Balla i përgjigjet Bernie Sanders për investimin në Zvërnec: Mos e përdorni Shqipërinë për betejat tuaja politike

9 Qershor 2026, 15:15Politika TEMA
Balla i përgjigjet Bernie Sanders për investimin në Zvërnec:

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka reaguar ndaj deklaratave të senatorit amerikan Bernie Sanders lidhur me investimin turistik në Zvërnec.

Përmes një postim në rrjetin social X, Sanders kritikoi projektin e resortit luksoz të lidhur me Jared Kushner, duke pretenduar se mbi 100 mijë qytetarë shqiptarë kanë protestuar kundër tij dhe se ai përfaqëson një rast të “oligarkisë globale”, ku interesat private përplasen me interesin publik.

Pas këtij reagimi, Balla i është kundërpërgjigjur senatorit amerikan, duke e akuzuar për përfshirje në një fushatë dezinformimi.

“Mos e përdorni Shqipërinë si mish për top për të goditur kundërshtarin tuaj politik. Kjo është një fushatë dezinformimi ku përfshihet Irani dhe aktorë të tjerë malinjë, me përmbajtje antisemitike”, shkroi Balla në reagimin e tij.

Debati vjen në një kohë kur projekti i investimit në zonën e Zvërnecit vijon të jetë në qendër të diskutimeve publike dhe politike, duke ngjallur reagime si brenda vendit ashtu edhe në arenën ndërkombëtare. Ndërkohë, përfaqësues të qeverisë shqiptare kanë mbrojtur projektin si një investim strategjik për zhvillimin e turizmit dhe ekonomisë së zonës.

6 Komente

  1. R
    Rama n burg

    Balla copa e mishit i pergjigjet dikujt ne boten virtuale te mero bazes. Ik q me ball e balluk e veliaj

    Përgjigjjuni
    1. D
      Dire Straits !!!!!!

      O Tao Tao , edhe ty te dogji bytha nga shifrat e Sanders per pjesemarrjen ???? Epo atehere , shpernda neper kancelarite nderkombetare ate "numrin tend te informacionit" 0900xxx , qe te drejtohen te ty per te pyetur ne lidhje me pjesemarrjen ne proteste !!!!!

      Përgjigjjuni
    2. D
      DIre Diareja

      Pak I eshte pergjigjur. BErnie eshte mashtrues, demagog dhe i pafytyre. E Shoqja nje Drejtuese kolegji ka vjedhur fondet milliona dollare dhe u zbulua prandaj u terhoq nga fushata dhe beri endorse Kamalen. EShte nje milioner i paturpshem por ata qe Dijne me Shume se ne Kane perkufizuar qe komunistet Jane kapitalistet me te mire, sigurisht me demagogji. NJeri me kaskete ne Koke qe shkonte ne Moske qe eshte Enderra e tyre dhe pastas akuzojne Trump. EShte loje e tyre politike. NE USA i ka dale Boja. KA Shume per te, por ka tani. MBase Dire di me Shume.

      Përgjigjjuni
      1. $
        $

        Ajo qē mesazhi kalon nē botē ēshtē mos bombardoni me raketa, dronē, avion, tanke., por ndērtoni si nē Gaza, Ukrain, apo Iran.Ēshtē mēsim pēr tē arrdhmen qē politika tē jet e kujdesēshme me reklamime tē tilla si nē kohēn e Partis sē Ounēs.Qeveria dhe Partia Socialiste ka punēn e saj, ndērsa biznesmeni Kushner ka agjendēn e tijē.Fitimi ēshtē reciprok, pasi ne na zbukuron vēndin ( shtēpia ēsht e Zotit dhe mikut), dhe atyre ju jep njē ēndērr fēmijrie qē realizohet.

        Përgjigjjuni
        1. V
          Vlora1912

          E marrtë dreqi këtë punë: balla, përball Bernie Sanders; **** Berni Sanders një nga zërat më llogjik në USA, një i majt i vërtet, një gjigant që lufton për të drejtat e punëtorëve Amerikan, në çdo fushë:,. ******** Bernie, Një gjigand i majt, kundërshtar i hapur i grupeve lobuese në Amerikë, si ato të armatimit, industrisë farmaceutike, farërave, kundërshtar i luftrave:;:;: Balla, një i majt* ka librazhdi, që vë partinë, para Shqipërisë, që vë oligarkinë, para vegjëlisë(që ju merr votat), ****** **** Ku Sanders, e ku liliput bala... Amoraliteti, në Shqipëri nuk ka kufi...

          Përgjigjjuni
          1. A
            Ana

            Hapu toke te futemi! Pupuuuu, taulanti qe del ne cdo pergjim, ky vemje politike, guxon t’i drejtohet B. Sanders. O zot I madh!

            Përgjigjjuni

            Lini një Përgjigje