Flamur Noka, i ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, ka deklaruar se në Shqipëri nuk ka oligarkë dhe se i vetmi oligark, madje "kryeoligark" është Edi Rama.
Ai deklaroi se Samir Mane, Shefqet Kastrati dhe Bashkim Ulaj nuk janë oligarkë dhe shtoi se këtë pyetje e ka dërguar Endri Fuga, që PD të prishet me këta biznesmenë, por u zotua se kjo parti nuk flet kundër biznesmenëve.
Ylli Rakipi: Ka një perceptim që PD dhe PS janë njëlloj, kanë të njëjtat interesa dhe u shërbejnë këtyre interesave. Përshembull, ju oligarkët i doni njëlloj. Pse nuk i përmendni ata? Samir Mane a është oligark? A i ka shërbyer Edi Ramës dhe a ka përfituar prej tij? Pse nuk e denonconi??
Flamur Noka: Jo nuk është oligark. Ka vetëm një oligark dhe ky është Edi Rama. Të gjithë janë shërbëtorë të tij dhe harroje. Është të gënjesh veten dhe të mashtrosh të tjerët me dashakeqësi.
Ylli Rakipi: Shefqet Kastrati është oligark?
Flamur Noka: Jo. Mos u lodh të bësh pyetje.
Andi Bushati: Mos e pyet fare.
Flamur Noka: Oligark dhe kryeoligark është Edi Rama.
Ylli Rakipi: Ulaj është oligark?
Flamur Noka: Jo.
Ylli Rakipi: Sa bukur e keni gjetur këtë, që Edi Rama qenka oligarku...
Flamur Noka: Zotëri e gjitha kjo lojë spinohet nga kuzhina e Fugës për të kundërvënë me biznesin PD-në.
Ylli Rakipi: Domethënë këtë pyetje mua ma ka dhënë Endri Fuga?
Flamur Noka: Po. PD-ja është parti e djathtë, nuk sulmon biznesin.
Ylli Rakipi: Endri Fuga turp të kesh.
Flamur Noka: Çdo biznes apo biznesmen që fiton në mënyrë të paligjshme e kemi denoncuar. Por që unë të hyj në lojën e Fugës dhe të Ramës dhe të mos merrem me kryeoligarkun dhe të merrem me biznesin, kurrë s’ke për ta patur te unë.
Andi Bushati: Jo mos hyni, se ata PS-në do të financojnë. Atë do edhe Rama.
Ylli Rakipi: E paskan zgjidhur mirë këtë, të thonë që Rama i ka këto. Po kur ishin në kohën tuaj i kishte Saliu?
Flamur Noka: Unë nuk thashë që i ka Rama. Në Shqipëri ka një oligark dhe kryeoligark dhe ky është Edi Rama. Të tjerët janë ose individë...
Andi Bushati: Nuk i thonë Putinit oligark, por thonë oligarkët e Putinit. Ju nga halli se nuk thoni dot këta, caktoni Ramën.
Flamur Noka: Mos më bëj marksistin këtu. Kur u vu trau unë kam qenë në betejë. Kur u vu trau këtu unë dhe PD kemi qenë në betejë dhe kemi denoncuar. Kur u ndërtua tuneli i Palasës, Sali Berisha dhe PD kanë denoncuar, pra çdo akt që mban erë korruptive ne e denoncojmë.
Kazane tv..... te ftoshe ne studio Flamurin pa shkop...e çfare do degjoshe nga nje idiot ? .
https://joq-albania.com/artikull/1069214.html_______________________________https://timoni.al/u-pasurua-me-taksat-e-shqiptareve-dhe-nga-politika-bashkim-ulaj-oligarku-i-pare-qe-meriton-burgun/_______________________________https://pamfleti.net/flamur-noka-sulmon-lulzim-bashen-dhe-gazment-bardhin-ata-u-vendosnin-gjoba-oligarkeve_____________________
Ne cfare lidershipi ka rene PD, Berisha me nje mal me gjynahe qe i ka shkaktuar ketij vendi dhe ne nje moshe ne degradim dhe nr. 2 Mul Car Noka nje idjot i padobishem dhe papagall i peshtire i mufkave te Sali Rame Kulles.
Ky idiot eshte shembelltyra e degradimit total te PD-se! Ky sojsez perfaqeson te pafytyret dhe te paaftet qe i qepen dhe zvarriten si krimbi pemes se pushtetit! Ne fillim per te mbushur barkun me buke, pastaj per te bere placke e keshtu me radhe, derisa per "shperblimet e vyera" ndaj bosit shperblehet edhe me poste te larta ne qeveri! Qe te shpetojme prej ketij takemi sojsezesh, duhet rrezuar nga kali i pushtetit bosi i tyre!!!
Ça dreqin po ndodhë kështu pash zotin! Më duket sikur jetojmë dy jetë në një. Atë që nigjojmë sot, të nesërmen e nigjojmë ndryshe! ???? Kuku për ne çna ka gjetë! Ose jena keq me veshët
Po mos e vine kete idiot dhe kriminel dhe spiune ilindur,ne siklet kur e pyesni,se pervec se e vini ne siklet se nuk ka pergjegje,por mund tju nxere ndonje arme ne emision juve gazerleshve,se me oligaret nuk ja mbsne se eshte dhjaks..o e keqe e Shqiptarve,
Nuk e ka dhjere Rakipi ore te pa emer! E kane dhjere Berisha qe me nje grusht Flamuresh te rreckosur apo Albanash te damkosur e shpune PD-e dhe opoziten ne gremine. Po ata ndyresira krijuan terrenin qe te vegjetoje kjo qeveri e ky Rame, tani e me pas... Pas 11 majit do shikoni si do ju peshtyjne ne fytyre simpatizante te ndershem te PD-se, oasi do qzrtesohen se nje grusht qafiresh si juve (flamure te rreckosur) syno i vetem te beheni deputete, duke fifuar direkt nga karrikja qe do zini dhe indirekt nga pushteti qe do ti rimundesoni Edi Rames.
Muli eshte si ata peshkataret qe thone qe sot do kap peshk me kunital... por kur kthehen nga peshkimi duart bosh.