Dashnor Sula është prezantuar zyrtarisht në detyrën e Kryeinspektorit të Përgjithshëm, në një ceremoni ku ishte i pranishëm krah ministres Delina Ibrahimaj.
Ish-deputeti i Partisë Demokratike mbajti fjalën e tij të parë pas marrjes së detyrës, duke e cilësuar këtë moment si të veçantë dhe një sfidë personale e profesionale. Ai falënderoi stafin për pjesëmarrjen dhe theksoi se i konsideron të gjithë kolegë, pa dallime pozicionesh apo funksionesh.
“Çdo person që kryen një funksion ka një detyrë për të përmbushur në bazë të ligjit dhe do të jetë në raport të drejtpërdrejtë me mua”, u shpreh Sula, duke garantuar korrektësi dhe bashkëpunim institucional.
Ai vlerësoi gjithashtu punën e paraardhësit në detyrë, zotit Shkëlqim Hajdari, dhe kontributin e stafit ndër vite, ndërsa premtoi përkushtim maksimal në ushtrimin e funksionit. Sula theksoi se do të jetë i angazhuar 24 orë në ditë për çdo problem apo informacion që lidhet me detyrën.
Në fjalën e tij, Kryeinspektori i ri u ndal edhe te raportet me drejtuesit politikë dhe institucionalë, duke nënvizuar se, pavarësisht përballjeve politike të së kaluarës, bashkëpunimi ka pasur gjithmonë në fokus interesin e vendit.
“Përkushtimi do jetë maksimal, edhe nga pikëpamja formale e orarit deri te ora që mbyllet dhe unë ju garantoj se do jem 24 orë për cdo problem që do ketë dikush për të informuar apo për të dhëna që duhet kontakt. Padiskutim edhe me ministren dhe kryeministrin. Gjej rastin në këtë moment sinqerisht, pavarësisht se me zonjën ministre dhe ish-kolegen Gjylameti dhe kryeministrin Rama kemi qenë përballë njëri-tjetrit, kurrë nuk e kemi parë njëri-tjetrin si armiq, por për të çuar diçka më para për Shqipërinë. Për mua kjo detyrë nuk është privilegj, por një përgjegjësi jashtëzakonisht e madhe. Është një sfidë dhe një ‘dorashkë e hedhur’ për të përmbushur këtë mision”, deklaroi ai.
Pune te mbare , mos u mer me idiotet , çdo kush punone dhe vendos nje gurre ne murrin e shoqerise shqiptare.
....nje turp i madh ky. si rama si berisha jane monstrat e pjella nga ish regjimi komunist. e mbaj mend kete gomarin e peqinit kur hyri me patllake ne fushen e lojes kur peqini ishte ne superiore. ky eshte nje gomar injorant peqini dhe nje njeri i ndyre e bythelepires i atyre qe ka mbi te. raca me e poshter shqiptare ka mare no dore politiken atje, si dhe ne cdo vend tjeter te botes. njerezimin e shpetob vetem inteligjenca artificiale por keta kanibale nuk kane per ta lejuar dhe per shume kohe.
Suksese.!
Urime , merite e jotja dhe e Rames qe zgjedh njerezit e duhur. U lodhe me lufte bardhe zi nga Sala. Iku lufta e klasave . Shpresoj eshte Shqiperia mbi te gjitha.
E vertete si drita e diellit, qe kellirat e gjejne “ miqesine “ te te njetit kategori.
Bravo Rama,kam besim se z.Sula do e kryej me nder detyren qe I besoj kryeministri. Frymen e pecarjes e ka futur Sali qen Berisha,miku I Fazllicit serb dhe Belerit grek.
Suksese në detyrën tuaj Z.sula Uroj që me profesionalizmin që u karakterizon të bëni më të mirën për interesat e vendit.. Dhe mos u merr me tymnajën e injorancës së shpellarëve. Çdo profesionist i majtë apo i djathtë,e ka për detyrë morale dhe patriotike të kontribuojë për të mirën e vendit tonë.
Edhe qent e shtepise po ju puneson qeveria pd
Sali serbi dhe Sali greku ka 35 vjet qe punon kunder Shqiperis. Si mund te quhet pjesemarrja e Fazllicit ne mbledhjen e keshillit te sigurise kombetare,vecse tradhti kombetare. Si mund quhet takimi ne Athine me berishistet ku midis tyre ishin dhe pjesenarres te Agimit te Arte,kriminelet qe vrane ushtaraket shqiptare ne Peshkepi,vecse tradhti.
Uroj mos heqi mga puna socialistet.
Ju falenderojmë me gjithë zemër, zoti Kryeminister për këtë emërim fort të pëlqyer që keni bërë! Na keni shpëtuar nga kuisjet e pambarim të një langoje të neveritshëm, tani shpresojmë do na bien veshët në qetësi. Por edhe nëse pas këtij emërimi Dash Sula nuk mbyll gojën, atherë ky është pa diskutim mallkim nga Zoti, kësaj nuk ka kush i bënë më derman.
Mos u cuditni me Dash Sulen nuk e ka per here te pare qe shkel me kembe me gjasme "idealet" e '90 dhe flamurin e PD, ne vitin 1998 pijaneci Fatos Nano e beri Shef te Policise Tatimore te Tiranes ku pa asnje investim por me gjobevenie u be i pasur, eshte morr i kuq.