Ish-deputetja socialiste Ermelinda Meksi ka analizuar vendimin e Gjykatës Kushtetuese, që dha rezultatin 4-4, duke sjellë si pasojë pezullimin e Belinda Ballukut si zv.kryeministre.
Përmes një postimi në rrjetet sociale Meksi e sheh vendimin e Kushtetueses jo si rastësi, ku sipas saj ai tregon ekuilibër frike nga gjyqtarë që luajtën si aktorë racionalë dhe jo si gjykatë.
Meksi thekson që kur një gjykatë zgjedh barazimin ose mosvendimin ky është alarm serioz dhe ekzistencial për reformën në drejtësi.
“Jo vetëm si statisticiene, probabilitetin e rezultatit 4–4 nga Gjykata Kushtetuese e konsideroja të lartë. Kjo sepse ky është rezultati më i pritshëm kur kostoja e çdo alternative tjetër është më e lartë se kostoja e mosvendimit. Pra rezultati 4–4 nuk është rastësi, por ekuilibër frike nga gjyqtarë që menduan/ luajtën si aktorë racionalë. jo si gjykatë. Një sistem që e prodhon mosvendim si strategji optimale është një sistem i komprometuar, me rrezikikun që në të ardhmen:
Çdo çështje me ngarkesë politike të përfundojë në mosvendim, Jurisprudenca të ndërtohet mbi heshtje, jo norma, Gjykata të përdoret si valvul presioni, jo si standard kushtetues. Kur një gjykatë zgjedh barazimin/ mosvendimin ky është alarm serioz ekzistencial për reformën në drejtësi”, shkruan Meksi në një postim në rrjetet sociale".
Sipas Meksit, koston e mosvendimit e paguan sistemi, ndërkohë Kushtetuta mbetet pa interpretim autoritar dhe konflikti shtyhet.
“Pasi koston e mosvendimit nuk e paguan: as gjyqtari i cili nuk ndëshkohet, nuk humb mandatin, nuk penalizohet, as Gjykata si institucion ku vendimi 4–4 quhet “proceduralisht korrekt” as palët politike ku secila e lexon si fitore ose si shmangie të humbjes. Koston e mosvendimit e paguan sistemi: Kushtetuta mbetet pa interpretim autoritar, konflikti shtyhet , riciklohet, precedenti krijon normën e heshtjes, kurse publiku mëson se barazimi është rrugë e sigurt.
Përfundimi: Mosvendimi është strategji pa çmim individual, por me kosto kolektive të padukshme: ai çon në erozionin e autoritetit kushtetues dhe besimin e publikut. Prandaj për të evituar këtë kosto duhet një mekanizëm korrektues efektiv që ta bëjë mosvendimin të kushtueshëm individualisht dhe institucionalisht, në mënyrë që Gjykata të prodhojë një rezultat material, edhe kur është e ndarë. Që publiku të kuptoj më mirë integritetin e çdo rezultati , gjyqtari duhet të shpjegojë publikisht arsyet pse votoi pro ose kundër’, vijon postimin e saj Meksi.
Derisa PLEPISTET jane ne sistemin e Dhjersise cfare presim??????
Po sikur i hoqi vetingu pas reformes se suksesshme te liderit! Apo varja lesht se fiksimi me plepat eshte i pasherueshem.
Po aty i ke pse thua fiksim.
Cuditem se si nje zonje e nderuar si kjo jep nje koment te tille.Po pse eshte alarm serioz ? A nuk mund te votojne gjykatesit sipas deshires aty ? Secili mendon si do , dhe vendos si do. Po ti moj zonje je mesuar kur ishe njehere e nje kohe deputete dhe votonit 100% e grupit pro kryetarit tuaj ..a je shprehur ndonjehere per kete qe ishte nje alarm serioz ?? Vetem ne kohe te Enverit votimi ishte 100% pro......megjithate them se votimi 4 me 4 eshte nje gjetje e GJK se pari per te mos dale hapur kunder Rames pra per te mbrojtur veten e tyre ...si edhe per te lene ne fuqi vendimin e drejte te GJKKO per pezullimin e Beles.....Bela te clirohet nga postet qe ka , te perballet me drejtesine si cdo qytetar i thjeshte dhe po doli e pafajshme , Rama ta caktoje perseri zv.kryeministre sepse sado qe te zgjase gjyqi , Rama perseri kryeminister do jete.
Vetingu përdori ca kritere të caktuara që la jashtë ata që e kushin bërë baltë, por nuk mund ta hiqte të tërë baltën. Prandaj “vetingu” duhet të jetë i përhershëm. Gjyqtarët të japin diku llogari.
Te lumt zonja Meksi.
PO KJO STATISTIKJA E EKONOMIKUT, DOLI PERSERI ...KETE HERE PO MERRET ME DREJTESII!!!!
Fatekeqesi kur injoranca gjykon intelektualin
Epo kjo punë.... Zonja Meksi, dhe myteberr të tjerë Pseudo jurist, Pseudo analist Pseudo njerz e komentojnë këtë vendimarrjre të GJK 4×4, si të marrë në grup, hopshe, si të fiksuar..... Ore jeni në vete ju, (se nuk dua ta prish gojë si patrozhulistët e radhës)?? ??? ?? Ju flisni sikur anëtarët e GJK,nuk kanë votuar si Individ, sipas bindjes së tyre unike për përputhshmërinë apo mos përputhshmërinë Kushtetuese... Pse gjith ky tërbim për një vendim normal të GJK???? ??? Korrupsioni, në të gjitha nivelet po e shkatërron këtë vend. . . . . Duke filluar që nga 2005, vitet e Salih Qënit, Shtetit i janë vjedhur, nga zyrtarët e Korriptuar, 1-1.2 miliard Euro, çdo vit, sipas KLSH. . Pra gjat 20 viteve të fundit, Shqipërisë i Jan vjedhur 20- 25 miliard euro nga Zyrtarët e Korruptuar...Ju keni hall se po gjykohet dhe dënohet një nga të korruptuarit e radhës??? Si nuk ju vjen turp?? ??? Ku do ta fsheni Belindën mme gjith këto Akuza?? Në çitjanet e Edvinit??? Çdoni të arrini me këto shkrime....Do shkrini SPAK??? Do falni Belindën?? Do falni Salih qënin??. P.S. . E konsideroja Ermelindën, si një nga nëpunësit e mira të shtetit shqiptar, dhe nuk e besoja kurrë, se do ishte, indirekt, krah hajdutëve............. Por me sa duket, Ermelinda do kthehet në Shqipëri dhe po aplikon për ndonjë kockë.........Të shohim se ç'kockë do ti hedhin këta të qirilindjes.
Punon gjëkundi ,kjo është pyetja .Të tjerat janë mere me lëng se mishi mbaroji
Reforma në Drejtesi u be se drejtesia e deriatehershme, pra deri 2016, kishte probleme serioze. Kryesorja pavaresia e saj nga politika dhe pamundesia e saj per te ndeshkuar "peshqit e medhenj" siç ky term u artikulua në ate kohe. Disa nga keto qellime mendoj se jane arritur, por në pergjithesi, puna me drejtesine ne gjithe perimetrin e saj, çalon tek standartet. Më konkretisht, pos të tjerave raste, kjo u vu re në shqyrtimin çeshtjes "Balluku", nga Gjykata Kushtetuese, kur per te marre nje vendim objektiv te detyrueshem per te, ajo në menyre te çuditshm, cedoi. Për këtë, çeshtje kaq te rendesishme, ku diskutoheshin kompetencat e paleve kushtetuese, si në kete rast qeverise me gjyqesorin, trupa e saj në nje mbledhje maratone prej 10 oresh, nuk qe në gjendje te merrte nje vendim te qarte, s'ka rendesi në favor te kujt, por jo, ajo "abstenoi"?! Edhe pse në praktikat e GJK procedurialisht, njihen qendrime te tilla (kur numri i trupes eshte çift), por keto jo kur eshte fjala per gjykime qe cenojne Rendin Kushtetues, jo kur pale jane dy nga shtyllat e Republikes Parlamentare, Qeveria dhe Gjyqesori. Pikerisht per çeshtje kaq madhore, Gjykata Kushtetuese, eshte sa e nevojshme po aq dhe e domosdoshme, dhe jo per taksat, rrogat etj, që ndoshta me to nuk do duhej te merrej fare. Po, gjithsesi në konceptin juridiko-gjyqesor, 'abstenim' as njihet, dhe as praktikohet, qofshin keto gjykime penale apo civile. Nuk do kishte sens, gjyqi per kete pune zhvillohet te jape drejtesi. Ky i dates 6 shkurt i GJK në analet e drejtesise shqiptare do mbetet unikal. Në sallat e gjyqeve, qofshin ato penale apo civile, ka vetem dy rruge: ose ke te drejte ose nuk ke, ose fiton ose humbet, ose denohesh ose del i pafajshem; rruge te mesme nuk ka!
Per qeverine nuk eshte shqetesim numri dosjeve 180 mije kapice e pa seance. Nuk i ben pershtypje we njerezit oresin prej vitesh nje seance ne Apel. I ben pershtypje halli i vet dhe i Beles.
BALUKU BEHET KRYEMINISTERE ,NDERKOHE QE PERGATITEN ZGJEDHJET E REJA DHE NE NDERKOHE SALEHU SHKON NE REC PER TE VDEKUR ATJE I KRIMBUR.....NGA KRIMBAT....
Te gjithe e kemi mesuar se rezultati 4:4 eshte barazim, pra asnje pale nuk ka fituar dhe asnje pale nuk ka humbur. Per mendimin tim nuk ka vendim dhe votimi i GJK eshte nul. Pra, Rama nuk mori pergjigje per kerkesat qe ka bere. Vendimi as mish dhe as peshk ngaterron me keq lemshin qe eshte krijuar dhe tregon pavendosmerine e GJK per ti dale problemit balle per balle. GJK duhet te vazhdonte mbledhjet derisa te dilte tym i bardhe, pra te merrej nje vendim me shumice votash. Ngerci institucional vazhdon dhe nuk e di se cfare zgjidhi kjo GJK. Rama duhet ta vazhdoje betejen ne institucionet nderkombetare, pasi te jesh Kryeminister dhe te pezullojne zevendesin pa te pyetur eshte pak e cuditshme dhe e papranueshme.
Shihni care gjykate Kushtetuese kemi.4 te Pozites dhe 4 te opposites.Po kush e shpjegon use nuk ka aroma gjykata Jones w nderuar 9 gjyqtare? O Tempo,O Mores!
Asnje nga ata nuk meriton te jete ne gjykate kushtetuese turp per to qe paguhen nga taksat me rroga te majme dhe nuk i sherbejne shtetit me devotshmeri por jane militant ne sherbim te te keqes
Agim, nuk ta di moshën, po qenke mysybet me shqipen! Edhe pse e diel është, pra sidoqoftë ditë pushimi, si i papunë që dukesh se je, mendoj që mirë është ta fillosh edhe njëherë shkollën nga e para, pikërisht aty ku fillon mësimi i gjuhës shqipe.
Ky rast eshte i ngjashem me nje ndeshje fotbolli,ne rastin e nje penalltie me mundesi 50 me 50% per tu dhene nga albitri, ai eshte i detyruar te mare nje vendim, o e jep ose jep penalltine.
Fatkeqesia eshte kur shumica nuk lexon se cfare ka thene GjK.Ajo ja le ligjvenesit (Parlamentit)qe te permirsoje ligjin.Keshtu qe parlamenti te mblidhet te henen dhe e percakton saktesisht ligjin dhe mbaron kjo histori.Dhe nuk ka nevoje per politike.Zgjedhjet e avokateve te GjK i kane bere vete dhe skan pse ankohen.
Ky nuk asht njeri normal.Duhet largu sa ma pare nga politika.Vetem dame i sjell partis se tij e ne vecanti Shqiperis.
Ore politikanë pse qaheni? Ju e votuat këtë reformë në drejtësi me 140 vota pro në 2016. KM juaj ka 10 vjet që pëllet se reformën dhe vetingun e bëri PS, apo patët ndonjë iluzion se do tia hidhnit Amerikës e do ta bënit si Saliu, drejtësi plepash. Harroje mushkë Valarenë se Ali pashanë e prenë!
Urgjent jasht sistemit kriminelet e Saliut ne sistemin e drejtesise Spak-Gjkko, Dumani,Dado,Prenci,Bano,Pellumbi,,Ulliri Olldashi etj.
Te henen del ne skene Noc Rroku.Ec perpara shqiperia ime me Nocin fitimtar
Pse prokuroret dhe gjykatsit e drejtesis se re jan kriminel,nese krimineli vret me arme zjarri,keta vrasin duke abuzuar me ligjin,ose falsifikuar,si Dado-Dumani me Nest Agonin
Vetem burgosja e kriminelit Sali Berisha qeteson Shqiperine.Banda e tij ne Spak,Gjkko eshte bere rrezik kombetar. Gjin gjonet, Dumanet, dadot, prencet, Banot etj duhen larguar urgjent nga sistemi,beni referendum dhe do shikoni si do votoj populli.
Po e burgoset 1 vit. Apo harrove. Eshte mbi 80 vjec dhe po u denua ne burg nuk shkon .
Mbaje ke shpia o Maro me që te vjen keq. Mortja
Vendimi i Gjykates kushtetuese ishte vija e fundit e kuqe e kaluar nga horrat e Saliut ne drejtesi.Kjo pati dhe nje te mire,mbasi eshte maja e piramides e deklaruar pro Saliut,tani qeveria dhe parlamentit kan te drejten e zotit te bejn ndryshimet e duhura ligjiore .
Saliu dhe banditet e tij ne drejtesi i kan shpallur lufte qeveris,kjo duket shume qart,si mendoni kush do e fitoj? Une mendoj se shumica absolute e shqiptareve ne kete lufte eshte me Edi Ramen dhe PS,jepni mendimin tuaj
Si mund te jen ne sistem te drejtesise falsifikatoret Dumani,-Dado?
Ashtu siç jeni porositur, që për nickname të përdorni 36 gërmat kapitale të alfabetit, domosdoshmëria për të shtuar numrin e komenteve na bënë të detyruar që t'ju japim këtë udhëzim gjithë patronazhistve, që të kalojnë në përdorimin duble të çdo shkronje, si psh AA, BB,CC,... e kështu me radhë. Më pas, nëse lind nevoja mund të kaloni në përdorimin triple të çdo gërmë, si AAA, BBB,CCC,... Përdorimin i nickname në këtë formë e rekomandojmë për thjeshtësi, si diçka e kuptueshme lehtësisht nga ana juaj, kjo edhe për faktin se ka ngjashmëri me targat e automjeteve, gjë me të cilën ju jeni të familjarizuar. Natyrisht, ju nuk duhet të përdorni numra, pasi kjo do e vështirësonte problemin dhe bëhej i pakuptueshëm për shumicën dërrmuese tuajën, pasi me keqardhje duhet të pranojmë se kapaciteti juaj mendor lë paksa për të dëshiruar. Për të mos i zgjatur, ju përcjellim urimet më të mira nga udhëheqja e partisë dhe personalisht shoku Edi Rama, duke ju uruar punë të mbarë!.
Ky eshte nje vendim me “porosi nga larte”! Rama eshte mes shume zjarreve, nuk po di ke te shuaje me pare, por zjarri i Beles i eshte afruar shume. Keshtuqe porosia per gjyqtaret kushtetues ishte merrni vendim qe te mos jete vendim dhe ka nje pergjigje edhe per Belen edhe per BE! Keshtu eshte kur gjyqtaret e kushtetueses jane pa palle edhe ata qe i kane, ua ka zene dera e palloshit
Me Belën ke bo gabim të madh Ram..!!!
Ketu behen komentet sipas perkatsis se bindieve politike po jo nuk eshte ashtu Meksi ka te dreit te dashur komentus sepse ne Shqiperi nuk veprone ligji po vepron Maliqi per shembull po pate problem nuk e zgjidhe dot po spagove nje thes me lek dhe kjo u bene ju o komentus skllave dhe i gjithe populli eshte i skllaveruar binduni per kete,prandai duhet nje vitinge tjeter qe te zhduken plepistat dhe sherbetoret e Tradhetarit gjigande Sali vicidolit.
Po të kishim të bënim me një gjykatë prestigjioze e para gjë që do të kishte ndodhur duhej të kishte dhënë dorëheqjen pa u votuar Duke parë situatën pra kryetarja të dorëhiqej për të krijuar një vakum kushtetues që do të ishte mëmirë e i pranuashëm për opinion se sa të katandisej në një mbledhje pa taban ligjor dhe juridikisht e pa pranueshme për rolin që ka GJK përse dhe kujt i shërben ky barazim votash kur brënda koshiencës së gjyqëtarëve fshihet një frikë e pa spjegueshme një prononcim për ti bërë qejfin njërës apo tjetrëës palë politike por edhe për të mos tërhequr zjarrin e flakadanëve të opozitës në rastë se do të miratohej kërkesa e Ramës pra : gjyqëtarët mbajtën poturet dhe fustanet veshur por ju shpëtojë purtha si pordha e Fari Balliut në studio Jo jo kjo ndodhi në sistemin e drejtësisë tonë shtron nevojën urgjente për korigjim ligjor vetëm ligjor të disa neneve në ligjin për SPAK për GJK për KLGJ dhe KLP të për seicili në rolin e tyre kanë treguar me vendime interpetime se nuk janë në nivelin që kërkon sistemi i drejtësisë dhe Reforma në drejtësi . Ndaj Parlamenti të marë rolin që i takon dhe të bëjë korigjimet e nevojshëme pavarësisht se çfarë mendimi do të ketë faktori ndërkombëtar Kjo nevojë diktohet nga fakti se këto nivele kanë ceduar në dhënie drejtësie e për më keq akoma e kanë keq përdorur pavarësin dhe kopetencat që ju janë garantuar me ligj . Por boll më . Durimi ka kufi .Qëni që është tërbuar ose duhet të hajë plumbin ose të lidhet deri sa të ngordhi ( në kuptimin figurativ) ndryshe tërbon tërë shoqërinë . Ishalla të mos arrijë situata deri në këtë derexhe sa të jetë i detyruar parlamenti të marrë mada drastike duke preë tërë pyllin A po duhet të krasitet mirë që të rritet i shëndetshëm ky pyll i asdissur ...
Nuk e kuptoj si leshohen cakejte politikane pa e njohur fare problemin. Po lereni drejtesine te beje punen e vet. Apo jeni mesuar te perfitoni privilegje sa here qe paraqiteni ne rrezik, a thua se keni bere vezen e kuqe. Gjykata Kushtetuese udhehiqet nga Kushtetuta e vendit dhe si e tille eshte dekretuar nga presidenti i vendit dhe eshte ai qe duhet te trajtoje keto probleme shqetesuese per kriminalitetin ne vend. Kjo eshte shqetesuese, jo barazimi i GjK. Prandaj mos u perpiquni te thoni mendime per dicka qe nuk eshte e fushes perkatese.
Pasi shqiperije e kthyn ne republike prokuroresh cfare do beni tani ? Shqiptaret nuk duan me te punojn as ne shtet dhe as ne privat sepse ska kush i mbron, qeveria jo e jo, avokatet jo e jo ! E keni kthyer vendin ne terrorr nga prokurorite , opgj, policite gjyqsore, spaket e tani na tregon retorike.
Analize brilante e zj.Meksi nga e cila kuptova vendimin e barazimit.