“Kërkojnë qiqra në hell”/ Rama për gjyqtarët: S’ka dhe nuk do të ketë rritje pagash (VIDEO)

8 Shkurt 2026, 09:55Politika TEMA
“Kërkojnë qiqra në hell”/ Rama për

Kryeministri Edi Rama u shpreh edhe një herë kundër kërkesës së gjyqtarëve dhe prokurorëve, të përfaqësuar nga shoqatat e tyre, me kërkesën që kanë bërë në Kushtetuese për referencën e pagave, që çon në rritjen e rrogave.

Ai tha mes të tjerash në Podkasin “Flasim”, episodi 5 i sezonit të gjashtë, se “gjyqtarët kërkojnë qiqra në hell” dhe se “Shqipëria nuk mund të bëhet një kastë gjyqtarësh”.

Ai shpjegoi se rrogat e një kategoria magjistratësh, prokurorëve dhe gjyqtarëve specialë, u vendos të rriteshin për shkak të reformës në drejtësi që u ndërmor, për pavarësinë e gjyqësorit dhe cilësinë e drejtësisë, por nuk u bë që të përmbysej piramida e gjithë.

“Përsëri çështja e pagave të gjyqtarëve ka qëndruar në rendin e ditës, ka pasur komente, çudira që e kanë shoqëruar debatin, përves dy shoqatave një gjyqtarësh e prokurorësh, gjykatësit janë vetëvendosur në syrin e ciklonit popullor, në lidhje me një pakënaqësi popullore, për kërkesën e rritjes së pagave, kjo e lidhur me anketimin e brendshëm ku 90% janë kundër rritjes së pagave dhe një pjesë mendojnë t’u ulet paga, sepse janë të pamenduara dhe të padrejta. Ndërkohë që gjykatësit mendojnë tu rritet paga.

Zërat thonë se pagat e tyre po ulen, se pagat e të tjerëve po rriten. Ajo që kemi bërë për reformën në drejtësi ka qenë shprehja e vullnetit të fortë në lidhje me pagat e tyre, do paguhet ekstra me sakrificën tonë, se pasi të kalojnë vettingun do përballen me pavarësinë e pushtetit gjyqësor, sfidën, bazuar në vlerat e kushtetutës, jetës demokratike, në shërbim të qytetarëve dhe garant të shërbimit të ligjit.

Dhe këtë bëmë duke e kthyer piramidën e pagave, pasi në çdo vend të botës ka piramidë pagash që nis me presidentin dhe zbret. Kurse ne në mënyrën më të vetëdijshme, pagat e gjyqtarëve i rritëm mbi të gjithë, por nuk i vendosëm mbi të gjithë, që sa herë do rriten këto, do rriten edhe këto.

Dhe Shqipëria të bëhet vendi i vetëm në planet ku është vendi i gjykatësve apo kasta e tyre, kjo nuk do ndodh dhe nuk mund të ndodh as me mua dhe as me socialistët. Kjo jo si sfidë ndaj pushtetit gjyqësor, por si një thirrje e domosdoshmëri e brendshme e shtetit që kategoritë brenda tij, përfshi edhe gjykatësit të kenë sensin e të drejtës dhe të shtetit, duke mos kërkuar qiqra në hell e aq më tepër duke mos përdorur gurin e arrën për një ligj që e kanë bërë vetë.

Ndërkohë që jam sulmuar personalisht, u sulmua qeveria nga autorët e deklaratës së gjyqtarëve, nuk jam konsultuar me gjyqtarët për tekstin, për t’u thënë çfarë po bëni jemi këtu për të bërë drejtësi dhe jo për të sulmuar qeverinë apo republikën.

Pozitive është se s’ka pasur reagim të reagimit tim, s’dua polemikë por duhet thënë se nuk mund të ketë rritje page për gjykatësit apo ta rrisin me 2 apo 3 mijë euro apo ta kenë më të lartë se të tjerët. Është mirë që gjyqtarët t’i japin fund këtij debati pa rrugë sepse dëmton edhe vetë gjykatësit, sepse ka një përfaqësi.

Ndaj ne jemi kundër dhe fuqimisht kundër, kundër idesë, ku alla shqiptarçe nuk ndodh në asnjë vend demokratik”.

19 Komente

  1. k
    k

    Sikur tē ishte e ndershme politika dhe shteti shqiptar, Drejtësia nuk do kerkonte ngritje rrogash. Shtet I degjeneruar.

    Përgjigjjuni
    1. D
      Donkishoti

      Gjithologu Rama tani ne rolin e Kryejuristit te Shqiperise.

      Përgjigjjuni
      1. Kutuzovi

        Ketyre lloj njerzish qe jane neper gjykata dhe prokurori edhe ate rroge qe marin,harram t'a kne. Ata nuk po bejne drejtesi por padrejtesi. Ata po arestojne njerez te pafajshem,o marin na puna dhe i fusin ne paraburgin pa akuza. Edhe nqs kane akuza ,ato jane te stisura prokuror inatçinj,sepse nuk u eshte plotesuaar ndonje kerekse apo teke e tyre. Kjo drejtesi sot eshte e barabart me ate dje. Ne kembet e Sali Berishes ishte dhe ne kembet e tij eshte edhe kjo sot. Na rruar qe beme reforme ne drejtesi. Gezuam kot fare. Kishim shprese.U zhgenjyem ne si popull. SPAK dhe GJKKO na e ngriu buzeqeshjen.

        Përgjigjjuni
      2. j
        jevgu

        O tutkall rriti rrogat dhe ata ta lejn ballukun te lire

        Përgjigjjuni
        1. S
          Shvejk

          O jevg po Balluku e lire eshte

          Përgjigjjuni
        2. N
          Nastradini

          Nuk ka ndonje ndryshim midis Sales se Sheqeres dhe Palloshit te Lindes.

          Përgjigjjuni
          1. B
            Bari Falliu

            Qenke tamam Nastradin zoterote, madje pak i sklerozuar a i paditur. Pa pasur ndonje simpati per Gjatoshin, them se ndryshimi ndermjet tij dhe xha Saliut eshte si nata me diten. Kur ta shkaterroje Gjatoshi vendin, pa lene ne kembe uzina, fabrika, pemetore, vreshte etj., sic beri xha Saliu me 1990-1992, atehere mund te thuash se nuk ka ndryshim ndermjet tyre. Kur te lejoje Gjatoshi skemat piramidale te lulezojne si kerpudhat pas shiut dhe ta fute vendin ne lufte civile, sic beri xha Saliu me1997, atehere thuaj qe jane njelloj. Kur te shkaktoje Gjatoshi nje Gerdec te dyte, duke vrare 26 veta (megithe baxhanakun, nese ka), duke plagosur dhjetera te tjere e duke shkaterruar qindra shtepi e biznese, per ta pasuruar te birin, atehere ver shenjen e barazimit midis tyre. Kur te vrase Gjatoshi kater protestues te pafajshem para Kryeministrise e te plagose dhjetera te tjere, krim te cilin Strasburgu e ka quajtur krim shteteror ende te pazbardhur, atehere quaji te barabarte. Por kot qe lodhem dhe une. Ti nuk i mban mend ose nuk do t'i mbash mend keto gjera.

            Përgjigjjuni
          2. D
            Denada

            Pasi e ktheve shqiperine ne republike prokuroresh cfare do besh tani ? Shqiptaret nuk duan me te punojn as ne shtet dhe as ne privat sepse ska kush i mbron, qeveria jo e jo, avokatet jo e jo ! E ke kthyer vendin ne terrorr nga prokurorite , opgj, policite gjyqsore, spaket e tani na tregon retorike. Drejteria e jote pra , qe na le te vetmen rruge emigracionin dhe te heqim sa me pare pasaportat shqiptare qe mos te jemi me pjese e kesaj diktature politiko-juridike.

            Përgjigjjuni
            1. P
              Pensionisti ishekonomist

              Ore sulltanpiktor,qe ben qeveri me filoqylsa!Kudo ne bote paga maksimale eshte e Presidenti te Republikes.Kryeministri ka minus 5 per qind.Tere tjerer jane nen kete piramide pagash,te cilen e percakton lugjvensi!

              Përgjigjjuni
              1. G
                Goni

                Tatim deri ne 60% per pagat mbi 5000 euro.

                Përgjigjjuni
                1. z
                  zaku

                  Këtë rritjen e pagave nuk e kuptoj.... Pse duhet tua rrisësh pagat që të mos vjedhjedhin....!!!! Në se është kështu kjo duhet të funksionoi në çdo punë sepse në çdo punë ke mundësi për të vjedhur...... Dhe kryesorja është RRITJA PAGËN SA TË DUAN PËRSËRI DO VJEDHIN.... Shiko në mjekësi po nuk dhe do hysh në dhe......

                  Përgjigjjuni
                  1. O
                    O debil

                    Ban referendum dhe populli te vendosin jo per rritje pagash por ozr tavanin sa duhet te jet rriga me e maddhe qe merret nga shteti si drejtsia. Administrata. Te gjith jo me e larte se 5000 euro. Kaq e vendos populli

                    Përgjigjjuni
                  2. s
                    sokrat

                    Rama, mos jau rrit pagat! Marrin shume, dhe sa me shume te marresh aq me shume behesh i pangopur. Ne te gjithe vendet e botes buxheti dhe si pjese e tij edhe tabelat e pagave dhe piramida e tyre llogariten, pergatiten dhe kalojne nepermjet ekzekutivit. Te gjithe duan te jetojne dhe hane ne kete shtet te varfer, dhe jo vetem kasta e gjyqtareve dhe prokuroreve! Vete Ali dhe vete Kadi!

                    Përgjigjjuni
                    1. A
                      Ambasada Meksikane,,,,,,

                      Lere gjykatë të ngrejë rrogat e tyre dhe pas 20 ditësh vendosni taksë 25-40 %,siç vepron Trampi(Trapi)dhe zgjidhni përfundimisht atë punë.....

                      Përgjigjjuni
                      1. D
                        Dani USA

                        Bravo Kryetar i Shtetit vepro sa me pare te riparosh rrumpallen e varrmihsit Shkarerrusit te Drejtesis po spati dreitesi ska Shtete te se drejtes vepro bei vetingun ne Dreitesi dhe ne policii keto dy institucione jane baza e liris se popullit qe te mos jete skave vepro sa me shpeit sa te mos jete Shume vone hiqe Saliun nga lista ske nevoi per te Populli ti ka dhene votat vepro Vepro Ske nevoi per votat e grupit terrorist munde te ket ne ate grupe njerez te ndershem dhe te japin voten dhe kjo ndihmone Demokracin.

                        Përgjigjjuni
                        1. F
                          Forster

                          O injorant as nji student nuk e di sa do ta kete pagen kur eshte ne uiniversitet por kur del ne jete ate e marrin ne test sa i afte dhe sa i perkushtushem eshte per profesionin qe ka ,ketu ndahet ajo diferencimi i rroges pse u be deti kos o burra te riepim shtetin se jemi prokurore me diplloma plepash qe thone 7x7=42 duhet te rritet rroga keta duhet te hiqen nga sistemi i drejtesise o piktor dhe jo tu rritet rroga

                          Përgjigjjuni
                          1. E
                            Emigranti

                            NUk keni me qelbesire si ky Edi Rama, mbajeni se ate meritoni!

                            Përgjigjjuni
                            1. T
                              Trapajane hesapi

                              Zoti Rama, a e degjova Presidenti e Malit te Zi Para disa ditesh? Ja u Tha hapur dhe publikisht gjyqtareve:ASNJE arritje rroge, cdo arritje rroge do te behet, jo sipas karrike, por sipas aftesi se dhe rezultati Ne pune. As qe diskutohet fare rritja e pages me vullnetin e vete gjyqtareve. Te hidhen perpjete. Kush do me shume para te dorehiqet dhe te gjeje pune tjeter, ku te doje.

                              Përgjigjjuni
                              1. L
                                Luan

                                Kryeministri po bën grusht shteti

                                Përgjigjjuni

                                Lini një Përgjigje