Kavaja “zhgënjeu” Metën

27 Qershor 2025, 10:28Politika TEMA
Kavaja “zhgënjeu” Metën

Kutitë e Kavajës kanë zhgënjyer Ilir Metën, pasi pritshmëritë e tij publike për tjetërsim votash nuk rezultuan të tilla.

Hapja e kutive rrëzoi pretendimet e aleatit të Berishës për parregullsi, pasi numëruesit herën e parë ishin përpjekur jo për t’i hequr, por për t’i shtuar vota kryetarit të Partisë së Lirisë, megjithëse shifrat ishin modeste, vetëm dy vota të marra padrejtësisht.

Procesi i rinumërimit nxori në dritë një tjetër fenomen, kandidatit më të votuar në Bashkinë e Kavajës, Elton Rroshi, kushëriri i ish- kryebashkiakut socialist, i ishin shtuar 27 vota të pamerituara, që KAS ia hoqi.

Sot pritet që të mbyllen 4 kutitë e mbetura të bashkisë Kavajës për te vijuar me 56 QV-të e Rrogozhinës qe i japin fund rinumërimit në të gjithë qarkun Tirane.

Lini një Përgjigje