Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar sot, më 9 qershor, një konferencë për shtyp me gazetarët e mediave prestigjioze të Bashkimit Evropian, ku u ndal gjerësisht te protestat qytetare që lidhen me Zvërnecin.
Gjatë konferencës, Rama debatoi me një gazetare nga Rumania pikërisht për projektin e Zvërnecit.
Gazetarja insistonte që Rama në fillim të fjalimit të tij kishte përmendur anulimin e projektit, por kryeministri e mohoi të kishtë thënë atë gjë.
Rama madje kërkoi edhe të shikonte regjistrimet e kamerave për ti provuar gazetares që nuk kishte përmendur anulimin e projektit. Kyreministri theksoi se projekti është diçka për të cilën po punohet.
“Një njeri që nuk ka hic informacion për çështjen thota ka projekt. Po ku është projekti? Nuk kemi dy projekte, kemi dy vend zhvillimi. Jo sepse fjalët sot janë të rëndësishme. E thatë në fiilim që është anuluar. Nuk thashë asnjëherë që është anuluar. Asgjë nuk është anuluar sepse nuk ka pasur kurrë një projekt për tu anuluar. Jo Jo nuk është në rregull sepse vini këtu me kokën të mbushur plot me gënjeshtra që ju kanë bllokuar trurin dhe asgjë nuk ju kalon përmes tij. Jo jo trurin e kam shumë në rregull. Ju trurin e keni në rregull por problemi është sa i hapur është ai për faktet. Jo jo nuk është në rregull. Nuk e pranoj. Nuk është në rregull. Kemi të tjerë këtu. Nëse të gjithë më thonë që e kam thënë në fillim që ne e kemi anuluar projektin, atëherë kemi një problem. Na duhet që të shohim regjistrimin. Nuk mund të vazhdoj ndjesë. Po thoni diçka që nuk e kam thënë kurrë sepse keni ardhur e bindur që ka një projekt që është anuluar.
Më tej Kryeministri theksoi se projekti është diçka për të cilën po punohet.
“Ajo tha që unë thashë në fillim që projekti ishte anuluar. Po talleni me mua apo çfarë? Këto janë gjërat se pse e kemi të gjithë këtë mjegull. Unë kurrë nuk kam thënë që kemi anuluar projekt. Sepse nuk ka pasur asnjëherë një projekt. Projekti është diçka për të cilin po punohet”, tha Rama.
O gazetare , ju thame njehere , mos ia vini re Palloshit , vuan nga psikoze e rende maniake halucinante , c'thote tani nuk thote pastaj....eh , mjekimet s'po bejne efekt deri tani !!!!!
O mo te shkerdhefsha robt o robqir si nuk tu ngop gopa me te shkerdhyer nga mijra komentues
Gazetarë si këta të Evropës, Rama bën nga një çdo mëngjez .
Kryeministri Rama eshte gjeni ne krahasim me tjeter eshte largepames e shefe Shqiprin 100 vite para i vetmi qe do nje shtete modern. Protesta qe po zhvillohen ne Shqipri te financuara nga Greku Serbi Mali i zi grupet islamiste qarqe politike vv e Kurtit anti amerikane kane per qellim qe mose te zhvillohet turizmi ne Shqipri por te perfitojn shtetet per rreth kaq e thjesht eshte. Mos u dorzo kryeminister.