Shkëlqim Hajdari merr detyrën si prefekt i Tiranës: Ndoshta, ky do jetë funksioni im i fundit në shërbim të shtetit

9 Shkurt 2026, 13:12Politika TEMA
Shkëlqim Hajdari merr detyrën si prefekt i Tiranës: Ndoshta, ky

Shkëlqim Hajdari mori zyrtarisht detyrën e prefektit të Tiranës. Në fjalën e tij, ai tha se ligji do të jetë busulla që do ta orintojë në punën e tij.

Ai u shpreh se prefektura do të jetë një urë bashkëpunimi sepse qytetarët, u shpreh Hajdari, kanë nevojë për institucione që flasin.

“Njoh çdo lagje të Tiranës, njoh nga afër çdo fshat, fushë dhe kodër dhe Malin e Dajtit. Njoh qytetarë të vjetër e të rinj. Sot dua të them me zemër të hapur se do të jem prefekti i të gjithëve, që jetojnë në këtë metropol pa dallime. Tirana është e fortë vetëm kur qytetarët janë të bashkuar.

Në ushtrimin e kësaj detyre ligji do të jetë busulla ime e vetme. Drejtimi dhe koordinimi i bashkive dhe institucioneve  do të behet me paanshmëri dhe respekt.

Prefektura do të jetë një urë bashkëpunimi sepse qytetarët kanë nevojë për institucione që flasin”, tha Hajdari.

Shkëlqim Hajdari u shpreh se kjo mund të jetë detyra e tij e fundit në shërbim të shtetit shqiptar.

“Kam 35 vjet që punoj për shtetin shqiptar. Por funksioni i prefektit do të jetë për mua më i bukuri, më i dashuri dhe më i përkushtuari, ndoshta edhe i fundit. Do ta mbyll mendër dhe të le gjurmë të mira.”

4 Komente

  1. S
    Sefer Aga

    Zoti te rujt myslam i ndershem dhe i perkushtuar, familje mire

    Përgjigjjuni
    1. B
      Bohotina Trime

      Suksese Prefekt dhe dalsh faqebardhe!

      Përgjigjjuni
      1. D
        Dhimiter Xhoga*Guri Naimit D.

        MBRODHESI JU UROJ ME SHENDET E UNITET- ME FAMILEN E SHOQERINE-GJITHE SHENDET! 90 VJECARI-;*PASARDHES VETERAN*-Me Atdheun e per Atdheun*ne plan te pare TE URON. I NDERUARI *KAPEDAN-SHKELQIM HAJDAR-JU PRIFTE E MIRA. 90 VJEVARI *GURI NAIMIT D.*.

        Përgjigjjuni
        1. H
          Hysen

          Cfare vepre te lavderueshme ke bere deri tani?

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje