në Skavicë, Nartë e Sazan, ndërsa iu drejtua mediave të huaja në gjuhën angleze duke thënë se  lëvizja qytetare është bashkuar nga zhgënjimi që qytetarët kanë ndaj të gjitha qeverive, si të majtë ashtu edhe të djathtë.

"Ju falënderojmë që po na jepni hapësirë, sepse shumica e mediave nuk po na pasqyrojnë. Kjo është një lëvizje e të rinjve, që ka nisur prej kohësh, por vetëm tani të gjithë janë bashkuar, sepse kanë parë se çdo qeveri i ka tradhtuar, qoftë e majtë apo e djathtë. Ata kanë miratuar legjislacion që lejon shitjen e tokave kujtdo që e shohin të arsyeshme. Ky është ligji i investitorëve të huaj. Kjo është arsyeja pse njerëzit kanë dalë në rrugë, sepse po shohin projekte si Skavica në veri, si edhe Narta dhe Sazani" tha ajo.

5 Komente

  1. H
    Hajdut kryeminister

    Po pra, kane pakenaqesi ndaj qeverise rama dhe jo ndaj investitoreve. Kane pakenaqesi se nuk ka transparence dhe cdo gje ne vend trajtohet nga rama si placke. Cdo gje vidhet, ndahet, fshihet nga hajduti rama. Nuk i genjeni dot njerzit servilat e rames. Aa me pak te huajt nuk i genjeni dot se ka rene maska dhe fasada pergjithmone

    Përgjigjjuni
    1. D
      Dori

      Komuniste muti

      Përgjigjjuni
      1. T
        Treni

        Ah po, Skavica. E mbaj mend se fola me disa nga këta aktivistët ambientalistë asokohe. Tema ishte se Shqipëria ka uri për energji, por Ballkanasit në veri po na e jepnin me çmim të kripur. Përgjigjia ishte se edhe ne duhet ta shisnim shtrenjtë energjinë, pa parë ironinë që askush nuk na e merr në mos e japim lirë. Njerëz shumë inteligjent ne shqipot.

        Përgjigjjuni
        1. N
          Noci

          I mbetet vetem te thote rrofte shoku Enver Hoxha.Beni mire te studioni disa vende nga Azia e larger qe nuk kane patur buke te hane,e sot jane ne eliten e vendeve te pasura,si Singapori,Koreja e jugut e shume te tjera me investimet e huaja.Asnjeri nga ata nuk ka humbur pavaresine

          Përgjigjjuni
          1. a
            astrit

            Shqipëria ka kaluar nga terrori komunist në banditizëm. Mafja qeveritare si të ashtuquajtur të majtë e të djathtë janë thjesht banditë, e banditët po si tregove vëndin të hipin në qafë.

            Përgjigjjuni

            Lini një Përgjigje