Në Podcastin e kësaj të diele, nuk mund të mungonte as reagimi dhe qëndrimi i kreministrit Edi Rama lidhur me qëndrimin e Gjykata Kushtetuese, e cila, nëpërmjet moszgjidhjes që dha, la në fuqi pezullimin e GJKKO-së ndaj ministres dhe zëvendëskryeministres Belinda Balluku.
Siç pritej, Rama e quajti vendimmarrjen e Kushtetueses një “mosvendimmarrje” që, në praktikë, rikthen në fuqi një masë të paprecedentë dhe që ka të bëjë me pezullimin e një anëtari të qeverisë nga një prokuror dhe një gjyqtar në fazë paraprake, pa nisur ende gjykimi. Për kryeministrin, kjo nuk është thjesht një anomali procedurale, por një precedent që cenon drejtpërdrejt parimin e ndarjes së pushteteve.
Thelbi i mesazhit të Ramës ka të bëjë me leximin që ai i bën situatës dhe që nuk është thjesht e lidhur me emrin e një ministri konkret, por është shumë më i thellë e, mbi të gjitha, është një konflikt institucional mes pushtetit ekzekutiv dhe atij gjyqësor.
Sipas tij, problemi nuk është çështja ‘Balluku’, por “shpikja” e një mekanizmi që lejon ndërhyrjen e drejtësisë në funksionimin e qeverisë, pa vendim gjykate përfundimtar.
Së dyti, Rama u shpreh se ky precedent, i “rilegjitimuar” nga mosvendimi i Kushtetueses, hap rrugën që nesër të pezullohet kushdo, deri edhe Presidenti i Republikës, nga një prokuror i vetëm.
Rama nuk ka lënë pa shpotitur edhe ata që po festojnë arrestet dhe masat pa gjyq. Ai e lidhi drejtpërdrejt çështjen Balluku me një klimë më të gjerë represive, duke përmendur rastet e fundit të fletë-arresteve masive dhe duke i quajtur ato në kundërshtim me standardet e Këshillit të Europës.
“Ne do ta vazhdojmë këtë betejë, ku na thirri me pahir çartja antidemokratike e pezullimit të një anëtari qeverie dhe ku fatkeqësisht na mban akoma sot pafuqia e Gjykatës Kushtetuese për të marrë një vendim sa të thjeshtë, – është vendim shumë i thjeshtë se mjafton të marrësh shembull çdo vend të botës që do apo të gjithë vendet e botës bashkë dhe nuk do të gjesh dot një gjë të ngjashme, – por një vendim po aq dhe të nevojshëm për të mos e lënë Shqipërinë vendin e vetëm në planet, ku sot aktualisht me këtë brutalitet të rilegjitimuar nga kjo mosvendimmarrje vetë Presidenti i Republikës mund të pezullohet nga i pari prokuror që gdhihet me këtë ide në kokë.” – tha, mes të tjerash, kryeministri Rama.
Se çfarë nënkupton me vijimin e betejës, është ende e paqartë, por ‘përballjen’ tjetër për rastin Balluku do t’i duhet ta ketë në Parlament, ku opozita kërkon të mblidhet Komisioni i Mandateve dhe Imuniteteve, ndërkohë që pret prezull kërkesa Prokurorisë së Posaçme për heqjen e imunitetin dhe vijimin me masën ndaj deputetes Balluku.
Pavarësisht të gjithave, ky reagim i sotëm i Edi Ramës nuk kishte të bënte thjesht me vendimin e Gjykatës Kushtetuese, por ishte një paralajmërimin për fillimin e një përplasjeje institucionale, gjë që do ta zhvendoste ngërçin nga Gjykata te Parlamenti.
Në këtë sfond, juristë të ndryshëm kanë hedhur si zgjidhje daljen nga ngërçi përmes ndërhyrjes së shumicës parlamentare, duke qartësuar nenin 242, paragrafi 2, të Kodit të Procedurës Penale, për të garantuar në mënyrë eksplicite imunitetin funksional të ministrave. Një rrugë që, sipas tyre, mund ta mbyllë konfliktin pa e rikthyer çështjen sërish në derën e Kushtetutës./TemA
O Mero, Edi eshte ose hajdut ose idiot. Po mund te jete edhe idiot dhe hajdut njekohesisht
"...Po pse nuk e dinim ne kush ishte Bela Balluku ? Nje super hajdute ? Po do thoni ju pse e vume zv.Kryeministre? Po ke te vinim ......ja tani pas vendimit te GJK , do filloj negociata me Saliun te na jape ndonje kandidat te pershtatshem per zevendesuesin se ne PS nuk kemi....Po mendoj te veme Mulin ose Gazin....po nuk na ndihmoi Saliu , atehere Zeqineja ngelet !!!!!
E ke ditur qe zonja Balluku ishte hajdute haaaaa vidhte e présencen tende besoje.... Kur do beheni njerez o kafshe pylli te pa zbutur.
O Rame drejtesia ne nje univers tjeter eshte mbi cdo insticion dhe eshte njesoj per cdo qytetar. Pse nderhyn ??? Po ke byth dhe je i paster shko deshmo per agasin o piktor diletant se po presin cunat e Dubait
Zoti Rama! Ti je kryeministri me i fuqishem se ke poullin me vete dhe po te themi vazhdoje betejen jo vetem ketu ne shqiperi por edhe ne organet e drejtesise ne Evrope. Keta prokuror te SPAK dhe gjykatesit e GJKKO.qe kur hipen ne kete post sikur zun qiellin me dore dhe na u bene me te fuqishmit e te fuqishmeve. Arestojn ke t'u thot Sali Berisha apo bytha e tyre. Jane prokuror dhe gjykates hakmarres.
Mire o nastradin, tani hipi gomarit dhe shpejt tek dera e kryeministrise per nje karrige se dhe nastradini nuk i thoshte jo karriges e jo me Dashua.
Vetem Nestradin budallai na mungon te, Nastradin vrases Berisha!
"Budallallëk Botëror" apo Drejtësi Shqiptare? Kur Kanuni është më modern se Kryeministri Në reagimin e tij të fundit mbi vendimin e Gjykatës Kushtetuese për pezullimin e një anëtari të kabinetit, Kryeministri Edi Rama zgjodhi një gjuhë të ashpër e përçmuese, duke e cilësuar aktin si një "mjet të paparë në botën demokratike" dhe një "budallallëk botëror". Sipas tij, pezullimi i një ministri nga drejtësia është një shpikje "Made in Albania" që cënon pavarësinë e ekzekutivit dhe që, në thelb, pengon punën e qeverisë për shkak të disa "procedurave teknike". Por, nëse gërvishtim pak sipërfaqen e kësaj retorike moderne dhe shohim thellë në "ADN-në" juridike të shqiptarëve – te Kanuni i Lekë Dukagjinit – kuptojmë se Kryeministri jo vetëm që gabon në raport me standardet e demokracisë, por është në konflikt flagrant me vetë historinë dhe traditën shtetformuese të kombit që drejton. Kanuni, ndryshe nga ç’mendohet shpesh si thjesht një kod i gjakmarrjes, ishte mbi të gjitha një kushtetutë e rreptë e llogaridhënies publike, e cila në shumë aspekte, shfaqet më moderne dhe më e pakorruptueshme se sa elita jonë politike e vitit 2026. Kryeministri ankohet për pezullimin e një zyrtari si një masë ekstreme, duke nënkuptuar se mandati i popullit ofron një lloj imuniteti të shenjtë. Por Kanuni nuk njohur kurrë "Të Mëdhenj" të paprekshëm. Në kodin e maleve, Kreu i Fisit apo Flamurtari – ekuivalentët e ministrave të sotëm – ishin subjekte të ligjit njëlloj si çdo bari apo bujk. Teksti i vjetër është i qartë dhe i pamëshirshëm: "Kreu i fisit... në faj do të peshohet prej Flamurtarit, Krenvet tjerë të Flamurit e prej Vogjlije." Pra, në traditën tonë, pushtetari nuk qëndronte mbi ligjin; ai ishte subjekti i parë i tij. Nëse bënte faj, ai gjykohej jo vetëm nga kolegët e tij, por edhe nga "Vogjlija" – populli i thjeshtë. Pezullimi nga detyra, që sot Ramës i duket "budallallëk", për Kanunin do të ishte thjesht hapi i parë dhe më i butë. Për faje të rënda që dëmtonin komunitetin, Kanuni parashikonte "leçitjen", një masë drakoniane ku fajtorit i digjej shtëpia, i priteshin pemët dhe dëbohej me gjithë plaçkë nga vendi. Mbrojtja politike vazhdon me argumentin se ministrja nuk akuzohet për korrupsion, por për "shkelje barazie në tendera", duke e trajtuar këtë si një luks juridik apo një "turbullirë tenxheresh". Ky relativizim bie ndesh me themelin e shërbimit publik shqiptar. Për Kanunin, barazia në shërbim është e shenjtë. Mullisi dhe Farketari, si shërbyesit publikë të kohës, kishin një detyrë supreme: "Farketari nuk do të shikjojë dashamirisin, as nuk do të veçojë të pasmin prej të papasmit... Detyra e tij asht me i a vû menden rendit." Shkelja e radhës apo barazisë për hatër të dikujt, në Kanun nuk është gabim teknik; është cënim i rendit shoqëror. Nuk ka rëndësi nëse ka para nën dorë apo jo; favorizimi në vetvete është faj dhe cenim i besës publike. Ndoshta aspekti më cinik i këtij debati është përdorimi i votës si mburojë. Argumenti se "na kanë votuar njerëzit" për të justifikuar qëndrimin në detyrë të personave nën hetim, përbën fyerjen më të madhe që mund t'i bëhet zgjedhësit shqiptar. Kur politika thotë se ata që hetohen nuk duhet të largohen sepse kanë mandat, ajo praktikisht po e trajton elektoratin si "Jatak". Në Kanun, Jatak thirret ai që strehon cubat dhe mban mallin e vjedhur. Të thuash se populli të ka votuar që ti të vjedhësh apo të mbrosh abuzuesit, do të thotë të pretendosh se shqiptarët, me votën e tyre, kanë legalizuar vjedhjen. Kjo është një gënjeshtër historike. Kanuni thotë qartë se "Hajnia asht e marre" dhe se "Cubi nuk ka nderë". Shqiptarët votojnë për të pasur një "Zot Shtëpie" që mban rregull, jo për të pasur "Hjekës" që vjedhin shtëpinë e tyre nga brenda. Dhe çfarë ndodh kur drejtësia vepron? Në vend që të distancohet, politika zgjedh të sulmojë gjykatat, duke bërë atë që Kanuni e quan "Gjyq mbi gjyq" – një veprim i ndaluar që sjell anarki. Duke mbrojtur vartësit e akuzuar dhe duke sulmuar organet e drejtësisë, Kryeministri rrezikon të bjerë në kategorinë e "Simahorit" – atij që i bëhet krah fajtorit në mbrapshti. Tradita jonë e kërkonte ndryshe: zyrtari që kapej në shkelje apo anshmëri, "mbetet me faqe të zezë dhe nuk merret ma kurr per Plak". Kjo "faqe e zezë" ishte humbja e përjetshme e mandatit, standardi që sot politika po përpiqet me çdo kusht ta shmangë. Por drama e sotme shqiptare nuk luhet vetëm nga një aktor. Ne gjendemi nën presën e dyfishtë të një klase politike që, pavarësisht ngjyrave, po gërryen besimin te shteti. Nga njëra anë kemi Kryeministrin që quan "budallallëk" zbatimin e ligjit, duke nënkuptuar se rregullat e botës së qytetëruar nuk vlejnë për ne. Nga ana tjetër, kemi Kryetarin e Opozitës që e quan shtëpinë tonë të përbashkët "narkoshtet", duke i vënë vulën e dështimit total dhe kriminal. Të dyja këto palë, ndonëse duken armiq të betuar, bëjnë të njëjtën gjë: ushqejnë tezën e vjetër të armiqve historikë të kombit shqiptar – se ne jemi fise anarkike, të paafta për të ndërtuar shtet, ligj dhe rregull. Ironia tragjike është se këta dy zëra, që flasin kaq zi për aftësinë e këtij vendi, gëzojnë çdo privilegj që ky "shtet i dështuar" ofron. Sipas logjikës së Kanunit, ata sillen si "Bukëshkalë" dhe "Hjekës": hanë bukën e vendit, gëzojnë ofiqet, dhe punojnë për t'i vënë "faqen e zezë" Shqipërisë, qoftë duke qeshur me ligjin, qoftë duke e mallkuar vendin si strofull kriminelësh për interesa të ngushta pushteti. Shqipëria nuk është as "budallallëku" i Kryeministrit dhe as "narkoshteti" i Opozitës. Shqipëria është vendi i Kanunit, një prej sistemeve më të vjetra juridike në Evropë, që provon se ky popull di të bëjë ligj, di të mbajë rend dhe mbi të gjitha, di të ndëshkojë fajin kur lihet i lirë ta bëjë këtë. Problemi nuk jemi ne, as historia jonë. Problemi janë ata që kanë zënë vendin e "Krenëve" dhe kanë harruar se detyra e parë e Kreut është të mos i bëjë "faqen e zezë" vendit të vet duke u bërë mburojë e së keqes.
O Binjaku, ja ke fut kot, plako!
Jo more jo, nuk ja ka fut kot, por do me u bo trenjak-TOROLLAK.... A kupto tina ime se cfare frymezimi ka ky BOLE shpellkare me shpjegu kanunin... e kujt i plasi me lexu gjithe ato karlleqe per rendit ne baze te tradites... dhe hajde mos i shaj pastaj maloqet.
Kot fare shoku ngushellime. Nuk e votoje Ramen por ka te drejte. 4x4 Rang Rover. Nje gjykate serrioze nuk e fillonte séancen pa antarin e 9 , nuk pranonte . Ose ne mungese te antarit 9 , i linde e drejta qe kryetari te kishte 2 vota , qe rrezultati te mos dilte 4x4 Rang Rover por 5x4 gjykate kushtetuese. Rama duhet ta dergoje ne Venezia dhe Strasbourg por asnjehere te pranoje nje karragjozllik te tille
Mos ke nderment te vesh ne parlament?
me pêrjashtim që i ka vënë pikat mbi "ë", asnjë vlerë tjetër nuk ka elegjia e Binjakut!
Ti Binjak duhet te jesh binjaku i Ver Llapes, duke pasur parasysh se çfare kerkonte kryeministri dhe si u pergjigj gjykata kushtetuese dhe në çfare konkluzioni dole ti. Në gjithe atë shkrim të gjatë,ti u talle me Edi Ramën, por nuk na solle një, por vetem nje shembull, që një gjykatë ne cilindo vend te botes të ketë shkarkuar një ministër. Gafen e kuptoi Spaku që më vonë çoi ne parlament kerkesen e drejtë per arestimin e Ballukut. Nje sygjerim per ty: mos shiko shumë Syri tv,se shfazohesh.
Rama me kete vendim te GjK i ka ardh ne dore arma me e rendesishme qe ti tregoje Perendimit se cfare reforme ne drejtesi na dikutuan nderkombetaret. Rama duhet te orientoje drejt ambasadoret tane te Perendim qe te paraqesin nje dosje faktesh diskredituese per Spak-Gjkko-GjK, me kerkesen e popullit shqiptar per mbeshtetjen e tyre per shberjen nga Kuvendinte kesaj reforme qe rezultoi se vepron si gestspo. Nderkohe Rama duhet urgjentisht te pergjysmoje rrogat e ketyre tre institucioneve antishpiptare qe, duke veproar sipar urdhrave te familjes nongrata, i sherbejne dy shteteve antishqiptare ne Ballkan, nje lindor e nje perendimor.
Verem hajdutet duan shbeejen e reformes ne drejtesi.
Pasi e ktheve shqiperine ne republike prokuroresh cfare do besh tani ? Shqiptaret nuk duan me te punojn as ne shtet dhe as ne privat sepse ska kush i mbron, qeveria jo e jo, avokatet jo e jo ! E ke kthyer vendin ne terrorr nga prokurorite , opgj, policite gjyqsore, spaket e tani na tregon retorike. Drejteria e jote pra , qe na le te vetmen rruge emigracionin dhe te heqim sa me pare pasaportat shqiptare qe mos te jemi me pjese e kesaj diktature politiko-juridike.
Kjo shprehja “drejtesia jote” eshte si te akuzosh “baben” qe pse lindi “djali” me veshevte gjate. Po djali ka dhe “mamane” qe e mbajti 9 muaj ne bark. Ku jane gjithe ata juriste, komisione, kondulente nderkombetare etj. etj., apo Rama ai i ka mbi kurriz te gjitha. I (ç)nderuar Dario, kjo drejtesi e ka te keqen tek korrupsioni dhe politika e çmendur shqiptare.
Mos u terrorizo kaq shume o Dario… po nuk shkele ligjin nuk merret prokuroria me ty apo me palloshin. Frika ruan vreshtin. Jeni mesuar me shtetin si han pa porta…
Mendesia e te lenit, ngarkuarit cdo pergjegjesì qeverise, edhe shiut qe bie, tregon nivelin foshnjor te shqiptareve. Vizioni bardhe e zi eshte pa aftesia e dembellleku per te kuptuar. Kush nuk kupton, nuk rregullon asgje. Kur kemi gjykates e prokurore FOSHNJORE, te pa pergjegjshem, (te pa koqe) , atehere cfare mund te presesh nga njerezit e thjeshte?! I takon parlamentit tani t'i japé drejtim. Gjykata e devijoi kete pergjegjesì tek parlamenti. Dhe te mendosh qe paguhen nga taksat tona me 3-4 mije € ne muaj... me shume edhe se presidenti, per te mos marre pergjegjesì.... TURP eshte shume PAK t'u thuash ketyre gjyqtareve! Jane aty per rrogat e interesin NGUSHTESISHT PERSONAL, jo per Shqiperine, per interesin publik.
Sa te dhimsen 3-4 mije eurot e prokurorit te ishin dhimbsur 50 miljon eurot e beles qe ja dha turkut me nje firm
Gjykata je ti, apo prokurori(akuzuesi) eshte gjykate? Apo thashethemet jane gjykata?! Une mund te akuzoj nje vajze e ti them kurve, por kjo nuk do te thote qe ajo eshte kurve sepse keshtu them une. Kjo eshte lufte politike e piset, derisa te burgoset dikush, te dore hiqet dikush, te hiqet qafe dikush... kjo po ndodh me te gjithe(pervec VRASESVE e shkaterruesve te DOKUMENTUAR te Shqiperise ) dhe ne, u japim nje dore duke akuzuar duke hedhur balte mbi balte,pa arsyetuar, por vetem duke urryer.Shtetasit greke ne prokurori e gjykate, qe nuk dijne as greqisht... po Tallin llaret... me ne, me ty me mua me te gjithe ne... po ti ke pare e numeruar milionat e Balluku, ti lane ty ti ruaje, ndaj ti e di me siguri!! Ato mitingjet gjiganteske te Edi Rames ne Greqi.., humbjet ne zgjedhjet lokale ne Greqi. .. greku nuk ti fal, dhe aleatet e grekut ne Shqiperi DIHEN, JANE FAKTE , me Bejlerin, vrasesin e Peshkepise... keto nuk jane imagjinata por FAKTE. Sa te shpall Gjykata Ballukun fajtore... greku e fitoi davane, me spurdhjaket qe u ka dhene shtetesi pa ditur as gjuhen... po me ke flas edhe une... e mjera Shqiperi!
Prokuroria dhe gjykata nuk jan ti. Ato jane organe qe hetojne dhe gjykojne. Prandaj e marrin rrugen o ilirjan. Po ngriti prokuroria akuze dhe po e miratoi gjykata do te thot se ka dicka aty o ilirjan. Prokuroret dhe gjyqtaret kan marre rroge nga shteti ka 35 vjet dhe nuk kan hetuar kurre ministrat dhe ti thua e meritonin pagen. Kurse tani qe hetojne po te vjen keq per taksat tona. Me Sa duket edhe ti me ato taksa jeton…
Ku e thashe une qe i meritonin pagat... o trim, mos fol ne tym!? Pastaj, une vetem i kam DHENE kesaj Shqiperie, e vazhdoj e vetem JAP. As sherbimet shendetesore NUK i kam marre ketu. Edhe mbijetesen e prinderve te mi pensioniste, me 80 vite pune te dy, .. nuk ma ka garantuar Shqiperia, por NE vete si familje. Edhe sot nena ime mbi 80 vjet vazhdon punon . Te ishte per te marre nga ky vend, familja ime sot do te ishte shuar. Me sa duket ti me mat me metrin tend... por nuk jemi si kembet e dhise. Megjithate unè E DUA kete Vend... pa kushte. Me vjen keq, por je ti qe po ja fut KOT, po kot fare. Dicka do te kete aty...? Aaa... meqe ka nje komplot grekerish dashakeqes, e shqiptaresh qe e NXIJNE Shqiperine me gjuhe te helmuar, edhe me shume se greket vete... "dicka duhet te kete "!? Kaq eshte zgjuarsia jone? Per kete, mua me vjen TURP qe ka shqiptare qe e hedhin vallen pas avazit te ANTISHQIPTAREVE. E degjove sali berishen, ligesite qe derdhi kunder Shqiperise ne mes te Europes, e ndoshta ti je nga ata qe je kenaqur me ate pisllek!? Qe minjte e agjenturave greke ne Shqiperi , po luftojne cdo element qe punon, Kjo eshte shume e qarte, dhe PUNA PO BLLOKOHET KUDO, e turizmi i sapo lulezuar si ASNJEHERE NE HISTORI, PO kerkohet te FRENOHET. Gjon Juncaj, nje nga hartuesit e reformes ne drejtesi, por edhe EKSPERTE te BE po thone perdite opinionet mbi zbatimin aktual te reformes ne drejtesi, dhe jane shume shqetesuese ato qe thone. Por ne, si peshqit, hidhemi pas ushqimit qe na kane hedhur.... hajdut ky, hajdut ajo... hajdut... hajdut... E nuk kuptojme qe po rrijme ne bisht te Ballkanit... prape... si gjithmone! U lumte... kur gjejne peshqit e tru peshq.
Dmth ti paske te drejten qe te komentosh vendimet e gjykates, kurse une nuk duhet te guxoj te mendoj qe ka ministrat qe vjedhin. Sa per sqarim, une kurre Nuk kam votuar per sali berishen. Berisha eshte e keqia me e madhe qe i ka ndodhur vendit keto 35 vitet e fundit. Po ju i ndani njerzit ose majtas ose djathtas. Ne perplasjen e qeverise me drejtesine, une do te besoj gjithmone drejtesine. Ti vazhdo beso qeverine, e drejta jote. Drejtesia nuk menaxhon taksat e njerezve. Ajo i mbron. Per nje person qe gjykon me obiektivitet, nuk duhen shume mend per te dal ne konkluzion qe qeveria vjedh takst tona. Qe Ben qoka me taksat tona. Shiko cilesine e rrugeve qe shemben pa u pergunduar mire dhe qe marrin jete njerzish per shkak te cilesise se tyre. Por me Sa duket vlera e jetes se njerzve te zakonshem kaq vlere ka … nje kronike ne tv. Ama kur vjen puna te Bela… aty nuk te falim. Si guxon gjykata te pezulloj ministren… mbajeni o zotri
Kjo drejtesia jote na bani me ik ne emigrim
Po eshte e vertete, drejtesia e “Rames”, Spak ka nxjerr ca telashe per ata qe vjedhin dhe shume ikin se kane friken e burgut. Me drejtesine e Saliut nuk besoj se do ikje Gimi.
Do kthehem nga italia vetem se kam besim tek “rinia e pd” nje me emrin Bukurosh Bello Kellici me floke te mbjellura, vetulla te rrujtme, dhe barsetat elegante
Pyetja eshte e thjeshte , nese Strasbourg i jep te drejte qeverise, çfare do behet me trupen e gjykates kushtetuese....... Mendoje qe nuk duhet te egzistoje.....
Starsburgu nuk merret me vendime te gjykates kushtetuse te cilat jane konflikte instutionale, merret vetem me vendime individuale.
Strasbourg meret me te gjitha i nderuar , jep mendim dhe jo vendim..... Pastaj se çfare ndodhe me zbatimin , Strasbourg nuk i intereson
Po patjeter, juriste si plarent ndreca apo ylli manjani! Po cfare do beni? Do mbroni veten? Do ta beni te paprekshem ndaj hetimeve? Te vidhni rehat? Po a nuk ishit po ju qe thoshit kerkesa per heqje imuniteti votohet direkt? Sa te paturpshem jeni? Po kjo rruge vetem nje fund ka! Do humbni pushtetin dhe prap do ta pesoni.
Qarte. Kjo bordello drejtesi e Argites e kerkoi si breshka tek nallbani. Tani eshte detyre e Rames ta pastroj fushen nga keto ndyresira.
Jepi ore psikokapat drogaxhi mbro veten tate.
Vazhdoje betejen e gllaberitjes se kocka e fundit do te mbysi.
Ec perpare Z.Kryeminister , berishistet te lehin sa te duan , frikacaket ikin i drejti e çon luften perpara .
EDI DUKE PAMVASISHT GABIMET , DUKE DITUR KË KE PËRBALL MOS U TËRHIQ ! DO TË GJYKOJ KEQ HISTORIA KEMI SHËMBUJ PLOTË. PËR KËTO …….!
I ka hyre frika plehres
Po beteja vazhdon... Bela, pavaresisht KM dhe Qeverise, pa rene ne sy ka kerkuar Gjykimin e GjKKO ne Apel. Deri sa te mblidhet Apeli , Bela vazhdon e qete si zv. KM. Pas kesaj shohim....!
Ke 84 deputetë plus polici, presidencë sherbim sekret etj edhe flet sikur ske fuqi, dhe shteti sabotohet çdo ditë. Ti kishte Saliu këto, do bëhej mbret si Zogu. Për të ardhur keq.
Te gjitha keto i ka dhurate nga Amerikanet. Me qe Saliu ka grabitur opoziten e duke qene non grata nuk vjen kurre ne pushtet. Por kjo qe po ben rama eshte lufte e hapur me Amerikanet. Une jam vete socialist por kjo eshte gabim. Nuk pres hic gjera te mira per PS. Mos harro qe ka dhe parti te reja.
Jam me plot besim se Strasburgu do ti jape te drejten qeverise dhe jo politikes se prekuroreve dhe gjykatesve,kjo nuk diskutohet por pastaj te gjithe ata qe punojne ne gjykaten kushtetuse dhe gjykaten kunder krimit dhe korusionitnn si dhe SPAKU si do te pergjigjen?????????????????????????????????????????????????? E kuptojme se kjo levizje pa sens politik qe ka marre permasa alarmante ne shqiperi nen drejtimin e Sali berishes duke perdorur pupacet e vete prekuroret dhe gjykatesit do te perfundoj me nje turp te pa pare dhe me nje urrejtje totale kombetare,se ai po kerkon me çdo kushte nje 97-te per te legjitimuare dhe vulosur detyren e tija te marre nga UDB dhe asfalia greke per te zhdukur kombin shqiptar,por Zoti qe eshte nje e ka marre gjithmone ne mbrojte kete popull dhe kete toke te bekuare,nje zgjidhje do ta jape duke i rene ne koke te gjithe antishqiptareve dhe te gjithe kolaboracionisteve te diteve tona ne kete sistem demoshkerdhate dhe as pak demokratik.
Ore kerme, ti ose jeton me taksat e shqipetarve ose je tutkun qe mbron nje ministre qe vjedh miliona euro, e mos thuaj qe nuk vjedhin se te shkerdhej motren
Vetem Edi rama nuk po e kupton ose ben sikur nuk kupton qe sali krimineli me gestapon e tij i eshte qepur qeverise derisa ti arrestoj te gjithe pa fakte,vetem me letra anonime ose me me shpifjet e llapaqenit komunist sali. Zgjohu more frikacak se ke popullin me vehte kunder kesaj bande te pregatitur nga argita faqe djegur
More si guxon ky primitiv " Binjaku" dhe kthen shqiperine tek i ziu kanun,mor çjane keta kaq injorant por dhe kaq djallezor qe çojne ne mendje Sali qenit ate qe ka thene ne vitet 92 se kanuni ka qene kushtetuta me emire per kombin shqiptar,mor çjane keta dhe çfar buke hane keta te pa udhe,si more nuk shikojn e nuk lexojne dhe nuk reagojne se jetojne ne shekulin 21 dhe ne kohen e nje teknologjije kulmore, si i ze gjumi kur nxjerrin tyrylloj mbroçkullash dhe duane me deshire dhe ndergjegje te ngaterrojne sa te mundin te gjitha institucionet .Vendi i ketyre prapagandisteve qe duane te mbajne gjalle berishizmin eshte vetem ne burg dhe veç ky popull te shpetoje nga çopitja e tyre me ate sqepin me maje te helmuare çdo dite dhe pa nderprerje.
SpakGestapo hitlerjane e Herman Geringut shqiptar Sali kriminelit do vij dita qe do japi llogari,ashtu si dhe nazistet ne Nyremberg.
Spaku eshte gjykata e nurenbergut qe lidhi me hekura nazistet si Veliaj, Balluku, Berisha e kryenazisti Meta. Rofte Spaku
Me ballukun, ky fare kryeministri, eshte ekspozuar, ne menyren me skandaloze te bashkepunimit: Ishte po ky Ram, qe para,skandalit Balluku, e ngrinte ne qiell, punen e spakut, kur kryetari i bashkise se Tiranes Erion Veliaj,mbahesh ne burg, pa asnje akuze, qe nuk ja paraqesin dhe sot e kesaj dite, dhe nga nje ´´prokuror´´ pa dipllome.Ahere lind pyetja, cfare fsheh, brenda vetes ky lloj kryeministri, kur heshti ne menyre kriminale ahere kur duhej te fliste, kunder padrejtesise,por vec e i thurri dhe lavde me superlativa kesaj padrejtesie, kurse ne rastin balluku, ku korrupsioni ne bashkepunim me kryeministrin eshte kaq eksplicit, ai vazhdon, si i verber ti kundervihet spakut.Logjika e ftohte te con atje, qe SPAK-u, thjesht duhet te merret dhe me bashkepuntorin e saj, kryeministrin.
Ta ka qefi ti shikoshe te gjithe ne burge . Kjo tregone qe je nje pis njeri ku enderon te shohesh te gjithe vata qe jane mbi ty ne burge , dhenjes e nje semundje psiqike skizofreni
O kulufi ndonje argument per akuzatce spakut ke apo nuk ke
Me mire keshtu,duhet bere shume keq qe te behet mire.Jo cdo e keqe vjen per keq,tani dhe me skeptiku u bind se drejtesia komandohet nga Saliu. Ky mosvendim eshte pika e ktheses,tani gjin gjonet e drejtesis per shqiptaret jan kriminel ne sherbim te Saliut.
Patjetër që do luftosh deri në fund si çdo bishë e plagosur o Kryem..t, si protektor i denjë i Belasë dhe komunistit Sali. Po e hapën gojën këta të dy s'të shpëton dot as perëndia. Ke ndonjë leje tjetër për kulla në mes të Tiranës për sypeshkaqenin? Mjerë familjet e atyre që u vranë në 21 janar dhe në Gërdec, ku shumë prej tyre ishin fëmijë të mitur që punonin tek oligarkët e mafias e cila të furnizon ty dhe Lexhendën me para për fushatat elektorale. U shofshi me farë e me fis, na shkatërruat!
Z. Binjaku , te falenderoj per kenaqesine qe me fali leximi I komentit tend , Jo vetem si nje rrefim I sterpikur estetikisht , por , mbi te gjitha , per arsyetimin , argumentin dhe " Rikrijimin " e atij gjerdani virtuozitetesh qe i Kane sherbyer shqiptarit si themelet te palekundura ne ekzistencen e tij , qe I Kane garantuar jeten , lirine dhe paqen , porbi te gjitha nderin dhe dinjitetin . Njeherazi ke argumentuar se si keta te sotmit , me poshtersite e tyre , ia Kane bere sterr faqen Shqiperise , duke e argumentuar me emrat konkrete : Sali Berisha dhe Edi Rama .
Lexojeni kete arikull shkencor se mund te Jete i vlefshem per te gjithe ata qe ne pergjithsi hamendsojne ose , kane qejf te merren me politike shterpe : KUR QEVERITE SULMOJNE GJYQESORIN?FUQIA SHPJEGUESE E KORRUPSIONIT POLITIK : burimi i artikullit : https://www.sciencedirect.com/science/article/pii/S0144818825000043 Konkluzionet e artikullit :Në dekadat e fundit, bota ka parë një rritje të numrit të rasteve ku qeveritë e zgjedhura sulmojnë me fjalë gjyqtarët. Pavarësisht përhapjes së këtyre sulmeve ndërmjet degëve të pushtetit, dihet shumë pak për kushtet në të cilat qeveritë kanë më shumë gjasa të angazhohen në një sjellje të tillë. Ky studim synon të shqyrtojë nëse dhe, nëse po, si ndikon korrupsioni politik në sulmet verbale të udhëhequra nga qeveria ndaj sistemit gjyqësor. Për më tepër, ai hulumton se si efekti i korrupsionit politik ndryshon në kontekste të ndryshme politike. Ne argumentojmë se pavarësia e medias luan një rol vendimtar në formësimin e llogaritjeve të kostos dhe përfitimit të një qeverie kur sulmon sistemin gjyqësor, duke moderuar kështu fuqinë shpjeguese të korrupsionit politik. Në regjime politike me nivele të larta të pavarësisë së medias, vetëdija publike për akuzat e korrupsionit dhe sulmet e qeverisë ndaj sistemit gjyqësor përforcohet. Si pasojë, në vendet me shtyp të lirë, ndërsa rriten nivelet e korrupsionit, qeveritë mund t'i drejtohen sulmit ndaj sistemit gjyqësor për të minuar kredibilitetin e tij, për të shmangur vëmendjen publike nga skandalet e korrupsionit, ose për të forcuar besimin publik ndaj qeverisë. Megjithatë, në regjime ku media nuk është e lirë, qytetarët shpesh nuk janë në dijeni për akuzat e korrupsionit, duke eliminuar kështu nevojën që qeveria të sulmojë ose të diskreditojë sistemin gjyqësor. Për më tepër, në regjime të tilla, sistemi gjyqësor ka të ngjarë të jetë i dobët dhe i nënshtruar, duke e bërë të panevojshme sulmet verbale ndaj gjyqeve. Në mjedise shumë të korruptuara ku sistemi gjyqësor ose kontrollohet nga qeveria ose i mungon pavarësia, ka pak nxitje për ekzekutivin për të minuar kredibilitetin gjyqësor në sytë e publikut, pasi nuk pritet ndonjë reagim i rëndësishëm negativ. Duke analizuar të dhëna nga 165 vende ndërmjet viteve 1991 dhe 2022, ne zbulojmë se korrupsioni politik rrit në mënyrë të konsiderueshme gjasat për sulme qeveritare ndaj sistemit gjyqësor. Megjithatë, kjo marrëdhënie kushtëzohet nga liria e medias. Konkretisht, ndikimi i korrupsionit politik në sulmet ndaj sistemit gjyqësor është më i theksuar në vendet ku media është plotësisht ose pjesërisht e pavarur. Në të kundërt, në regjime me media jo të pavarura, korrupsioni politik nuk duket se ndikon në sulmet qeveritare ndaj sistemit gjyqësor. Për të eksploruar më tej pse akuzat e korrupsionit në vendet me media relativisht të lira shpesh çojnë në sulme qeveritare ndaj sistemit gjyqësor, ne kemi kryer një analizë krahasuese të Argjentinës, Brazilit dhe Venezuelës. Eksaminimi ynë i këtyre tre rasteve politike të ngjashme zbulon se në regjime me media të pavarura ose pjesërisht të pavarura, vetëdija publike për akuza korrupsioni është e lartë. Kjo vetëdija e shtuar erodon besimin publik ndaj qeverisë, duke kërcënuar potencialisht mbijetesën e saj politike. Si rezultat, qeveritë në kontekste të tilla mund të adoptojnë një strategji të zhvendosjes së fajit, duke akuzuar gjyqtarët për të qenë të paragjykuar politikisht ose duke u përpjekur të minojnë demokracinë. Kjo strategji shërben për qëllime të shumëfishta: shmangien e vëmendjes publike nga akuza e korrupsionit, erodimi i besimit publik ndaj sistemit gjyqësor, rivendosja e besimit publik ndaj qeverisë dhe frikësimi i gjyqtarëve. Në përgjithësi, ky studim nënvizon rolin qendror të pavarësisë së medias në formësimin e marrëdhënieve ekzekutiv-gjyqësor pas akuzaver të korrupsionit politik. Gjetjet tona sugjerojnë se liria e medias është një faktor kyç në përcaktimin e faktit nëse qeveritë i drejtohen sulmeve verbale ndaj sistemit gjyqësor kur përballen me skandale korrupsioni. Literatura ekzistuese ka treguar se praktikat joformale kufizuese të gjykatës, përfshirë sulmet verbale ndaj gjykatave dhe gjyqtarëve, minojnë pavarësinë gjyqësore dhe erodin besimin publik ndaj sistemit gjyqësor (Aydin-Cakir, 2024). Një rënie e besimit publik dobëson sistemin gjyqësor, duke e bërë atë më të prekshëm ndaj sulmeve të mëtejshme qeveritare (Helmke, 2017, Staton, 2010, Vanberg, 2005). Kjo erodim i legitimitimit gjyqësor mund, nga ana tjetër, t'i lejojë ekzekutivit të konsolidojë pushtetin, duke çuar potencialisht në përforcim ekzekutiv dhe dobësim të llogaridhënies horizontale. Në afat të gjatë, dinamika të tilla kërcënojnë qëndrueshmërinë e demokracisë dhe sundimin e ligjit. Duke pasur parasysh këto rreziqe, është thelbësore të kuptohet pse dhe në cilat kushte qeveritë angazhohen në sulme verbale ndaj sistemit gjyqësor. Studimi ynë gjen se qeveritë që përballen me skandale korrupsioni shpesh i drejtohen këtyre sulmeve si një strategji zhvendosjeje faji, duke kërkuar të shmangin vëmendjen publike nga akuzat. Megjithatë, këto sulme mund të kenë pasoja të qëndrueshme, duke dobësuar gradualisht autoritetin dhe legitimitetin gjyqësor. Në këtë pikë kyçe, media luan një rol kyç si kanali kryesor midis publikut dhe qeverisë. Duke formuar perceptimin publik, raportimi medial mund të përforcojë ose të zbutë efektet negative të sulmeve verbale ndaj sistemit gjyqësor. Hulumtimet e ardhshme duhet të eksplorojnë ndërveprimin midis mbulimit mediatik dhe vetëdijes publike, duke ekzaminuar konkretisht se cilat tregime mediale kontribuojnë në - ose kundërshtojnë - erodimin e besimit ndaj sistemit gjyqësor. raporti origjinal :n recent decades, the world has witnessed an increasing number of cases in which elected governments verbally attack judges. Despite the prevalence of these interbranch attacks, little is known about the conditions under which governments are more likely to engage in such behavior. This study seeks to examine whether and, if so, how political corruption influences government-led verbal attacks on the judiciary. Additionally, it explores how the effect of political corruption varies across different political contexts. We argue that media independence plays a crucial role in shaping a government's cost-and-benefit calculations when attacking the judiciary, thereby moderating the explanatory power of political corruption. In political regimes with high levels of media independence, public awareness of corruption accusations and government attacks on the judiciary is heightened. Consequently, in countries with a free press, as corruption levels rise, governments may resort to attack the judiciary in order to undermine its credibility, divert public attention from corruption scandals, or strengthen public confidence in the government. However, in regimes where the media is not free, citizens are often unaware of corruption accusations, eliminating the need for the government to attack or discredit the judiciary. Furthermore, in such regimes, the judiciary is likely weak and subservient, rendering verbal attacks on the courts unnecessary. In highly corrupt environments where the judiciary is either controlled by the government or lacks independence, there is little incentive for the executive to undermine judicial credibility in the eye of the public, as no significant backlash is expected. Analyzing data from 165 countries between 1991 and 2022, we find that political corruption significantly increases the likelihood of government attacks on the judiciary. However, this relationship is conditioned by media freedom. Specifically, the impact of political corruption on judicial attacks is most pronounced in countries where the media is fully or partially independent. Conversely, in regimes with non-independent media, political corruption does not appear to influence government attacks on the judiciary. To further explore why corruption accusations in countries with relatively free media often lead to government attacks on the judiciary, we conducted a comparative analysis of Argentina, Brazil, and Venezuela. Our examination of these politically similar three cases reveals that in regimes with independent or partially independent media, public awareness of corruption allegations is high. This heightened awareness erodes public trust in the government, potentially threatening its political survival. As a result, governments in such contexts may adopt a blame-shifting strategy, accusing judges of being politically biased or attempting to undermine democracy. This strategy serves multiple purposes: diverting public attention from corruption accusations, eroding public trust in the judiciary, restoring public confidence in the government, and intimidating judges. Overall, this study highlights the central role of media independence in shaping executive-judiciary relations in the aftermath of political corruption allegations. Our findings suggest that media freedom is a key factor in determining whether governments resort to verbal attacks on the judiciary when faced with corruption scandals. Existing literature has shown that informal court-curbing practices, including verbal attacks on courts and judges, undermine judicial independence and erode public confidence in the judiciary (Aydin-Cakir, 2024). A decline in public trust weakens the judiciary, making it more vulnerable to further governmental attacks (Helmke, 2017, Staton, 2010, Vanberg, 2005). This erosion of judicial legitimacy can, in turn, enable the executive to consolidate power, potentially leading to executive aggrandizement and a weakening of horizontal accountability. In the long run, such dynamics threaten the resilience of democracy and the rule of law. Given these risks, it is crucial to understand why and under which conditions governments engage in verbal attacks against the judiciary. Our study finds that governments facing corruption scandals often resort to these attacks as a blame-shifting strategy, seeking to divert public attention from the allegations. However, these attacks can have lasting consequences, gradually weakening judicial authority and legitimacy. At this critical juncture, the media plays a key role as the primary conduit between the public and the government. By shaping public perception, media coverage can amplify or mitigate the negative effects of verbal attacks on the judiciary. Future research should explore the interplay between media coverage and public awareness, specifically examining which media narratives contribute to -or counteract- the erosion of confidence in the judiciary.
Z Rama ! Të ndjekim jo pa interes në kanalet televiziv apo në podkastin tënd . Ju me të drejtë jeni shqetësuar për mos marje vendimi të GJK që ti jap zgjidhje kërkesës tuaj për Ballukun por lënie barazim si ndeshjet e kombinatit me Kamzën Mirëpo kjo është rezultantja e reformës në drejtësi që ju miratuat me iso dhe muzikën e ndërkombëtarëve . Kjo përçartje e sistemit të drejtësisë këtë fund do të kishte . Bëj sa të fuash deklarata krahasime dhe betim për të njëmin e për të thatin, kjo me deklarata qëndrim në vënd dhe qello dhe njëherë pa të shohësh nuk zgjidhet. Ky sistem ka 10 vjet dhe po ta analizosh me kujdes në tërësi ka një trajektore pozitive . Por në disa drejtime e sidomos në abuzimin me kopetencat dhe pavarësisë absolute që i ken dhën ksaj trupe prokurorësh dhe gjykatësish reforma ka rrëshqitur dhe po dëmton në themel këtë reformë .A duhet qarë e vajtuar dhe kaq, apo duhet një ndërhyrje emergjente sa nuk është bërë m.... mullar Si gjithë shqipëtarët me modesti e them se reforma në drejtësi duhet të vihet në sitën e ligjëshmërisë . Ka aq shumë fakte deformime vendime dhe shkelje proceduriale por dhe vendim marrje që bien ndesh me të drejtat e njeriut që kanë bërë SPAKU GJKKO prokuroritë e etj dhe qershia mbi tortë është vendimi pa kokë e pa këmbë i GJKqë siç e thoni nuk ka shëmbull të dytë në botë se në rajo jo e jo .Atëhere mblidhi këto fakte shkelje të procedurës penale deformime të sistemit që nga 2015 dhe diskutoje në parlament Por jo vetëm kaq por me një material në emër të parlamentit Shqipëtar tu bëhet prezent kancelerive të a Europës dhe SHBA se çarë problemesh ka krijuar kjo reformë dhe tu kërkohet që ato të japin ok për çdo ndërhyrje në ligjet e ksaj reforme që ka rrëshqitur nga misioni i saj Është e qartë që opozita nuk do të mbështes ,por pak rëndësi ka kur ju keni 86 deputet ,pastaj të pasqyrohen edhe mendimet e shoqërisë civile të të gjithë spektrit . Kjo nuk pret sa të hypi gomari mbi shtëpi E para dhe mbi të gjitha të ndryshohen nene në ligjin për proçedimet penale për arrestimet dhe paraburgimet që është pika më e dobët e ksaj reforme sepse janë mbushur burgjet me të tillë .. Të interpetohet mirë ,saktë dhe ligjërisht i argumentuar dhe në përvojën e vëndeve të tjera dhe të hiqet nga ligjipër funksionimin e GJK neni që e konsideron vendim edhe kur ska kuorumin e nevojshëm 5/4 ( por edhe 4/4 u quajkërka vendin ) Nga ana tjetër duhet të quhet shkelje e rëndë që të bëhen mbledhe me vendim marrje kur nuk janë plotësuar 9anëtar se ja si ndodh ..Në mbledhe janë tetë anëtar dhe një situatë e tillë pritet aq më tepër kur në themelet e pushtetit të tretë kanë vënë jo gurë por shkëmenj të medhenj partitë politike dhe kjo çon në parcelizim dhe në një skandal juridik të pa preçedent. Por nga kush ama ??? Nga GJK që duhet dhe është miratuar për të mbrojtur kushtetutën e Shqipërisë. Ndërsa Saliu dhe opozita i hipën avionit për të shkuar në Bruksel dhe në organizmat ndërkombëtare për të sharë shpifur akuzuar dhe telendisur atdheun tonë ju shkoni për të përmirësuar situatën për të korigjuar të metat e sistemit të drejtësisë . Populli të mbështet dhe do të kuptojë Përsa i takon Ballukut hiqe pa pishmanllëk por jo vetëm atë por dhe të tjerë që kanë vënë dorë në pasurinë e popullit Ligji dhe vendimi pa qënë vendim i GJK të zbatohet pa hezitim pastaj gjykatat le të bëjnë punën e tyre .Ama një porosi modeste e kam .Në qoftë se nuk je ngatërruar në allshverishe dhe në marrje të djersës dhe gjakut me Ballukët Ahmetaqët me Veliajt me Orgesët e tje etj dhe je i pastër atëherë mos ler kusur lëri të korruptusa hajdutër dhe maskarenjtë të japin llogari para ligji .dhe të marrin dënimin e merituar Por në qoftë se je bërë pis në këto korrupsione në qeverin tënde . nuk më vjen mirë sepse jam i majtë por ju mirë është të reflekton dhe të gjeni një zgjidhje të ndershme me dorëheqje . Deri në 2029 e majta do të qeveris qoftë dhe pa ju pastaj e di populli se për cilën forcë do të votojë . .
Spak-Gjkko Banda kriminelesh si dhe shefi i tyre Sali haleja.Kam bindjen se ne zgjedhjet e ardhshme shqiptaret do e godasin me fort Saliun dhe banditet e tij ne drejtesi si Dumani,Dado,Prenci,Bano,Pellumbi etj.
Reformen ne drejtesi e beri partia socialiste, te tjeret bene Noc Rrokun - thoshte lideri global. Po refrenin nuk e harroni kurre: fajet i ka saliu. Saliu ka nje mal me kosure ndaj vendit , po kete mos ja faturoni. Vetingun motra e Beles hajdute
Ndoc Rrokun kane bere Amerikanet, reformen ne drejtesi e beri Partia Socialiste . Ajo ka per detyre te beje edhe rregullimet, qe nalte madherija te mos shqetesohet nga vjedhjet galopante qe bene. Lutem botojeni komentin.
Po pse e ru kaq fort kët Belën o Rame…?!! Futja edhe kësaj si gjithë atyre që kanë hëngër dardha pas shpinës tënde…, se po ta marrin fytyrën…, Po sa të kesh Saliun, mos e rruj! Kur të iki Salua…., të rujt zoti!
Betejen dhe luften ja fale Sales dhe Argites. Institucionet me te rendesishme te drejtesise jane te gjitha ne dore te familjes Berisha. Ti vetem llap kot,nderkohe qe Argitasit fshijne bythen me konceptin e drejtesise dhe me kercenimet e fjalimet e tua.
Rama kujtoi se drejtesia eshte si dashuria e harixhiut ,zihen per ditë dhe dashurohen mbas shiut
Nje kryeminister palaco. Nje I pafytyre e delirant ekstrekimist. Ti dhe balluku e di mint shume mire kete dhe shpresoj ta vuani te dy
Belinda do te dale e pafajshme nga procesi penal. Gjithe kjo eshte llumi i seksereve te dikurshem te Rames qe kane lidhje me PD dhe qe tanime po i largon Rama-Balluku nga pushteti. Mbajeni mend keto fjale. Ramen dhe Ballukun po i sulmon klani ish seksereve afer pushtetit te lidhur me PD