VIDEO/ Investimi në Zvërnec, Rama me gazetarët e huaj: E di shumë mirë shijen e gjakut kur protestat ndodhin në mjedis jo të lirë. Kërkojnë anulimin e projektit, por s’ka projekt

9 Qershor 2026, 15:22Politika TEMA
VIDEO/ Investimi në Zvërnec, Rama me gazetarët e huaj: E di

Kryeministri Edi Rama zhvilloi një takim me gazetarë dhe përfaqësues të mediave nga vendet e Bashkimit Europian, ku u pyet për investimin në Zvërnec dhe për protestat në vend.

Sa i përket protestave, kreu i qeverisë u shpreh se e di shumë mirë ndjenjën e protestës, teksa kujtoi ’21 janarin’, ku u vranë katër protestues dhe bëri lidhjen me faktin që tashmë protestat janë të lira në Shqipëri.

Pyetje: Sa shqetësuese është për ju që protestat të bëhen më të gjera? Është shqetësim për ju?

Rama: Dëgjoni, pikë së pari. Ky është një vend i lirë. Unë vetë kam qenë pjesëmarrës në protesta dhe e di mirë, e njoh shijen e momentit kur e ke të vështirë të protestosh, di dhe shijen e gjakut kur protesta ndodh në një mjedis jo të lirë. Në këtë bulevard, jo një shekull më parë por vetëm më pak se 20 vite më parë, apo më saktë në vitin 2011, katër protestues u vranë me armë sulmuese. I kishin vënë në shënjestër nga kjo ndërtesë. Për mua, është një epokë ndryshe, është një moment ndryshe në histori, dhe diçka shumë e mirë që njerëzit të protestojnë pa asnjë problem. Edhe pse mund të duket gjëja më e vogël, është një tjetër arritje e kësaj dekade. Një arritje që shqiptarët kanë luftuar për një kohë të gjatë. Kjo është e para.

Për këtë episod morëm masa më të ashpra dhe më të shpejta, roja është arrestuar, drejtori i policisë së Vlorës u shkarkua dhe njësia e policisë që ishte në terren, që nuk veproi për të ndaluar rojën, është vënë nën hetim. Kompanisë së sigurimit i është hequr licenca. Akti i dhunës ndezi ndjenjat, video u bë virale dhe çeli rrugën për më shumë ngritjen e pikëpyetjeve mbi pronën, projektin. Pastaj, befas çështja u bë më e gjerë dhe tashmë prek gjithçka, që është në rregull, por nuk jemi më në dinamikën e protestës së disa njerëzve. Edhe pse kam parë raportime për qindra mijëra vetë, që është tejet qesharake. S’dua të flas për numrat, që për mua janë modestë, por dua të flas për…

Protesta u shndërrua në protestë masive me refrenin “anuloni projektin”, u thashë; po, por më tregoni projektin.

Kjo s’ka të bëjë me mua, Shqipërinë, por me shoqërinë demokratike për të reflektuar se si gjysma të vërteta mund të bëhen gënjeshtra më të mëdha dhe të ndezin mjedisin që është mjedisi në mbarë platformën. Nuk qëndrojmë më te thelbi, por diku gjetkë.

11 Komente

  1. .
    .

    Hahahahaha....ketej thote "nuk ka projekt", ketej thote "projekti do realizohet me cdo kusht sa te jem une!!!" Hahahahah...o zot! Me ke debatojme...

    Përgjigjjuni
    1. D
      Dire Straits !!!!

      Mos permend 21 Janarin o felliqesire , se i cove njerezit ne proteste dhe kur e pe se krisi dyfeku , more zagaret dhe u fshehe si miu , dhe njerezit e tu i le ne meshire te fatit tek Sali gjakatari........dhe pastaj gjakun e shkele dhe e perdhose bashke me Like "kokelarin" (arsyen e protestes) , dhe fitove nje kolltuk pushteti te lare me gjak te cilin po e shijon edhe tani...ndersa te afermve te viktimave u dhe nga 100 milione te mbyllin gojen , dhe cdo 21 Janar na shet pordhe me shetitjen hipokrite ne bulevard........dhe ajo proteste ne 21 Janar kishte shume here me pak arsye te behej krahasuar me arsyet e sotme !!!!

      Përgjigjjuni
      1. L
        Landi

        Investimi në gjirin e Vlorës apo Nartë quhet projekt siç quhet projekt edhe vizatimi në letër i asaj që do behet. Një fjalë e dy kuptime. Shikoje edhe në fjalor po deshe????

        Përgjigjjuni
        1. X
          XY

          Po more Edi Kadastra , a nuk keni vete juve projekt-ide qe kete po e mbroni juve publikisht , sepse popullit "ligjerisht" nuk i kini bere ne kohen e duhur asnje trasparence per projekt-idene tuaj ?

          Përgjigjjuni
        2. L
          Loje rame berishe me fatet e vendit

          I ke bere llogarite gabim me Saliun o tradhtar analfabet. Shkoni e nga shkoni e tek shitja e vendit mberrini! Si gjithe tradhtaret e tjere te meparshem! Ste pelqen fjala tradhtar? Ok, Beseprere!

          Përgjigjjuni
          1. P
            Pazarokracia vazhdon

            Po paralajmeron protestuesit se meqe ti nuk vret si ai tjetri, mos keekoni largimin tim?! Kjo proteste nese nuk lejohet te perfundoje me largimin tuaj e sali pazarit nje here e pergjithmone nga politika, do te konsiderohet serish e vrare nga ju te dy!

            Përgjigjjuni
            1. Z
              Zgjimi shqiptar

              Te dy keni menduar qe ti fusim ne NATO e BE dhe atehere shqiptaret nuk do te zgjidhin kurre politikisht hallet e problemet e tyre nepermjet protestave MIREFILLI politike! Sa mjerane qe jeni! Duhet te jesh i cmendur te besosh se mund tjua hedhesh shqiptareve, dhe paq! Do te jeni viktimat me te medha e me monstruoze te paragjykimeve mbi shqiptaret!

              Përgjigjjuni
              1. R
                Regjim i veterene

                Dhe diellin po ta kesh ne dore ti, nuk e duam. Ik! Pa kthyer koke mbrapa!

                Përgjigjjuni
                1. S
                  Skendo Skenderaj

                  Mos genje, Gjatosh, se po te del boja. Vete nje ministrja jote anonime, (se te tilla i do ti te gjithe,) e ekonomise, me duket, tha se projekt pati, po nuk u miratua se prekte Lagunen. Tani, tha ajo, po punohet per projektin tjeter, ne konsultim me mjedisoret (?!).Kryesorja, e qofte se nuk pati projekt, pse lejove rrethimin me tel me gjemba te nje zone prej qindra hektaresh pergjate nje vije bregdetare prej 7 km? Pse dhe si filluan punime pergatitore atje pa nje projekt? E fundit, buza e detit dhe rera ne breg nuk jane e nuk mund te jene kursesi prone private, sic meton ti, as pylli me pisha shumevjecare. Transparence, zoteri, dhe jo arrogance. Anulo ndryshimin e ligjit per zonat e mbrojtura qe bere me 2024, nga i cili perfiton vetem nje pakice fare e vogel. Se neser, kur te diskutohet kapitulli i mjedisit per te hyre ne BE, sic e ke thene vete kohe me pare, do te jete makthi yt dhe do te jete teper vone.

                  Përgjigjjuni
                  1. .
                    .

                    Nuk ka Projekt...por emrat e pese arkitekteve qe kane bere projektin ti i di permendesh!!!! Lol...trap njeri

                    Përgjigjjuni
                    1. C
                      Cuku

                      Ujk,ujk eshte!Nuk pjerdh per asnje!! Trim i cartun!

                      Përgjigjjuni

                      Lini një Përgjigje