Në mediat meksikane shpërndahen protesta "fake" nën moton “Flamingo Revolution in Albania"

9 Qershor 2026, 15:55Politika TEMA
Në mediat meksikane shpërndahen protesta "fake" nën

Prej 10 ditësh, përfaqësues të shoqërisë civile, aktivistë dhe qytetarë po protestojnë kundër investimit në Zvërnec, por jo vetëm. 

Me pankarta në duar ata kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Rama duke thirrur njëzëri “Shqipëria është e shqiptarëve”. 

Protestat janë ndjekur edhe nga mediat ndërkombëtare, të cilat kanë transmetuar pamje të tyre.

Megjithatë ka raste kur pamjet e transmetuara janë false. Si për shembull në Meksikë, ku në disa media dhe platforma sociale po qarkullojnë disa video, ku pretendohet se paraqesin protestat e zhvilluara në Shqipëri, nën moton “Flamingo Revolution in Albania”.

Nga pamjet shihet qarte se protestat e shfaqura në video nuk janë zhvilluar në Shqipëri dhe nuk kanë lidhje me ngjarjet e ndodhura në vendin tonë.

7 Komente

  1. A
    Arbeni

    Meksikanët të shikojnë e të bëjn zap trafikantët e kokainës të cilët kanë marrë peng shtetin dhe shoqërinë e atjeshme.Nuk kemi parë një shtet i tër e i madh të përkulet nga frika e narkotrafikantëve duke u bër lëshime.Ky është shtet leshi.Pse i mbanë ushtrinë dhe policinë,kot ?

    Përgjigjjuni
    1. P
      Parruca

      Ne duhet te kuptojme qe trajtimi i protestes nga majtistet amerikane si nje levizje ani-Trump apo nga islamistet si anti-Izrael nuk i sherben protestes. Pse nuk i sherben? Se i jep argumenta Rames te dale e te thote qe protesta fryhet nga te huajt qe i duan te keqen Shqiperise, dhe ky argument ngjit tek nje pjese e shqiptareve (me te drejte) dhe keta njerez nuk dalin ne proteste edhe pse do kishin dashur. Liberalet amerikane, islamistet, dhe antisemitet e cdo lloji le ta bejne vete luften e tyre dhe ti heqin kthetrat nga protesta jone. Protesta jone eshte kunder Rames dhe gjithe politikaneve qe na kane pire gjakun dhe e kane bere Shqiperne te pa jetueshme. Zverneci ishte pika e fundit qe mbushi kupen, por kemi vite qe histori te tilla i degjojme cdo dite, qe nga inceneratoret, dhurimi i pronave shteterore per euro tek ologarket shqiptare, tunele qe u dyfishihet cmimi brenda javesh dhe pastaj shemben brenda vitit, autostrada me cmim 10x me te shtrenjte se kudo ne Europe etj etj. Kjo eshte protesta e shqiptareve kunder arrogances se Rames dhe shokeve te tij si Berisha dhe gjithe soji i tyre. Mos kujtoni se po na bejne nder keta te huajt. Po na vjedhin protesten!!!

      Përgjigjjuni
    2. D
      Dire Straits !!!!!

      Ha Ha Ha ......shiko kur te dale Palloshi dhe te thote " protestat organizohen nga meksikanet" !!!!!

      Përgjigjjuni
      1. R
        Rrofsh

        Opaaaaa, u bëmë dhe nga Meksika, multinacionale jemi per Meron.

        Përgjigjjuni
        1. L
          Lani

          Sa të njohur e bëre Shqipërinë mor qerata Rama!

          Përgjigjjuni
          1. S
            Sali Metaj

            O te qift palloshi robt ku ti kesh o dire sumqire

            Përgjigjjuni
            1. R
              Republikanizmi ballkanik

              Aleatet e Rames = SHBA, Ushtria Amerikane || Aleatet e kampit ''opozitar'' me 12 thonjeza = Rusia, kartelet e drogmanet, Irani

              Përgjigjjuni

              Lini një Përgjigje