Floriana Garo motivon demokratët: Të mos tërhiqemi, moment kthese dhe guximi

9 Shkurt 2026, 19:03Politika TEMA
Floriana Garo motivon demokratët: Të mos tërhiqemi, moment kthese

Zëdhënësja e PD, Floriana Garo në fjalimin e saj në Foltoren e ngritur përpara Kryeministrisë, tha se shteti nën udhëheqjen e Edi Ramës ka rënë. Për të bashkëpunëtorët e Ramës ose janë në burg ose përballen me akuza të rënda, ndërsa Shqipëria po na rrëshket nga duart.

"Nuk ka më vend për iluzione. Shteti ka rënë. Bashkëpunëtorët më të ngushtë të Edi Ramës janë ose në burg, ose nën akuza të rënda për vjedhje, kjo nuk është më çështje perceptimi. Ky është një realitet i hidhur që çdo familje shqiptare e ndjen në xhep, në shëndet, në arsim, në shpresë. Prej më shumë se 1 dekade qytetarëve po u bëhet jeta e pajetueshme në vendin e tyre, të rinjtë largohen çdo ditë nga pamundësia. Shqipëria nuk është më e tyre, por e një grushti njerëzish që vetëm pasurohen. Kjo është një skemë e mirëfilltë. Dhe koka e kësaj skeme është kryeministri, të cilit tani i është çjerrë maska.

Shqipëria nuk e nxin faqen e saj në botë për shkak të opozitës. Jo! Shqipërinë e dëmtojnë aferat, skandalet, vjedhja dhe një qeverisje që e ka parë dhe e sheh vendin si pronë private. Por miq, ky nuk është fundi i historisë sonë. Ky është momenti i kthesës. Rënia e këtij regjimi nuk është më çështje “a do të ndodhë”, por “kur do të ndodhë”. Dhe “kur” varet vetëm nga ne. Nga qëndresa jonë, nga protesta jonë, nga revolta jonë.

Nesër më 10 shkurt, nuk kërkohet vetëm një protestë. Partia Demokratike dhe kryetari Berisha ua kanë shtrirë dorën të gjithë opozitës. Partia Demokratike është sot alternativa më e mirë për qytetarët. Po, kemi kaluar sfida. Po, kemi kaluar kohë të vështira. Por pikërisht këto sfida na kanë bërë më të fortë, më të vetëdijshëm, më të përkushtuar për t’i shkuar deri në fund këtij misioni. Rrëzimin e kësaj qeverie dhe zgjedhje të lira. Pastaj ju do mund të zgjidhni vetë.

Partia Demokratike ka treguar edhe më parë se di të punojë për një jetë më të mirë për shqiptarët. Ka treguar se zhvillimi nuk është slogan, por politika konkrete: punësim, arsim, një jetë me dinjitet për familjet shqiptare. Imagjinoni një Shqipëri ku rinia të jetë përparësi, jo statistikë emigracioni. Një Shqipëri ku askush të mos ndjejë se e ardhmja është diku tjetër, përveçse këtu. Ne nuk premtojmë mrekulli.

Premtojmë zbatim të ligjit, dhe një shtet në shërbim të të gjithë qytetarëve. Të dashur miq, koha e frikës ka mbaruar. Koha e heshtjes ka mbaruar. Tani është koha e qëndresës, është koha e guximit, është koha e bashkimit. Arsimtarë, mjekë, infermierë, fermerë, studentë, arkitektë e inxhinierë, gazetarë e analistë, juristë e taksistë, artistë e sportistë, sipërmarrës, demokratë, opozitarë e të paparti, nga Tirana e gjithë Shqipëria takohemi nesër, më 10 shkurt këtu në këtë shesh në orën 17.00 për të përshkuar së bashku kilometrin e fundit", u shpreh Garo.

7 Komente

  1. K
    Kryetari jot do vdesi non grata

    Haaaaa gallate , kryetari kesaj nje ish sekretar i PPSH ,doktor shurre i Hysni Kapos , mik i familjes se diktatorit Hoxha , bashkpuntor i sigurimit te shtetit , dhender Serbie dhe non grata nga SHBA dhe Mbreteri Bashkuar. Kryetari kesaj breshke nje vrases , dhunues i demokracise , pengues i drejtesise i akuzuar i pandehur per korrupsion galopant , 1996 prodhuesi filmave piramidale dhe vjedhes votash , 1997 shkaterim shteti ,5000 mije te vrare aq sa vrau diktatori Hoxha per 45 vjet, 1998 grusht shteti, Gerdeci , kater te vrare para kryeministris. Dhe ky skizofren antishqiptar kerkone qe nepermjet zhurmes ti beje pression Dash per heqjen e non grates

    Përgjigjjuni
    1. p
      penicillina

      noc rrokun do mareshn prape o floriana nga populli shqiptar ne cdo zgjedhje nuk e kupton sa idot jeni te vini ne pushtet me 200 petrita te vicidolit

      Përgjigjjuni
      1. K
        Korab dajti

        Koka juaj eshte e qelbur nga krimi e vjedhjet.skeni asnje shans

        Përgjigjjuni
        1. G
          Goni

          Po na e more ne goje te jap fjalen qe do vi megjithese jeni vari teneqen. Nje sqarim, te na emaresh ti ne goje jo Gazi se ai ta mer edhe po nuk erdhe ne miting.

          Përgjigjjuni
          1. T
            T

            Ik moj pidh qelbur bie era pewhk 10 metra .kurve plak debile karakurve

            Përgjigjjuni
            1. A
              Aron

              Ik moj karakurve muti.

              Përgjigjjuni
              1. U
                Ushtari.

                O Floro mos u terhiq shtyje perpara.

                Përgjigjjuni

                Lini një Përgjigje