Ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi, ka nisur një vizitë zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku është pritur në Parlamentin e Shtetit të Nju Xhersit nga guvernatorja Mikie Sherrill dhe gjeneral Brigade Yvonne L. Mays, adjutante e Përgjithshme e shtetit të Nju Xhersit dhe komisionere për Çështjet Ushtarake.
Kjo vizitë përbën ndalesën e parë në kuadër të aktiviteteve të organizuara për 25-vjetorin e partneritetit të suksesshëm ndërmjet Shqipërisë dhe Gardës Kombëtare të Nju Xhersit, një bashkëpunim që ka kontribuar ndjeshëm në forcimin e kapaciteteve të mbrojtjes, sigurisë dhe ndërveprueshmërisë ndërmjet dy vendeve aleate.
“Partneriteti strategjik me SHBA mbetet një nga shtyllat kryesore të politikës sonë të sigurisë dhe mbrojtjes. Shqipëria do të vazhdojë të jetë një aleate e besueshme, duke kontribuuar me përgjegjësi për paqen, stabilitetin dhe sigurinë e përbashkët” – u shpreh ministri Nufi në publikimin e tij në rrjete sociale.
Përgjatë kësaj jave në SHBA, ministri Nufi do të marrë pjesë në një sërë aktivitetesh në Nju Xhersi në kuadër të 25-vjetorit të Programit të Partneritetit Shtetëror, ndërsa do të udhëtojë edhe në Uashington për takime dhe bisedime dypalëshe në fushën e mbrojtjes.
ntu u’culo razza di bastardi
Shprehu në shqip ore Italian prej Tropojë!
Minister dordolec, shkon takon njerez te dores se trete. Thjesht per lajm. Ushtria ne ditet me te erreta, ky ben show bashke me goranin Kingji, qe si jo shqiptar nuk duhet te ishte ne ate pozicion. Keqardhje!
Ushtrine ne diten me te keqe e coi idhulli yt shpirteror bolefishkuri Sali Karaxhici ne 1997 o te qifsha gjakun e familjes. Tani Shqiperia merr pjese ne misione paqeruajtese dhe rreshtohet si e barabarte mes te barabarteve. Laj gojen kur te flasesh per FARSH o fisqir.
hahahaa thame se do ti ktheje ndonje pergjigje me mend po edhe ti toç qenke bre dashnor