VIDEO/ Flamur Noka në SPAK, Arjan Ndoja në GJKKO

27 Qershor 2025, 10:39Politika TEMA
VIDEO/ Flamur Noka në SPAK, Arjan Ndoja në GJKKO

Deputeti i zgjedhur i PD, Arjan Ndoja, është paraqitur sot në Gjykatën e Posaçme për t'u pyetur si dëshmitar.

Ndoja ka qenë më herët prokuror dhe disa kohë më parë iu bë atentat, teksa ishte në automjet bashkë me ‘Rrumin e Shijakut’.

Kujtojmë se Arjan Ndoja i shpëtoi atentatit në autostradën Tiranë-Durrës në vitin 2019, ku i vrarë mbeti shoferi i tij, por kjo nuk ka qenë e vetmja tentativë e grupeve kriminale për ta eliminuar atë.

Ditën e ngjarjes prokurori Ndoja ishte në automjet me një person me precedentë penalë, të njohur si i “forti i Sukthit”, Aleksandër Laho (alias Pëllumb Muharremi), i njohur si ‘Rrumi i Shijakut’, dhe me Andi Malokun, ish-punonjës i policisë në komisariatin e Krujës, shofer i prokurorit, i cili mbeti i vdekur.

Pavarësisht kësaj, Ndoja u kandidua nga Berisha në zgjedhjet e 11 majit dhe u zgjodh deputet i PD.

1 Komente

  1. M
    Muli ka mik Dadon ne SPAK

    Plehrat ne SPAK! Po i vje rrotull Mulit, ha ha ha! Ishallah nuk ka prokuror Dadon.

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje