INTERVISTA/ Baze: Gjykata Kushtetuese ka votuar 8 me 0 kundër Edi Ramës dhe 4 me 4 kundër Ballukut.

7 Shkurt 2026, 19:56Politika TEMA

Botuesi i gazetës Tema, Mero Baze, vlerëson se vendimi i Gjykatës Kushtetuese ishte në thelb 8 me 0 kundër kryeministrit Edi Rama, pasi Gjykata refuzoi t’i përgjigjej pyetjes që kishte parashtruar qeveria dhe u nda në dy qëndrime për çështje që nuk i kishte pyetur askush, konkretisht lidhur me të drejtën për të kërkuar pezullimin.

Sipas Bazes, kjo nuk ishte një betejë për mandatin e Belinda Ballukut, por një përplasje institucionale për ndërfutjen e pushtetit të drejtësisë në pushtetin ekzekutiv dhe për rrezikun e krijimit të një “Republike të re”, të pavotuar, të papranuar dhe të padëgjuar nga sovrani.

INTERVISTA/ Baze: Gjykata Kushtetuese ka votuar 8 me 0 kundër Edi

Tema: Gjykata Kushtetuese dështoi të merrte një vendim për aneksën e qeverisë lidhur me kompetencën që ka një gjykatë të pezullojë nga detyra një anëtar të kabinetit? A është ky një problem i kuorumit apo çështje lobimi?

Mero Baze: Që të jemi të qartë, Gjykata Kushtetuese në fakt ka votuar unanimisht tetë me zero kundër thelbit të kërkesës së qeverisë. Të dyja ato që quhen grupe brenda gjykatës nuk e kanë konsideruar faktin që një ministër ka imunitet njësoj si deputeti dhe nuk mund të pezullohet. Në këtë pikë ato janë dakord që nuk ka imunitet. Ato janë ndarë mes tyre vetëm se kush e ka në dorë kërkesën për pezullim. Një grup, që nuk di pse e quajnë pro qeverisë, thotë se e ka në dorë Kuvendi ta bëjë atë kërkesë, kurse grupi tjetër thotë se mirë ka bërë që e ka bërë gjykata.

Tema: Ju thoni se Gjykata nuk i ka dhënë përgjigje kërkesës së qeverisë?

Mero Baze: Në fakt kërkesa nuk ishte se kush mund ta kërkojë pezullimin, por a ka të drejtë gjykata ta kërkojë. Dhe sikur Edi Rama të kishte marrë 5 vota, pra sikur Gent Ibrahimi të mos ishte bashkuar me grupin tjetër, përsëri qeveria do të dilte e humbur për kërkesën e saj. Belinda Balluku mund të dilte e fituar pasi i pezullohej pezullimi, por qeveria mbetej sërish zbuluar. Dhe që të jemi të ndershëm duhet të pranojmë që kjo ishte një betejë gjyqësore për Edi Ramën si kryeministër dhe ndërfutjen e pushtetit gjyqësor tek pushteti i tij dhe jo për Belinda Ballukun. Ajo ishte pasoja. Mosmarrja e vendimit e lë të hapur këtë problem pa u zgjidhur, pasi sot nuk kemi një rishkrim të Kushtetutës për këtë çështje, por kemi një dëshmi të pafuqisë për të marrë vendim.

Tema: Cili mund të jetë reagimi i qeverisë?

Mero Baze: I vetmi reagim për të cilin mund të flasim është beteja që kryeministri nisi për të vendosur një normë kushtetuese rreth ndërhyrjes së gjyqësorit në imunitetin e ekzekutivit. Kjo betejë nuk përfundoi. Dhe kjo betejë duhet përfunduar. Nuk di se si mund ta përsërisin këtë kërkesë kur të plotësohet Gjykata Kushtetuese me 9 vetë, ose në ndonjë rast tjetër të ngjashëm. Por kjo është një normë kushtetuese që ka nevojë për një vendim të Gjykatës Kushtetuese dhe jo për një mosmarrje vendimi. Mosmarrja e vendimit lë edhe qeverinë pa një normë kushtetuese që tani u bë e diskutueshme, lë në fuqi dhe pezullimin e Ballukut që u bë shkaku i kësaj ankese. Pra, ky vendim është më i keqi i mundshëm kundër qeverisë. Gjykata ka votuar 8 me 0 kundër Edi Ramës dhe 4 me 4 kundër Ballukut. Do të ishte më mirë të merrej vendim 5 me 3 kundër qeverisë, por të paktën pakica të ishte e qartë për normën kushtetuese të imunitetit.

Tema: Nëse kjo gjë nuk ndodh dhe Gjykata Kushtetuese nuk e merr më në shqyrtim, cila është rrugëzgjidhja?

Mero Baze: Nëse Gjykata Kushtetuese refuzon ta rishqyrtojë këtë çështje, atëherë shumica në Parlament mund të ndërhyjë të rregullojë nenin 242, paragrafi 2, të Kodit të Procedurës Penale, i cili u garanton imunitetin të zgjedhurve edhe për ministrin, dhe ta qartësojë këtë në mënyrë eksplicite.
Kështu ndoshta s’ka më nevojë t’i drejtohemi Kushtetutës për këtë nen.

Tema: Pavarësisht kësaj, në publik kjo përjetohet si një goditje kundër Ballukut dhe jo Ramës?

Mero Baze: Kjo nuk ishte një betejë për Belinda Ballukun. As kërkesa formalisht nuk bëhej për të. Belinda Balluku ka betejën e saj me drejtësinë dhe nuk i është shmangur. Madje ajo ka bërë ankimim në Gjykatën e Apelit për pezullimin e masës. Atje e ka betejën e saj. Gjykata Kushtetuese, me mosmarrjen e vendimit, e legjitimoi GJKKO-në si një gjykatë që ka të drejtë të pezullojë. Tani Balluku ka të drejtë të presë Apelin për të vlerësuar a ka shkaqe ligjore për ta mbajtur në fuqi pezullimin që ka vendosur shkalla e parë. Duhet pritur vendimi i Apelit sa i përket Ballukut.

Tema: Sa hapësirë ka kryeministri Rama për një betejë të re?

Mero Baze: Sa i përket Edi Ramës, kjo ishte një betejë mes pushtetit të drejtësisë dhe atij ekzekutiv. Me këtë mungesë vendimi, drejtësia ka ceduar nga e drejta e saj që të gjykojë respektimin e ligjit nga qeveria, për çfarë është e pavarur, por ka vendosur të ketë të drejtë dhe të vendosë edhe për përbërjen e qeverisë dhe cilësinë e saj përmes mekanizmave të pezullimit të atyre që nuk i pëlqen.
Për këtë arsye mendoj se Gjykata Kushtetuese ka votuar 8 me zero kundër Edi Ramës dhe e ka betejën me atë, jo me Ballukun.
Dhe kur dikush të fton në një betejë institucionale të tillë, ose përballesh, ose tradhton Republikën për të cilën je votuar. Kjo është një “Republikë e re”, e pavotuar, e papranuar dhe e padëgjuar. Dhe Republika nuk mund të vritet në një betejë që mbyllet me një të shtënë.

Bisedoi: Namir Lapardhaja

67 Komente

  1. s
    sali

    Po kur gjyqtare ne kushtetues nuk vendosen gjykates me eksperience po notera e avokate apo njerez te klanit berishist e ndoshta kane gelltitur nanje luget corbe berishiste dihet kjo pergjigje do meret

    Përgjigjjuni
    1. t
      tpc

      Vokshi eshte spiun i agjenturave te huaja.Rama e dinte dhe nuk beri asgje per ta penguar venien e tij ne GJK. Xhaferllari eshte komplet Berishiste. Te pakten edhe 3 te tjere jane ushtare te Argites.

      Përgjigjjuni
      1. P
        Piro

        Ky vendim, një rezultat i paqartë, tregon se gjyqtarët e kushtetuses janë sa të varur politikisht aq dhe të paaftë profesionalisht. Një alarm, një këmbanë e madhe. Nëse mungesën e pavarsisë mund ta shpjegosh me mungesën e traditës si organ i pavarur, po mungesën e profesionalizmit si ta shpjegosh?

        Përgjigjjuni
      2. G
        Gjyka Tësi

        Ky është I gjithë faji I Edi Ramës, që kur formoheshin organet e reja të drejtësisë, nuk u mor fare me kriteret që ndiqeshin, as me atë se cilët individë po përpiqeshin të penetronin në to........... . Ndërsa Sali Berisha, bëri ç'është e mundur që njerëzit e tij të kapnin këto organe......................... . Dhe ata që nuk I binden atij, I sulmon me emër dhe mbiemër....... . Kështu, Rama po vuan pasojat e përtacisë së tij...... . Pavarësisht se nuk kishte kohë, pasi nuk shkonin mirë punët në Berlin, Londër, Paris apo Romë dhe shkonte andej për ti rregulluar ato vende.

        Përgjigjjuni
        1. E
          Epirioti II

          Ehh Mero, u lodhem duke folur dhe shkruar qe Rama duhet te perdori forcen e kartonit per te korigjuar te gjitha mangesite dhe gabimet e reformes ne drejtesi. E KA DETYRIM POLITIK DHE PATRIOTIK. Beteja e perçudnuar qe po ndodh Qeveri-Drejtesi ka vetem nje humbes te madh (se Rames nuk i hyjne gjemba nga ajo)........... Humbesi e ka emrin: REPUBLIKA E SHQIPERISE dhe super-humbesit te rinjte dhe te rejat shqiptare. Edhe nje brez tjeter do digjet duke pritur te formatohet Shqiperia si vend perendimor dhe sjellje normale

          Përgjigjjuni
          1. M
            Munika

            Le te mos genjejme veten. Derisa kriminelet dhe kryehajdutet jane te lire, ne vend te drejtesise ne kemi nje bande ne sherbim te krimit. Tashme kjo eshte e vertete e padiskutueshme

            Përgjigjjuni
          2. T
            Torino

            A egziston institucioni i referendumit ne SHQIPERI?Se nese as edhe gjykata KSh nuk eshte e afte,atehere fatet e popullit duhet ti marre ne dore POPULLI!

            Përgjigjjuni
          3. P
            Pak nga të gjitha

            Gjykata kushtetuese e paaftë profesionalisht nuk i ka dhënë të drejtë kushtetuese gjykatës të pesulloi një ministër pavarsisht se mbetet në fuqi pesullimi qeveria në bazë të nenit 103 nuk e zbaton kte vendim si anti kushtetues . Neni 242 êshtë i qartë personat e zgjedhur nuk pezullohen për atë që e di shqipen ….ndryshe ligjvë’ësi do thonte pêrveç funksioneve të zgjedhura që është kryetari i bashkive e komunave dhe deputeti. Sipas gjygjtarëve e gazetarëve që nuk e njohin shqipen ligjvënsi ka bërë një ligj së kryeministri e presidenti të pezullohet nga detyra.mgjtht duke pasur gjygjtarë me mangësi gjuhsore përveç juridike ligjvënsi duhet të riformulojë nenin 242 pa asnjë mundsi paqartsie gjuhsore e juridike. Gjykatsit kushtetues e treguan sot se nuk janë profesionistë e njerës me dinjitet

            Përgjigjjuni
            1. 1
              1997

              i nderuar, shqiptaret me dinjitet numerohen me gishtat e dores!

              Përgjigjjuni
              1. D
                Dakord

                Në fakt GJK ka votuar 100% pro Ballukut. Tani kërkesa e spak për arrest bie se nuk mund të kërkojë 2 masa njëkohësisht.

                Përgjigjjuni
                1. R
                  Refki

                  KY MUHABET U BE SI PUNA E ASAJ THENIES E LAGU BISHTIN DHELLRA APO NUK E LAGU MJAFT KOMENTUAT PARLAMENTI TI HEQI IMUNITETIN Z.BALLUKU DREJTESIA TE VEPROJ DHE AJO TE MBROHET PARA DREJTESIS DHE TE PRESIM ZHVILLIMET ME TEJ KETU MBAROJN PERRALLAT ME NASTRADIN

                  Përgjigjjuni
                2. Z
                  Zgjedhje

                  Jame dakort, disi, po ZV. Kryeminstrja nuk eshte zgjedhur nga populli, kshu qe ky nen nuk ha buk. Erjon Velia eshte I zgjedhuri ky nen hyn ne ate rast.

                  Përgjigjjuni
                3. L
                  L

                  Mero gjk ka votuar 8 me 0 per te rrezuar qeverrine se keshtu ka urdheruar argita

                  Përgjigjjuni
                  1. T
                    Teodor

                    O patro..Argita futi dhe te atin 1 vit ne arrest shtepie. Kete drejtesi ju e bete. Kujt I ankoheni.

                    Përgjigjjuni
                    1. H
                      Henk

                      Teodor. Saliu bëri 10 muaj arrest shtëpie sepse nuk iu bind urdhrit të gjykatës për t'u paraqitur, kaq. E kuptojmë që je salist i thekur por mos na bëj për budallenj..

                      Përgjigjjuni
                  2. I
                    Imunitet Saliut, dhe drejtesia e re arratiset bren

                    Mero, drejt e ke per rastin konkret. Por semundja kanceroze malinje qe quhet drejtesi speciale po perparon me shpejtesi si gangrene ne trupin e demokracise shqiptare, sepse pjese e kesaj semundje u be edhe Gjykata Kushtetuese GjK). Populli e di qe Spak ka pergjime kompromentuese per gjykates kushtetues, keshtu qe GjK nuk mundet te mos jete bisht i Spakut. Ju kujtohet ajo shprehja e doktor Adhamudhit: nese te dhemb njera gjymtyre, preje, e nese te dhemb njeri sy kreje. Keshtu edhe kete gangrene duhet ta presim qe ta shpetojme demokracine. Rama duhet ta kete nje plan se si ta presim, dhe po ka nevoje per mbeshtetje plebishitare nga populli, le ti drejtohet popullit. Eshte e turpshme ku kemi rene, por nese ka njeri qe i shkaterron brenda javes republiken e prokuroreve dhe gjykatesve, ky eshte Sali Berisha qe ka dosjet e korupsionit dhe varesine nga sherbimet inteligjente te huaja per secilin nga prokuroret dhe gjykatesit speciale, plush edhe per ata te GjK!

                    Përgjigjjuni
                    1. D
                      Dritani

                      Ke bërë një analizë të vërtetë ,të bazuar në kushtetutë (këtë duhet ta bëjnë ata Gjyqtarë ,që paguhen me taksat tona ) Ata që duhet ta gjykonin ,muarën shumë kohë dhe bënë një analizë tepër të përciptë .Ju shmangën problemi kryesor dhe na sollën në analizë gjëra anësore .Kam mendimin se po krijohet një preçendecë shumë e rezikshme ,për fatet e vëndit .Të dashur gjyqtarë lërini mënjanë çështjet dhe simpatitë Partiake .Ktheheni kpkën ,qoftë dhe një herë ,shifni interesat KUSHTETUSE për VËNDIN .

                      Përgjigjjuni
                      1. K
                        Kur flet drejtesia Rama ha mute

                        Ndryshoni ligjin per gjykaten kushtetuese . E ndaluar te zhvillohet séance kur nuk ka numer tek 7.9.11.13. Nuk jane partit qe zgjedhin antaret e kushtetueses. Te kete nje moshe te caktuara mbi 50 vjec, expérience, rrezultat ne punen e mepareshme , te kete titull shkencor ,konkurs i hapur.... Rama te qendroje te punoje ne Shqiperi se eshte kthyere ne ministre i jashtem.... PS ka shumicen te filloje te reformoje SPAK e gjykat kushtetuese.........

                        Përgjigjjuni
                        1. T
                          Teme

                          Te kene wene gjyqtare me pare...jo noter e avokate.

                          Përgjigjjuni
                        2. f
                          franc

                          Kështu është kur do të bësh drejtësi me plera dhe hajdutë,në këtë vënd kurr nuk do të ketë drejtësi.

                          Përgjigjjuni
                          1. D
                            Dhimokratet

                            Duan t'u rritet edhe rroga pa le...ptuuu felliqesira, kalbesira qe duhen tredhur. .

                            Përgjigjjuni
                            1. L
                              Landi

                              Rama ka shumë faj ka treguar shumë dobësi dhe aspak vendosmëri,jep vetëm opinione a thua se është gazetar dhe jo kryeministër që është mandatuar me 83 mandate,për t'i treguar dhe këtyre shërbëtorëve te gjykatës kushtetuese që qeverinë e voton populli nuk e zgjedh gjykata kushtetuese. Ka tre vite që i kanë treguar "dhëmbët" kur kanë mundur,si këto si spaku,si gjkko dhe Rama rri dhe i shikon dhe jep opinione në tv,për çfarë të ka votuar populli zoti Rama për të dhënë opinione apo për të marrë vendime? Vazhdo bëj opinionistin se po t'a hapin gropën avash avash njerëzit e Argitës .....

                              Përgjigjjuni
                              1. T
                                Taulant

                                I lini procedurat nuk jemi ne Suedi. Fakt eshte qe vendi drejtohet nga nje grup i strukturuar kriminelesh. Jane ndertuar gjoja rruge e tynele me 20 miljon euro km dhe shirat e fundit i shkaterruan te gjithe. Keta jane per giotin ju kerkoni procedura...

                                Përgjigjjuni
                                1. A
                                  Asnjeanes

                                  Problemi nuk qendron aty ne kete rast. Problemi eshte se gjykata ka hyr ne politike. Gjykata duhet te jet i vetmi insitucion apolitke. E asnjeanse, ligji duhet pare si ligj nga gjykata jo si vegel per te denuar antare te nje partie se te duhet lare nderi sepse ty te vuri ne post nje parti tjeter ose sepse ti je antar ose simpatizant I partis tjeter.

                                  Përgjigjjuni
                                2. L
                                  L

                                  Antsret e gj k eshte turp ti quash gjyqyare.Ata jane vemje qe nuk duan te dine as per kushtetuten as per shtetin as per atdheun mjaftojne parat qe u jep argitapa.ska rendesi se kujt i sherbejne

                                  Përgjigjjuni
                                  1. A
                                    A jeni tereziuu

                                    Ju sjeni ne tereziii Jo qe ministri nuk duhet te kete imunitet por duhet urgjentisht te ndryshohet dhe kushtetuta dhe ti hiqet dhe deputetit. Kush jane keta qe duhet te ngrihet nje parlament per te votuar... A jeni tereziii se e kane rropat kete popull dhe sju futet gje ne kembe. Sa per avokat dhe notere ata votuan pro Ballukut.

                                    Përgjigjjuni
                                    1. G
                                      Gazetari

                                      Me duket se nuk je ti ne terezi. Ti kujton se PS dhe Rama nuk kane prokuror dhe gjykates kamikaz? Imuniteti eshte aty te garantoj te drejtat minimale te nje te zgjedhurit me voten e popullit te mos shantazhohet apo kercenohet te bej detyren e vet. Kthehet shteti ne nje burdello ku cdo politikan hedh para per te perdorur drejtesine per perfitime politike. Nje gjykates mund te vendos kur te doj te pezulloj nga detyra kryeministrin, presidentin, deputetet por edhe gjykatsit e tjere dhe prokuror. Idiotsia me e madhe eshte qe njerezit mendojne se vendimi i gjykates kushtetuse eshte per Ballukun kur ne fakt nuk ka lidhje fare me te si individ.

                                      Përgjigjjuni
                                      1. K
                                        Klodi

                                        Nuk eshte zgjedh me voten e popullit eshte emeruar nga kryeministri dhe miratuar nga parlamenti dhe presidenti.

                                        Përgjigjjuni
                                        1. G
                                          Gazetari

                                          Ore ju keni probleme me shqipen apo thjesht jeni te trashe nuk kuptoni ate qe shkruhet. Vendimi nuk ka lidhje me Ballukun si e zgjedhur, ate pune e vendos parlamenti nese do ti hiqet imuniteti per te marr mase ndalimi. Debati eshte a ka te drejt nje gjyqtar te pezulloj nga posti nje minister, president, gjyqtare apo per ke ti mbushet mendja. Nuk ka rast te tille ne bote, as ne vende qe jane komuniste apo diktature, nuk ekziston kjo. Kaq e thjesht eshte.

                                          Përgjigjjuni
                                        2. T
                                          Truth

                                          O Gazetari Minimaliaht duhet te kuptosh shqipen. Kryeministri dhe Ministrat nuk jane te zgjedhur te popullit dhe madje mund mos te jene as deputete, sepse jane politik, teknik dhe zgjidhen nga partia. Pra Zv.Kryeminister mund te zgjidhet dhe nje njeri i thjehste pa qene deputet por qe ka funksione ne parri ose mund te jete pa parti nese ashtu e mendon ai qe krijon qeverine pra Kryeministri. Ne shqiperi i zgjedhin nga radhet e deputeteve per dy arsye, qe ti kene nen tutele ne parlament ku jane ne mbikqyrjen e kryetarit te grupit parlamentar, dhe ne radhe te dyte sepse nese vjedhin kane pikerisht kete imunitetin qe u jep mundesi manovrimi. Kaq besoj e ke te qarte. Pezullimi i Ballukut nga detyra si Zv.Kryeminiatre nuk eshte cenim i imunitetit te saj prej deputete. Si deputete vendos kuvendi per heqjen e imunitetit dhe ajo deri tani e ka ndaj nuk po arrestohet. Ama nese ke akuza per korrupsion nese Kryeministri per arsye te frikes se tij nuk e pezullon ose shkarkon nga detyra, gjykata duhet ta beje pasi mbron interesat e Republikes dhe te popullit Shqiptar.

                                          Përgjigjjuni
                                          1. G
                                            Gazetari

                                            Duhet ta bej gjykata o Truth se thua ti? Kush e thot ket pervec teje dhe idioteve te Saliut? Ti akoma se ka marre vesh qe nuk ka akuze per korrupsion, ne fakt ende nuk ka akuze por thjesht dyshime. Cili vende ne bote e ka bere kete? Na jep nje shembull apo eshte shpikje shqiptare dhe bota duhet te mesoj? Ti or mik je i paqarte dhe po ben debat me veten. Edhe sikur mos te jet deputet ministri do jet e njejta gje. Eshte akti i pezullimit nga detyra e nje fuksionari te pushtetit ekzekutiv qe eshte i pavarur nga nje pushtet tjeter si ai i drejtesis qe nderhyn ne kopetencat e nje tjeter pushteti. Nese do beja nje krahasin eshte sikur Rama me vendim qeverie te pezulloj gjyqtare apo prokuror nga detyra se ka dyshime te arsyheshme qe kane marre para apo abuzuar detyren. Kjo kundershtohet jo individi pasi drejtesia eshte e lire te hetoj dhe te kerkoj sipas ligjit heqjen e imunitetit per arrestimin ne kuvend.. Nje gjykates me kerkes te nje prokurori mund te pezulloj sot te gjithe fuksionaret e shtetit edhe presidentin, por edhe vet gjykatsit e kushtetutes dhe kthehet ne nje kaos total ku cdo prokuror e gjykates sipas mendjes se vet pezullojn njerez nga detyra.

                                            Përgjigjjuni
                                      2. C
                                        Cubi

                                        Ketu eshte bere lesh bubi o mero. Ketu qeverin e ka rama drejtesin e ka sala. Kjo pun eshte bere si puna e gjarprit qe po sja shtype koken ngjallet dhe te kafshon,kjo ka ndodhur me sali kriminelin

                                        Përgjigjjuni
                                        1. P
                                          Pa fjale

                                          Koment i sakte

                                          Përgjigjjuni
                                          1. L
                                            Ligji jo politika

                                            Pikerisht pse gjykata, gjykatesit dehet te mos jen "antare" te asnje partie dhe te perdorin ligjin si eshte shkruar. Nuk ka vend politika ne ligj. Tja len politikes atyre qe meren me politike ose te ndrrojne profesjon.

                                            Përgjigjjuni
                                          2. G
                                            Gjoni

                                            Spak kali I trojes per te shkatrru Shqiprin tani qe do futej ne Evrop,dhe per te fal detin me Salen.

                                            Përgjigjjuni
                                            1. Q
                                              Q. K.

                                              Degjoni " Taulantin " , sepse ate bindje ka shumica e shqiptareve . Mafia i ka kthetrat gjitheandej . Gjykata Kushtetuese eshte e populluar me komuniste dhe bije komunistesh ... Mos prisni nga Ajo drejtesi . Grupi I strukturuar kriminal drejton cdo qelize te ketij vendi . Sali Berisha eshte koka e ketij perbindeshi , te tjeret Jane filialet dhe dishepujt e tij . Denimin I Belindrs eshte oguri me I zi per Saliun ... Beteja midis DREJTESISE ( SPAKuT ) dhe mafie eshte per jete a vdekje . Shumica e shqiptareve shpresojme dhe urojme fitoren e SPAKUT .

                                              Përgjigjjuni
                                              1. D
                                                Drejtesi e vertete

                                                Dakord Mero per analizen.Persa i perket pjeses se si duhet vepruar(Edi Rama si protagonist i kerkeses,si kr.minister e si kryetar i maxhorances),duhet shpejt,me kompetence juridike,duke patur prane eminenca profesionale te vendit e te huaja.Aleatet duhen sqaruar sic duhet qofte duke perballuar ndonje reagim.

                                                Përgjigjjuni
                                                1. k
                                                  kris

                                                  Per dreq europa shkoi ca euro me tutje.

                                                  Përgjigjjuni
                                                  1. © KENDVESHTRIM TJETER ©

                                                    Një përplasje midis ekzekutivit dhe gjyqësorit duhet të gjykohet nga ndërkombëtarët. Gjyqësori është i akuzuar dhe gjyqtar,rezultati në këtë rast është 8-0, nuk është surprizë.

                                                    Përgjigjjuni
                                                    1. 7
                                                      777

                                                      Z. Mero, po a ekziston kund sot ai ligj apo ajo rregullore që kan qenë të shkruara qysh kur kan lind shtetet që: Ai që e ka në nomenklatur dhe e emron po ai organ apo ai individ e pezullon, e shkarkon dhe merr çdo mas sipas rregullave , pra nga kush mvaret, po nga ai çvaret. Në qoftë se e emron kryeministri , ai edhe e pezullon dhe e shkarkon, po qe se mvaret nga këshilli i ministrave ai e emron dhe ai e shkarkon dhe askush tjeter.

                                                      Përgjigjjuni
                                                      1. K
                                                        Klodi

                                                        Futja kot, dmth cdo nenpunes qe deri tani kur kapet ne korrupsion pezullohet nga gjykatesi,ja paskemi fut kot, te drejten e paska vtm drejtori i vet

                                                        Përgjigjjuni
                                                      2. E
                                                        Erdhi ne Tirane capo eshte akoma jashte ..

                                                        Per mua Rama nuk punone eshte kthyere ne gazetar , opinionist dhe jo kryeminister. Zotri je zgjedhur per te punuar dhe jo per te komentuar, nese spakuuuu ka nevoje per rreformim pse nuk e ke bere , perallat me amerikane europien tregoja Zahos , je kryeminister te maresh vendime dhe jo sugjerime , nese gjykata kushtetuese punone 4x4 ku eshte i 9 mungone. Si ka mundesi zonja Balluku akuzohet per mos barazi ne tender nje nen qe nuk te dergone ne burge i eshte hequr pasaporte dhe Bufi kenetes qe neni per te cilin akuzohet denohet deri ne 18 vjet burge udheton deri Brazil..... Nese je i lodhur hap krahun ik , ne PS ka plote intelektual....po tallin trapin me ty spakistet e Berrishes. Si mundet te lejoshe prokurorin te sillesh me Véliaj me ate gjuhe ne sallen e gjyqit , beje detyren e kryeministrit , kthehu punes se po qendrone ne shume jashte Shqiperise se sa ne Tirane. Nuk te kemi votuar per te udhetuar , ke ministre te jashtem , meru me punet ketu ose ik

                                                        Përgjigjjuni
                                                        1. K
                                                          Klodi

                                                          Pabarazia ne tendera eshte me keq se korrupsioni se teorikisht ne korrupsion ti mund tja japesh dhe atij qe e meriton vtm se i kerkon nje ryshfet, ose si doktori qe punen e ben por te merr dhe lek nen dore, ndersa pabarazia ne tendera eshte tja marresh atij qe e meriton dhe tja japesh ketij tjetrit qe se meriton ose sepse kerkon me shume lek (kushedi pse) ose nuk permbush kriteret per ta ber ate pune dhe vijme te situata qe rruget prishen pa u inaguruar akoma, dhe kemi disa raste tashme, Permet-Erseke, Qafe Plloca, tunelet... dhe e gjitha kjo kerkon kosto te tjera shtese...

                                                          Përgjigjjuni
                                                          1. T
                                                            Trush

                                                            "Erdhi ne Tirane" Super koment nuk i heq nje presje.

                                                            Përgjigjjuni
                                                          2. A
                                                            Albina

                                                            Mero, një pyetje: - Si mund të vazhdojë Argita Berisha të jetë pedagoge në fakultetin e drejtësisë, kur ajo është e shpallur non grata në SHBA dhe Angli për korrupsion?...

                                                            Përgjigjjuni
                                                            1. B
                                                              Bureto

                                                              Po pse moj Albina, kryeministri i emëron pedagogët?! Po të jetë për mua ajo jo vetëm nuk duhej të ishte pedagoge, por për çka ka bërë nën pushtetin e babajt, për t'u pasuruar me mënyra korruptive, do duhej të ishte e paditur për to. Pooo, sepse qysh pas përcaktimit "non grata" për arsye të korrupsionit të saj, institucionet ligjzbatuese duhej të kishin nisur hetimin dhe ta çonin para drejtësisë, sipas parimit anerikan "follow the money". A mund të kishte në këtë drejtim Rama, dmth qeveria (ministria e financave, drejtësisë, e brendshme etj) me instrumentat e saj ndonjë mundësi, them se po. I kishte dhe i ka të gjitha mundësitë, jo vetëm për atë, por dhe për sypeshkaqenin, vëllain e saj, përgjegjës për Gërdecin. Sigurisht, duket që nuk ka patur dhe nuk ka vullnet për këtë. Fatkeqësisht!

                                                              Përgjigjjuni
                                                            2. V
                                                              Vjosa

                                                              I dashur MERO , kërkoj ndjesë për etiketimin por një pjesë e madhe veriorësh ( nuk fusë këtu pjesën dërmuese të shëndosh ) janë me mentalitet ,tokë e xanun ,rrugë e xanun ,parking i xanun, truall i xanun dhe tani gjykatë e xanun,prokurpri e xanun ,Qeveri e xanun ,shtet i xanum e kështu me radhë deri këtu tek REPUBLIKË E XANUN.Këta e kishin hakë atë mikun që i bëri të flisnin me vehte.

                                                              Përgjigjjuni
                                                              1. .
                                                                .Maviu me boje

                                                                Po Shpellar Mavi, po, servil I nje qeverie " qe e konsideron Shqiperine Çiflik i Zanun". Na mahnite me zbulimin, o trumerdhitur!

                                                                Përgjigjjuni
                                                              2. M
                                                                Malo

                                                                Ore ju pyes te gjitheve edhe Meron madje,per cfar ju duhet imuniteti ketyre,nga kush ruhen pse kan frike,kane nje mori me privilegje u dashka edhe te jen edhe imun nga drejtesia,jo mor jo zero skan perse ta kene.

                                                                Përgjigjjuni
                                                                1. Q
                                                                  Qytetari

                                                                  Ne kushtet qe themi ky vend eshte bere i pajetueshem, ky eshte nje rast konkret. Gjithmone e me shume mendoj dhe insistoj qe faji eshte i Rames… te dha populli 83 mandate, pa u involuar shume, por po te involvoheshe edhe 95 ishin bere, pra te votuam ne menyre pblebishitare….po cfare pret dhe rri e ben gazetarin e jo kryeministrin??? Cfare pret??? Po cfare se ka thene ajo e ka thene ky qe rrugen ta ndertoi ai e tunelin ta beje nje tjeter?? Dhe dali ca gjykates dhe thone, pushohet zv/km???ca eshte kjo more???

                                                                  Përgjigjjuni
                                                                  1. V
                                                                    VK

                                                                    PS sot ka 85 mandate por nese i duhen i ben dhe 95. Gjysma e ketyre morrave te Saliut jane me pages nga PS lere ca hane mot kot.

                                                                    Përgjigjjuni
                                                                    1. K
                                                                      Klodi

                                                                      Po gje e vogel ne fakt...po pse ta ndertoj ky tjetri kur se meriton, eshte cun deshmori, apo ka blere kimiopreparate dhe ja ka cuar spitalit falas, apo ky i di rregullat dhe do ta ndqj nje pjese te fitimit me ne... Mogerinin per gjera shume me te vogla e rrasi direkt ne burg prokurori ne BE dhe nuk thane he mo se cfare beri...

                                                                      Përgjigjjuni
                                                                    2. R
                                                                      Rudin Gunga

                                                                      Perfundimisht per kete ceshtje mendoj se ai qe duhet ta ndaje shapun nga sheqeri eshte kuvendi i Shqiperise, i zgjedhur nga sovrani. Ai duhet te ndermarre nismat ligjore per ta rireformuar reformen e deshtuar te drejtesise, pasi shumica e prokuroreve e gjykateseve jane ose produkt i plepave, ose miq e shoke te Argites. Me deklaratat absurde te Dumanit, me veprimet inatcore e te paskrupullta, se nuk i paskan dhene leje ndertimi, te Dados, me gjyqtare qe kane frike nga prokuroret speciale, me zvarritjen pa fund te gjykimit te krimeve shteterore te Gerdecit e te 21 janarit, kjo drejtesi qe kemi mund te quhet cdo gje por kurrsesi drejtesi e re, e reformuar. Ne rradhet e saj paska ende plot njerez si gjingjonet me shoke, qe vetingu i nxorri jashte sistemi. Ndaj duhet reforme nga e para, qe pushtetet te jene vertet te ndara dhe te mos nderhyjne ne kompetencat e njeri tjetrit. Kuvendi duhet te veproje. Maxhoranca duhet te veproje, se sovrani i ka dhene 83 mandate.

                                                                      Përgjigjjuni
                                                                      1. E
                                                                        Emigranti

                                                                        Te lumte dore Shkrim perfekt.

                                                                        Përgjigjjuni
                                                                        1. X
                                                                          Xheviti , Kryqi i Kuq , Rramallah-Gaza .

                                                                          Nuk e kuptoj qendrimin pasiv te Kryeministrit . Kryeministri ka 83 deputet dhe me nje arithmetikë te thjesht , Kryeministri E.Rama zhbën te gjitha shkallet e Gjykatavet , Spak e kompani . Sa per ministrat apo zvendes kryeministrat problematikë ( korrupsioni ), varet vetëm, vetëm, vetëm nga ndergjegjia e Kryeministrit . 1 █ ABSURDI : Populli zgjedh 83 Deputet . 2 █ këta 83 deputet zgjedhin ministrat , Gjykatat, SPAK, SHIK, e të tjera. 3 █ Unë mendoj që , Kryeministri E. Rama ne këtë situatë duhet të ul pak hundën , te shkrij stafin e tij juridik ( ca teorik ,te pa aftë, zero proactiv ne mentalitet, dhe ndoshta me prindër dhe familje problematike ) dhe të bej një "kontrat" me Zotin Y . Manjani per 6 muaj , 1-2-3 vjet . Mendoj që Z. Manjani é edhe trim edhe i aftë 99% te zgjidh çfardolloj ngërçi juridik . 4 █ Z. Kryeminister , Ju me 83 deputet dhe Z. Manjani mund te beni mbrekullira. 成功!テクノロジー万歳!

                                                                          Përgjigjjuni
                                                                          1. K
                                                                            Kanadaja

                                                                            Te lumtë dora

                                                                            Përgjigjjuni
                                                                            1. K
                                                                              Kanadaj

                                                                              Te lumtë Shkrim perfekt.

                                                                              Përgjigjjuni
                                                                              1. T
                                                                                Trapajane hesapi

                                                                                Vendimi I gjukates kushtetuese eshte, si te thuash "as me qi, as me leshon".

                                                                                Përgjigjjuni
                                                                                1. D
                                                                                  Detari

                                                                                  SPAKU duhet te meret me median qe paguhet nga parate e krimineleve te qeveritarve. Nje kontrol i thjesht e fut meron ne burg.

                                                                                  Përgjigjjuni
                                                                                  1. N
                                                                                    Next level

                                                                                    Po shyqyr që kanë filluar të ngrejnë pak kokë, se në 35 vjet kanë nam të gjithë institucionet e shtetit, njëherë nën hyqmin e një shpellari pabuks, prostitutë dhe budalla dhe njëherë nën hyqmin e një mësuesi vizatimi delirant, sharlatan dhe kafon që edhe babai i vet , që nuk e bëri dot inxhinjer, mjek,.matematikan, fizikant por mezi arriti t'a bëj mësues vizatimi, do kishte vënë duart në kokë po të shihte që e kemi bërë kryeministër.

                                                                                    Përgjigjjuni
                                                                                    1. H
                                                                                      Hallexhiu

                                                                                      RROFTË REPUBLIKA SOCIALISTE-DEMOKRATIKE PROKURORËVE

                                                                                      Përgjigjjuni
                                                                                      1. S
                                                                                        Soza

                                                                                        Kur kushdo shkel ligjin, do të shkojë përpara drejtësisë. Sipas parashikimeve ligjore, duke filluar nga presidenti dhe deri te nënshtetasi i fundit, i përgjegjshëm para ligjit, do të përgjigjen për faktin penal të kryer. Përndryshe, na del se jetojmë në një vend ku shtetasit janë të barabartë para ligjit, por disa janë më të barabartë.

                                                                                        Përgjigjjuni
                                                                                        1. B
                                                                                          Bureto

                                                                                          Nuk kërkon njeri një gjë ndryshe, pra të mos dënohen ata që shkelin ligjin, qysh nga presidenti dhe deri te qytatari më i thjeshtë. Këto kohë nuk ka qenë ky problemi, se janë dënuar dhe do dënohen (burgjet janë plot), por puna me drejtësinë çalon tek standartet dhe sot ajo ka ceduar edhe në ndërhyrhen në kompetenca të tjetërkujt, në këtë rast e një gjykatësi të GJKKO, në kompetencën e qeverisë. Për këtë, prej kësaj të fundit, u kërkua shqyrtimi në GJK, por për çudi kjo "abstenoi", term që në jurisprudencë nuk ekziston. Në një proces gjyqësor, i çfardolloj qoftë penal apo civil, fiton ose humbet, ke ose nuk ke të drejtë, dënohesh ose del i pafajshëm, rrugë të mesme nuk ka. Termat 'remi' apo 'barazim' vlejnë vetëm në sport.

                                                                                          Përgjigjjuni
                                                                                          1. B
                                                                                            Blerimi

                                                                                            Rama të vazhdoj në rrugën e kapërcimit historik pêr hyrjen e Shqipërisë në BE si anëtare e barabartë me vendet tjera,me Ballukun,pa Ballukun,me Gjykatën Kushtetuese me 8 apo me 9 anëtarë,me vendime skandaloze e me kosto tjera,këto janë kosto kolaterale në raport me mrekullinë që është duke u skalitur.Uroj që Rama të vazhdoj me kêtë ritëm pêr ta kurorêzuar në 2030 mrekullinë historike të quejtur ANËTARËSIM I SHQIPÊRISË NË BE.

                                                                                            Përgjigjjuni
                                                                                            1. I
                                                                                              ILIR

                                                                                              Fatkeqesisht shume prej komenteve jane te dirigjuara dhe aspakt korrekte.Ne nje kohe qe ne kete vend ka plasur hajdutlleku sheshit,komentues shkruajne ne mbeshtetje te nje hajduteje ! Ju kujtoj se ne keto histori te gjithe jemi te vjedhur,te vjedhur dhe me shume arrogance,te vjedhur jeni edhe ju komentues qe mbeshtesni ata qe vjedhin.

                                                                                              Përgjigjjuni
                                                                                              1. i
                                                                                                i iNDINJUARI 35 vjeçar

                                                                                                Ne se keta 83 deputet te zgjedhur me vote te lire nga populli NUK ZGJIDHIN KETE NGERC INSTITUCIONAL ATEHERE PER SE DUHETN? kOHA NUK PRET MENDOJ SE SOTE GJITHE SYTE E SHQIPTAREVE JANE DEJTUARE TEK kuvendi I SHQIPERISE DHE KJO NUK ESHTE PAK PER TE LEVIZUR NGA VENDI SI DEPUTET SI LIGJVENES. Eshte koha me e mire per te kuptuare se kush deputet e ka seriozishte zbatimin e detyres dhe kush nuk e ka por vjen ne kuvend per tu MAJMUR DHE RRITUR BARKUN E VETE DHE TE KOMSHINJVE. kOHA ESHTE SHUME E KUFIZUARE POR JU ZOTRINJ DUHET TA KTHENI NE FAVORIN TUAJ DUKE FOLUR VETEM DHE VETEM NE EMER TE LIGJIT I CILI SINJIFIKON SHQIPERINE TONE DHE JO TE ATYRE qe e kane inicuare kete katastrofe dhe presin me padurim rezultatin e kerkuare.

                                                                                                Përgjigjjuni
                                                                                                1. j
                                                                                                  joel shkodra

                                                                                                  Nese duhet ndryshuar Kushtetuta, zgjidhja e vetme dhe me e mira eshte qe ministrat te mos jene deputete. Edhe nese jane te zgjedhur me vota, duhet te terhiqen se qeni deputet kur emerohen ministra. Kjo edhe per kryeministrin.

                                                                                                  Përgjigjjuni

                                                                                                  Lini një Përgjigje